E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Xhelozia tek fėmija i parė pas lindjes sė fėmijės tjetėr
Xhelozia tek fėmija i parė pas lindjes sė fėmijės tjetėr
Xhelozia tek fėmija i parė pas lindjes sė fėmijės tjetėr
Sic e dimė fėmija fiton shprehi e zakone pozitive dhe negative nga veprimet e prindėrve dhe te afėrmve tė tij

.Prindërit duhet ta dine se shtimi i disa zakoneve të reja e të dobishme, mbi disa zakone trashëgimtare formojnë, gradualisht, personalitetein e fëmijës e cila fillon që nga koha e lindjes e deri ne moshën e pjekurisë.

Për xhelozinë tek fëmijët flet doktor Amir Harithi, i cili thotë: "Xhelozia është dicka e natyrshme, e cila shfaqet tek të gjithë fëmijët dhe në mënyra te ndryshme si p.sh. urinimi me dëshire ne gjumë, mbyllja e syve në mënyrë nervoze, goditja e tokës me këmbë, dëshira për të urinuar shpesh, kërkimi prej nënës se tij që ta mbajë në krah apo t'i japë të hajë me dorën e saj, dëshira për t'iu kthyer biberonit përsëri, të folurit sikur fëmijët e vegjël, negativiteti, refuzimi i ushqimit, shndërrimi në fëmije me naze dhe prishës i lodrave te tij.

Këshillohet që nëna të tregohet e kujdesshme në vënien re të këtyre sjelljeve dhe në eleminimin e tyre."
Doktor Harithi shton: "Që të trajtojmë xhelozinë, na duhet fillimisht të dimë se si vjen ajo, dhe të mundohemi ta parandalojmë atë. Ja si fillon e shfaqet xhelozia tek fëmijët.

Ne momentin e afrimit të kohës së lindjes së fëmijës së dytë e largojmë femijen e pare për disa ditë nga nëna e tij derisa ajo të dalë nga spitali Kur del nga spitali ajo është akoma e lodhur dhe ka nevoje të pushojë.Fëmija mundohet të afrohet pranë nënës së tij pas mungesës së gjatë që ndodhi mes tyre, por nuk e gjen ashtu siç do ai. Pasi nëna stabilizohet, fillon të interesohet për beben e posalindur, duke i kushtuar gjithnjë e më pak kohë fëmijës së parë.

Më pas fillojnë vizitat nga familja dhe të afërmit për të uruar ardhjen e foshnjës së vogël, të cilët flasin përgjithësisht për beben e vogël, duke theksuar tek fëmija i parë daljen nga fokusi i vëmendjes.
Gradualisht fëmija i parë fillon të besojë se prindërit nuk e duan më, ose e duan pak.

fëmijë
fëmijë


Me rritjen e moshës, fëmija i parë ndihet keq dhe bëhet xheloz edhe kur qortohet apo dënohet nga prindërit për gjëra të cilat i lejohen më të voglit.
Xhelozia tek fëmija i vogël fillon atëherë kur i madhi shkon në shkollë, dhe e gjithë familja interesohet për të, ku njëri prej prindërve e merr për dore e dhe me gëzim e percjell për në shkollë.
Doktor Harithe shton gjithashtu se "Eshtë shumë e vështirë ta pranohet nga fëmija dy-vjecar ardhja në familje e fëmijës së dytë.

Zgjidhja më e përshtatshme për këtë problem është mos ndryshimi i orarit të përditshëm të fëmijës së madh mbas ardhjes së fëmijës së dytë, si dhe eleminimin e shkaqeve të xhelozizë, dhe korrigjimi i situatave që shkaktojnë keqkuptimin apo hatërmbetjen e fëmijës.

Fëmija xheloz në përgjithësi është fëmijë jo i lumtur, dhe duhet që nëna të bëjë cështë e mundur që ta lumturojë atë me kujdesje, vëmendje, siguri, dhurata, lëvdata, etj.
Duhet që nëna të minimizojë qortimin apo dënimin e fëmijës së madh, edhe sikur ai të dëmtojë fëmijën e vogël. Eshte e rëndësishme që të stimulohet tek fëmija i madh ndjesia e "partnerit" për fëmijën pasardhës, përkundër asaj të "rivalit.

Ndër sjelljet e xhelozizë, gjithashtu janë edhe thithja e gishtit, urinimi me dëshirë dhe dëshira për prishjen e gjithckaje.

Duhet të verifikojmë shkaqet që e kanë bërë fëmijën të ndiejë pasiguri, armiqësi, brengosje. Shkaqeve duhet tu kushtojme vëmendje dhe ti konsiderojmë me kujdes dhe maturi pa anashkaluar asnjë detaj, në mënyrë që trajtimi i tyre të jetë sa më i plotë dhe efikas, dhe kjo fazë kalimtare të shmanget apo amortizohet, pa lënë pasoja në personalitetin e fëmijës.


Publikuar: 25.06.2008 05:55:38
Lexuar: 175 herė
Fjalėt kyēe: Xhelozia, fėmija, lindja, fėmijės, tjetėr,
  


Lajmet e fundit
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern



Lajmet te ngajshme
Tė tradhėtosh me mjeshtėri Tė tradhėtosh me mjeshtėri
Tre  sekretet nga  0 nė 3 vjeē Tre sekretet nga 0 nė 3 vjeē
Ndikimi i medias tek duhani Ndikimi i medias tek duhani
Shtatė problemet mė tė mėdha tė meshkujve pėr tė cilat u vlon gjaku! Shtatė problemet mė tė mėdha tė meshkujve pėr tė cilat u vlon gjaku!
Martesė apo bashkėjetesė?! Martesė apo bashkėjetesė?!
Ego mashkullore?! Ego mashkullore?!
Stresi dhe shėndeti Stresi dhe shėndeti
Ēfarė tip mashkulli ėshtė pėr mua?! Ēfarė tip mashkulli ėshtė pėr mua?!
Si t'i dėgjojmė fėmijėt tanė kur flasin? Si t'i dėgjojmė fėmijėt tanė kur flasin?
Mungesa e gėzimit shkurton jetėn Mungesa e gėzimit shkurton jetėn
Google Yahoo MSN