Afro 3 vjet mė parė, nė vjeshtė tė vitit 2005, nė njė tė pėrditshme shqiptare kam botuar shkrimin me titull: A mund tėzgjerohet e fuqizohet roli i seancave dėgjimore parlamentare?. Aty merrej shkas nga ndjekja e njė procesi tė gjatė dėgjimor nė senatin amerikan pėr kandidatin pėr kryetar tė Gjykatės sė Lartė Federale, Xh. Roberts...
Në atë shkrim, midis të tjerash, analizoja dhe një seancë dëgjimore shqiptare, që po zhvillohej në atë kohë në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit për emërimin e disa ambasadorëve shqiptarë. Natyrisht sepse përfshirja e saj ishte dhe një sugjerim i vjetër për politikën, që gjatë ushtrimit të mandatit të kryetarit të shtetit. Dhe ja cili ka qenë dhe komenti im:
Pa u futur në hollësitë e këtij debati, apo në ndonjë diskutim apriori për cilësitë, vlerat profesionale e morale të këtyre emrave të përveçëm, mund të deklaroj pa më të voglin hezitim se ky proces diskutimi, detyrimisht dhe dëgjimi, në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit është një risi për tu përgëzuar në zhvillimet tona demokratike e institucionale. Jo vetëm për mundësinë e zhvillimit të një debati që nxjerr në pah epërsitë apo mangësitë e kandidatit, por dhe për bërjen publike të këtyre emrave që duhet të luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në diplomacinë shqiptare, për pjesëmarrjen në diskutim e vlerësim të specialistëve të fushës, për njohjen paraprake të këtyre përfaqësuesve të shtetit prej qytetarëve të thjeshtë etj. Natyrisht, kjo nuk ishte seanca e parë vlerësuese e dëgjimore për emërim ambasadorësh, sepse ligji i amenduar mbi shërbimin e jashtëm është i miratuar kohë më parë. Por, para afro një viti, kur u zbatua për herë të parë kjo procedurë, çdo gjë rrodhi pothuajse në qetësi dhe pa debat apo pjesëmarrje publike. Ndoshta, edhe pse politika e media nuk shfaqi ndonjë interes të veçantë....
***
Kurse më tej pas analizës së dy shembujve shtoja:
Nisur nga përvojat e mësipërme, njëra amerikane, tjetra shqiptare, vlen të sugjerohet ngritja e një grupi specialistësh, me përfaqësim nga institucioni i Presidentit të Republikës, nga Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave, për të analizuar mundësitë e shtrirjes ligjore të procedurave të dëgjim-vlerësimit dhe për raste të tjera të emërimit në institucione kushtetuese, sidomos në ato të pavarura, krahas atyre të realizuara apo propozuara më sipër (për ambasadorët, gjykatësit e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese). Këtu, p.sh., mund të përfshihen, në trajtimin ligjor, jo atij me emra konkretë, për arsye dhe të mandateve kushtetuese të tyre, dhe pozicione të tilla si: Avokati i Popullit, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryeinspektori i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Zyra e Konkurrencës, Prokurori i Përgjithshëm etj.
Një proces i tillë ligjor, në të cilin do të zgjerohej dhe fuqizohej roli i seancave dëgjimore parlamentare e publike, do të kishte një përmbajtje reale reformuese, me theks të veçantë pozitiv e emancipues në aspektin e demokratizimit dhe të pjesëmarrjes qytetare. Ky do të ishte dhe një hap tjetër i nevojshëm i daljes nga ciklet e mbyllura të emërimeve të nivelit të lartë në atë të hapjes së tyre të plotë në sytë e publikut e qytetarit shqiptar. Si i tillë, ky aspekt domethënës i një reforme demokratike, nëse do të ndërmerrej, do të siguronte padyshim dhe konsensusin e menjëhershëm të opozitës dhe të opinionit qytetar përparimtar.
***
Si një nga gjeneruesit e vjetër të kësaj ideje, për tu zbatuar edhe në Shqipëri, ndjej përgjegjësinë jo për të bërë sqarime, por për të dhënë sugjerime që e mundësojnë realizimin e saj pa prekur funksionimin e mekanizmave kushtetues të ndarjes së pushteteve dhe kontroll-balancimit të tyre.
Duke lexuar në media projekt-propozimin demokratpër procesin e dëgjimit apo të organizimit të seancave dëgjimore, më duhet të them se koncepti en bloc i shpalosur aty, jo vetëm është i ngutur dhe i paqartë, por as dhe i drejtë në kushtet shqiptare.
Në rastin e seancave dëgjimore për kandidaturat e ambasadorëve, procesi është normal sepse dhe procedura kushtetuese e emërimit të tyre, e ka zanafillën tek propozimi i ministrit të Jashtëm, që nëpërmjet firmës së Kryeministrit, i kalohet Presidentit për dekretim apo jo. Ndërkohë që dhe çdo konsultim paraprak ndërmjet stafeve të tyre, para nisjes së procedurës, do të ishte sa i arsyeshëm, po aq dhe i dobishëm. Pra, normalisht për ambasadorët (siç është dhe praktika aktuale) nuk bëhet hearing apo seancë dëgjimore për persona apo emra të dekretuar, por për propozime të Ministrisë së Jashtme, që nëpërmjet procesit dëgjimor parlamentar e ndihmojnë Presidentin në gjykimin e tij përfundimtar.
Në rastin e propozimeve për anëtarë të Gjykatës së Lartë apo Kushtetuese, nuk ekziston nga pikëpamja kushtetuese një institucion tjetër origjinë, veçse Presidentit të Republikës që dhe i dekreton ato. Prandaj, duhet fiksuar një procedurë dëgjimore e llojit tjetër. Konkretisht, të gjithë kandidatët, që kanë aplikuar individualisht pranë Presidencës, pas një seleksionimi fillestar në zbatim të kritereve ligjore nga stafi i specializuar i këtij institucioni, krahas konsultimit në strukturat e ngritura pranë këtij institucioni, mund të kryejnë dhe një proces paralel dëgjimor në komisionin përkatës parlamentar. Por gjithmonë, para firmosje së dekreteve. Pra, jo personat apo emrat e dekretuar, por të gjitha kandidaturat e mundshme, që kanë vetëkandiduar dhe që plotësojnë kriteret ligjore-kushtetuese. Vetëm në këtë mënyrë një veprimtari e tillë dëgjimore bëhet e dobishme, dhe njëkohësisht mënjanon atë prirje antikushtetuese, të konstatuar me tepricë dy vitet e fundit, për pushtimin dhe kontrollin e të gjitha institucioneve, pra dhe për pushtimin tërësor partiak të shtetit. Kjo do të ishte ligjore dhe logjike, në frymën e Kushtetutës së Shqipërisë, që i njeh presidentit prerogativën në këto emërime.
Në mënyrë të ngjashme, por dhe të diferencuar, në prani apo në mungesë të origjinës propozuese, duhen parë dhe rastet e tjera të përmendura, që në shkrimin e vitit 2005. Vetëm kështu procesi i dëgjimit mund të fitojë një kuptim demokratik e emancipues dhe jo kufizues apo kontrollues, mund të ndihmojë apo të bashkërendojë institucionet, dhe jo të pengojë apo ti përplasë ato...
Nga Rexhep Meidani/shekulli