E diel, 12.10.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Armėt shqiptare dhe SHBA
Armėt shqiptare dhe SHBA
Armėt shqiptare dhe SHBA
Qė ēėshtja e municioneve shqiptare, do tė bėhej problem deri nė Kongresin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, kjo, rrallė do tė mendohej nė vitet e demokracisė. Sepse histori me superfuqi ushtarake, luftarake e armatimesh, janė dėgjuar vetėm gjatė 50 viteve komuniste, ku parullat nė gjithė vendin ishin “Shqipėria, shkėmb graniti buzė Adriatikut”.

Atëherë mendonim se “superfuqitë” e padyshim nënkuptonim SHBA, do të sulmonin një vend të vogël si Shqipëria, por ne asnjëherë nuk do të jepeshim. Burra, gra e fëmijë, do të luftonim atë kohë për të ruajtur vendin tonë, të kërcënuar nga imperialistët, revizionistët....e duke menduar se nuk na ka lënë memorja, ndoshta do të rreshtonim edhe shumë emra të tjerë me shovinistë. Edhe atëherë mund të kishte ndonjë komitet të Kongresit, apo CIA-s, që mblidhej, por totalisht në fshehtësi, për të zbuluar se cili ishte arsenali i armëve që kishte Shqipëria.
Sot padyshim jemi bërë qesharakë, por edhe të zgjuar. Qesharakë, se kemi vënë në lëvizje kongresin amerikan për disa qindra mijëra fishekë kinezë, që i paskërkeshemi ruajtur që nga koha e komunizmit në disa depo tonat; e çuditërisht, të zgjuar, se paskërkemi arritur ta shesim këtë sasi fishekësh me një çmim tërësisht të majmë, tek Pentagoni, nëpërmjet një kompania amerikane të licencuar për eksportin e armëve drejt Afganistanit (pra kemi shitur sapunin për djathë). Por nuk ka asgjë të zgjuar në aferën e pisët, me implikimin e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, e sidoqoftë, edhe të atyre të kompanisë amerikane.
Si është e mundur që asnjë zyrtar i lartë i SHBA nuk e dinte se përveç atij municioni që ishte konservuar nga koha e marrëdhënieve tona të arta me Kinën, Shqipëria nuk arrinte dot të prodhonte në sasi aq të madhe municion sa të ishte vërtet një “shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut”? Sigurisht që kemi prodhuar, nga një fabrikë në Poliçan, por padyshim, sasia e prodhuar nuk mjafton për të furnizojë me armë ushtrinë afgane në “ndërtim e sipër”, ku teknologjia e armatimit ka ndryshuar aq shumë, sa municioni kinez i viteve ’60 që duhet asgjësuar. Në fakt, duket se nuk ka asgjë të çuditshme në këtë mes. Të gjithë kanë marrë rolin e tyre, duke bërë një sy qorr e një vesh shurdh, për t’u hedhur sigurisht hi syve të miliona e miliona amerikanëve e dhjetëra e mijëra shqiptarëve. Sot çdokush nga këta zyrtarë të lartë mund të mallkojë nën vete atë gazetarin e New York Times, Nicolas Wood, që pati guximin të vijë në Shqipëri dhe të investigojë për një aferë apo trafik armësh, i cili sigurisht, nuk ka dalë nga investigimet tona gazetareske, por nga pazare të prishura në biznesin e armëve.
Përtej kësaj panorame tragji-komike, ku vendi ynë përflitet si mashtrues, e ku nga ana tjetër kënaqemi që kemi mashtruar në mënyrë ligjore, askush nuk mund të harrojë mbështetjen e fuqishme të SHBA për Shqipërinë. Akoma edhe sot janë të freskëta pamjet e presidentit të SHBA në Shqipëri, Xhorxh W. Bush, që nuk kishte parë ndonjëherë në botë një pritje aq miqësore dhe aq të përzemërt sa në popullin mikpritës të Fushëkrujës. Aty ku presidenti nuk kishte aspak ndjesinë e frikës. Po ashtu nuk mund të harrohet mbështetja tej çdo limiti e Departamentit të Shtetit për marrjen e ftesës së Shqipërisë për anëtarësim në NATO, duke i dhënë Shqipërisë, një shanc që e kishte humbur vite e vite më parë, që në kohën e diktaturës komuniste.
Po çka ndodhur në fakt me historinë e armëve shqiptare? Në lexim të përgjithshëm, ndoshta në Shqipëri janë korruptuar disa zyrtarë të lartë nga një kompani amerikane, dhe kjo, për të qenë të sinqertë, nuk është aspak e vështirë. Në SHBA, një firmë që ishte licencuar për tregtinë e armëve drejtohej nga një 22 vjeçar, dhe kjo, për autoritetet amerikane që zbulojnë edhe hapësirat e reja në qiell, nuk është një gjë e paditur. Ka ndodhur fakti që të gjithë dinin dhe të gjithë bënin sikur nuk dinin. Ajo për të cilën duhet të turpërohen shqiptarët, është fakti se nuk rreshtën së prodhuari skandale, skandale të cilat i kanë bërë personazhe në botën perëndimore. Sot në gazetë po botohet një reportazh i International Herald Tribune për femrat e virgjëra që janë kthyer në meshkuj, një çudi që s’është dëgjuar ndokund tjetër përveçse në Shqipëri. Ne shqiptarët, nuk çuditemi me këtë, duke njohur rregullat e Kanunit dhe gjithçka vjen pas tij. Atëherë pse duhet të çuditemi që paskemi shitur fishekë kinezë në vend të atyre shqiptarë? Mandej, pse duhet të çuditemi që në këtë aferë të pastër korruptive, paska dhe ca zyrtarë shqiptarë që janë implikuar? Shumë kemi lexuar për trafikun apo tregtinë e armëve: ky lloj trafiku, nuk arrihet pa lejen e qeverive apo korruptimin e disa zyrtarëve. Edhe pse kemi që nga marsi që shkruajmë për këto çështje, duket se kjo është kthyer në një fenomen normal, dhe prapë për çudi, edhe pse nuk duhet të çuditemi, askush nuk e vret mendjen.

Nga Anila Basha/Ballkanweb


Publikuar: 25.06.2008 04:21:52
Lexuar: 89 herė
Fjalėt kyēe: Armėt, shqiptare, ShBA,
  


Lajmet e fundit
Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt Spanja fiton, Rumania dhe Franca ndajnė pikėt
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare Shtėpia e Bardhė: U bisedua pėr krizėn financiare



Lajmet te ngajshme
Tre revolucionet Tre revolucionet
Kosova, sfiduesit e pavarėsisė Kosova, sfiduesit e pavarėsisė
Interneti e ka ndryshuar pėrgjithmonė gazetarinė Interneti e ka ndryshuar pėrgjithmonė gazetarinė
Kryengritje e Pambaruar Kryengritje e Pambaruar
Kujt i dėrgohen mesazhet nga qelia? Kujt i dėrgohen mesazhet nga qelia?
Kėshtu formohen mėsuesit? Kėshtu formohen mėsuesit?
Rusia e kaperceu kufirin Rusia e kaperceu kufirin
Survejim e ndėshkim Survejim e ndėshkim
Cila ėshtė paga e dinjitetshme? Cila ėshtė paga e dinjitetshme?
Rinia nė Kosovė dhe perspektiva e saj Rinia nė Kosovė dhe perspektiva e saj
Google Yahoo MSN