E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Stil > E nxehtė, pėr njė verė tė nxehtė
E nxehtė, pėr njė verė tė nxehtė
E nxehtė, pėr njė verė tė nxehtė
Elemente ushtarake, mungesė totale aksesorėsh, rroba banje me fruta dhe mbizotėrim total i jeshiles. Kjo ėshtė tendenca e “prodhuar” nga stilistja Enada At’Nikolla

Në atelienë “At’Nikolla” tendenca e verës ndihet që në hyrje. Një xhaketë e hollë jeshile e veshur në një manekin, një tyl po jeshil mbi tavolinë, ca copa ende të paprera me lule, ku mbizotëron jeshilja, të dëshmojnë dukshëm–edhe pa të treguar akoma Enada - se çfarë ngjyre duhet të veshësh këtë stinë: sidomos jeshile.

Është ngjyrë e qeshur, dhe e sfumuar me të kuqen krijon një kombinim vërtet të bukur. Por edhe me të zezën dhe të bardhën jeshilja shkon shumë.

Pastaj mund të zgjedhësh dizenjot me vija dhe pika, të cilat edhe për këtë vit do të vazhdojnë të jenë sërish në modë”. Kështu këshillon Enada At’Nikolla për muajt e nxehtë. Dhe që të jesh në harmoni të plotë me nxehtësinë e ditëve të verës, patjetër që edhe look-u duhet të ketë temperatura të larta.

moda
moda


Vazhdoni të vishni fustane të shkurtër, vetëm kini kujdes që gjithçka të shoqërohet me detaje sportive dhe sidomos ushtarake. Dhe kjo e fundit është shumë e rëndësishme për të qenë në modë.

Elementët ushtarakë duket të mbizotërojnë në veshje: xhepa, spaleta, jaka apo kopsa. Të gjitha duhet të kenë natyrë të tillë: ushtarake. Një veshje që i ka të dyja, edhe eleganten, edhe sportiven.


Një tendencë kjo, të cilën Enada At’Nikolla e ka mirëpritur me shumë dëshirë në ambientet e saj të punës.

Sa për sandalet, nuk ka kufi të prerë. Mund të preferoni të mbani taka të ulëta, ose edhe sandale të sheshta fare. Nuk kanë asnjë ndryshim: po ato detaje, po ato punime, lidhëse apo gurë.

Në ditët e nxehta të verës nga atelieja “At’Nikolla” vijnë ca këshilla që do t’ju bëjnë të mos e ndjeni fare stinën e nxehtë.

Mos i shtoni veshjes tuaj asnjë lloj aksesori të tipit varëse, unaza, vëthë, byzylykë! Rolin e tyre do ta luajë çanta e stërmadhe, syzet dhe ora.

moda
moda


Me kusht që asnjëra prej tyre të mos jetë e thjeshtë: gjithçka e ngarkuar, për ta kompletuar veshjen në tërësi. Syze-aksesorë me gurë dhe modele të veçanta, një orë aspak e thjeshtë dhe një çantë e madhe shumëngjyrëshe e punuar me fantazi.


Publikuar: 25.06.2008 04:53:51
Lexuar: 316 herė
Fjalėt kyēe: Nxehtė, pėr, verė,
  


Lajmet e fundit
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern



Lajmet te ngajshme
Gėrshėrė mbi sy Gėrshėrė mbi sy
Ēele fytyrėn me trukun e duhur Ēele fytyrėn me trukun e duhur
Serum pėr flokėt Serum pėr flokėt
Dhėndėr ideal i vitit 2008 Dhėndėr ideal i vitit 2008
Maskat e fytyrės- cilat duhet tė zgjidhni! Maskat e fytyrės- cilat duhet tė zgjidhni!
Jeens pėr meshkuj dhe femra Jeens pėr meshkuj dhe femra
Debakel i markes se modes Coca-Cola Debakel i markes se modes Coca-Cola
Pizhame pėr femra dhe meshkuj Pizhame pėr femra dhe meshkuj
Mėndafshi, shija e femrave tė buta?! Mėndafshi, shija e femrave tė buta?!
Kapelet,pasioni ynė...! Kapelet,pasioni ynė...!
Google Yahoo MSN