Trajneri i kombėtares turke, Fatih Terim, ka ngritur supet nė thėniet se ekipi i tij ka arritur nė gjysmėfinale tė Euro 2008 falė njė serie mrekullish, para ndeshjes sė sotme tė Turqisė ndaj Gjermanisė.
Turqia ka përjetuar tre përmbysje rezultatesh në kampionatin evropian, për të qëndruar kështu ende në garë. Së pari u rikthye nga disavantazhi 1-0 ndaj Zvicrës për të fituar 2-1, së dyti nga 2-0 ndaj Çekisë fitoi 3-2 në 15 minutat e fundit. Në çerekfinale turqit pësuan gol nga Kroacia 2 minuta para fundit të vazhdimeve të ndeshjes, por barazuan shumë shpejt, në çastet e fundit të vazhdimeve, për të fituar pastaj në penalti.
Sa di unë janë tre rezultate të cilat mund ti kesh: të fitosh, humbësh ose të barazosh. Nuk ka rezultat të quajtur mrekulli, në futboll. Ajnshtajni ka thënë se ka dy mënyra për të jetuar, njëra është të besosh se gjithçka është mrekulli dhe të jetosh mënyrën tënde, e dyta është të besosh se asgjë nuk është mrekulli. Unë bëj pjesë në grupin e dytë, ka thënë trajneri turk.
Turqia është duke u përballur me krizë lëndimesh, si dhe me katër lojtarë të suspenduar, dhe në rastin më të keq të mundshëm, ka vetëm 13 lojtarë nga të cilët mund të zgjedhë 11 për formacionin e parë, duke nënkuptuar se nuk ka opsion për zëvendësim të tretë.