E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Dosier > Cili ishte gjenerali i zi, Nevzat Haznedari
Cili ishte gjenerali i zi, Nevzat Haznedari
Cili ishte gjenerali i zi, Nevzat Haznedari
Nevzat Haznedarin e njihja si fytyrė qysh mė 1947-n, kur ai, si prokuror ushtarak, ishte bėrė i llahtarshėm nė gjyqet qė zhvilloheshin nė kinema “17 Nėntori” tė Tiranės, ndaj tė ashtuquajturve “grupe armiqėsore”. Mė ishin ngulur nė kujtesė koka e tij e madhe si e sllavėve tė vjetėr; trupi i tij i fortė, por pak i kėrrusur; sytė e tij ngjyrė ēeliku, qė ēlironin edhe betonarmenė dhe duart e tij, si putrat e ariut siberian.

Më ishin ngulur në kujtesë koka e tij e madhe si e sllavëve të vjetër; trupi i tij i fortë, por pak i kërrusur; sytë e tij ngjyrë çeliku, që çlironin edhe betonarmenë dhe duart e tij, si putrat e ariut siberian. Më kishin thënë se rridhte nga një familje bejlerësh të rrënuar të Leskovikut. Babai i tij, gjatë viteve 30, bridhte kafeneve të Korçës, në gjendje të mjerueshme, derisa vdiq në rrugë dhe e varrosi bashkia. Nevzati në atë kohë vazhdonte Normalen e Elbasanit me bursë shteti. Në Normale, shokët e thërrisnin me nofkën “egërsirë”. Literatura e tij e preferuar ishin romanet me tortura. Më 1938, pasi mbaron Normalen e Elbasanit, emërohet mësues në katundin Postenan të Leskovikut. Ish-nxënësit e tij tregojnë se atyre u shpëtonte…kur mësuesi i kërcënonte edhe për gabimet më të vogla. Pasi s bëri dot karrierë në Partinë Fashiste, gjatë periudhës 1939-42, hoqi këmishën e zezë dhe veshi këmishën e kuqe, duke u bërë një nga krerët e lëvizjes komuniste në nënprefekturën e Leskovikut, së bashku me Kiço Kasapin dhe Ali Glinën. Në pranverën e 1943-shit, ai pushkaton në grykën e Postenanit, Gaqo Tashkon së bashku me të birin, Petraqin dhe Petro Tashkon, për të vetmin faj se ishin distancuar nga Lëvizja Nacionalçlirimtare, kur kishin kuptuar se atë e drejtonte dora e komunistëve.
Në fund të 1944-ës, ekzekutohet Muharrem Rusi, ish-kryetar i bashkisë së Leskovikut, njeri i nderuar dhe i respektuar në të gjithë krahinën. Fill pas vendosjes së diktaturës komuniste, Nevzatit iu caktua detyra e prokurorit ushtarak të Qarkut të Korçës, ku bëhet i famshëm për bëmat dhe gjëmat e tij. Merr pjesë në ekzekutimin e grupit të inxhinierëve të Maliqit në nëntor të vitit 1946, duke u hedhur, me dorën e tij, litarin në fyt Abdyl Sharrës dhe Kujtim Beqirit. Zoti Ali Selenica, jurist, vdekur në burgun e Burrelit, më 1963, gjatë vuajtjes së dënimit me të, më tregonte se në fillim të 1945-s kur ai punonte si avokat në qytetin e Korçës, gjyqi ushtarak komunist, me prokuror Nevzat Haznedarin, jepte çdo ditë “në emër të popullit”, 10-15 dënime me vdekje. Shumica e të dënuarve ishin intelektualë dhe fshatarë analfabetë, që kishin shkuar me forcat e Ballit...
(gazeta ballkan)


Publikuar: 25.06.2008 05:38:12
Lexuar: 173 herė
Fjalėt kyēe: Gjenerali, Nevzat, Haznedar,
  


Lajmet e fundit
Beteja pėr imazh Beteja pėr imazh
MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni
Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit



Lajmet te ngajshme
Leonardo da Vinci Leonardo da Vinci
Si i mbylli Ali Pashai hamamet me femra greke e bullgare Si i mbylli Ali Pashai hamamet me femra greke e bullgare
Si e ēliroi Korēėn Brigada IX Si e ēliroi Korēėn Brigada IX
Historia e bankave tė Zvicrės. Si u kthye nė depozita tė thesareve e botės Historia e bankave tė Zvicrės. Si u kthye nė depozita tė thesareve e botės
Fiset gjermanike Fiset gjermanike
Vrasja e gjermano-perendimorit ne Murin e Berlinit dhe tensionet me Perendimin Vrasja e gjermano-perendimorit ne Murin e Berlinit dhe tensionet me Perendimin
Albert Ajnshtajn, 5 esetė qė ndryshuan fizikėn Albert Ajnshtajn, 5 esetė qė ndryshuan fizikėn
Gorbaēovi: Gorbaēovi: "Kolektivizimi, ndėr gabimet mė tė rėnda nė komunizėm"
Historia e Britanisė sė Madhe Historia e Britanisė sė Madhe
Histori & Fakte Histori & Fakte
Google Yahoo MSN