Miss Albania 2005, Suada Sherifi, shpenzon shuma marramendėse parash pėr gardėrobėn e saj.
Marrëzinë e fundit ajo e ka bërë duke shpenzuar një shifër prej gati 2.000 euro për një fustan të firmës Dolce&Gabana.
Por duket se shpenzimet ia kanë vlejtur, sepse basketbollistja e kombëtares, nuk lë rast pa e veshur fustanin e preferuar. Fustani, një krijim i të famshmëve Domenico Dolce dhe Stefano Gabana është karakteristikë e koleksioneve të D&G.
Punuar në një copë anomal print (lëkurë leopardi), fustani puthitet mirë pas trupit, vjen deri në gju dhe ka një rrip të trashë në bel. Një të ngjashëm me të ka veshur edhe sensacioni i popit, këngëtarja australiane Kylie Minogue.
Suada, fustanin e shtrenjtë për herë të fundit e ka veshur në Euro 2008, emisionin sportiv që transmetohet në orët e vona në Top Channel. /panorama/