E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Stil > Njė kokė plot me ide
Njė kokė plot me ide
Njė kokė plot me ide
Modele flokėsh qė mund tė jenė tė dėshiruara gjatė stinave tė nxehta

Bisht mëndafshi

E kemi parë tashmë në version “lart” mbi pasarelat e stinës së kaluar. Tani mbahet poshtë, siç propozon Costume National. Përdoret një foulard mëndafshi dhe është modeli perfekt për ato që kanë qafë të hollë.

Si bëhet?

Pasi t’i kesh shtrirë flokët dhe t’i kesh ndarë me vizë në mes, lidhi bisht pak sipër qafës. Pastaj mbështet foulard-in si një rreth dhe kaloje përreth bishtit.

Kaçurrela mbi fjongo

Vazhdon suksesi i rrethit, mundësisht i vendosur mbi një rrjetë bigudish, siç propozohet në sfilatën e Antonio Marras. Stilisti nuk e ka kursyer edhe pak frymëzim nga vitet ’40, duke propozuar një cullufe kaçurrelash mbi ballë. Një look, që i shkon për shtat atyre që kanë fytyrë të rrumbullakët.

Si bëhet?

Ndaj një cullufe të madhe mbi ballë dhe me flokët e tjera bëj një topuz të tërhequr. Flokët e hedhur mbi ballë bëji kaçurrela duke i lënë të bien mbi rreth.

Lule të viteve ’20

Teatrale dhe rétro. Kjo është hija që John Galliano u jep edhe veshjeve. Duke u dhënë efekt flokëve me volum mbi veshë, ata që dalin në pah janë sytë.

Si bëhet

flokët
flokët


Në fillim duhen bërë dy bishtaleca, të cilët mblidhen dhe fiksohen me trëndafila stofi. Pasi krehja mbaron, fiksohet me një xhel të fortë me
shumë shkëlqim.

Stil brazilian

I krijuar për ato që kanë fytyrë ovale dhe veshë të vegjël. Look-u brazilian nga Blugirl është skenografik. Vetëm me një kusht: në asnjë mënyrë nuk duhen vendosur vathë.

Si bëhet?

Lër një pjesë të flokëve mbi ballë, kurse pjesën tjetër kape bisht. Fry pjesën e mbetur të flokëve dhe bashkoje me bishtin. Pastaj vendos një fjongo dhe lidhe poshtë veshit.



Publikuar: 25.06.2008 05:39:57
Lexuar: 234 herė
Fjalėt kyēe: Njė, kokė, plot, ide,
  


Lajmet e fundit
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės



Lajmet te ngajshme
She's got the look She's got the look
Stilim solemn me tri veprime Stilim solemn me tri veprime
Kėmbėt gjithmonė mund tė jenė tė pushuara, tė lehta dhe tė bukura Kėmbėt gjithmonė mund tė jenė tė pushuara, tė lehta dhe tė bukura
5 fshehtėsi tė tharjes sė flokėve me fen 5 fshehtėsi tė tharjes sė flokėve me fen
Ēizme tė bukura Ēizme tė bukura
Parfumi qė ju pėrtėrin Parfumi qė ju pėrtėrin
Bluza vjeshte Bluza vjeshte
Me njė pėrplasje qerpikėsh Me njė pėrplasje qerpikėsh
Tė dashuruarat vishen mė bukur Tė dashuruarat vishen mė bukur
Produktet e reja kozmetike erotike Produktet e reja kozmetike erotike
Google Yahoo MSN