E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Disa kėshilla pėr nje jete tė lumtur bashkeshortore
Disa kėshilla pėr nje jete tė lumtur bashkeshortore
Disa kėshilla pėr nje jete tė lumtur bashkeshortore
Martesat, ashtu si njerėzit, kalojnė nėpėr faza tė ndryshme dhe nėpėr kriza tė papritura. Pak a shumė, tė gjithė i njohin fazat, periudhėn e artė tė muajit tė mjaltit. Por ē’ndodh mė vonė? Me kalimin e kohės dalja nė pah e tė metave, thyen iluzionin e pėrsosmėrisė sė fillimit

Papjekuria dhe injoranca në këtë fazë mund të bëjnë që çiftet të heqin dorë nga njeri-tjetri, duke i kushtuar tërë kohën punës, karrierës dhe ne rastin ekstrem mund të vendosin të divorcohen.

Çiftet, të cilat arrijnë të përballin këtë stuhi të martesës, forcojnë lidhjen dhe dashurinë midis tyre. Një martesë është e mirë n.q.s. partnerët janë të vendosur të punojnë dhe të investojnë në të.

Prandaj po ofrojmë disa këshilla për një jetë sa më të lumtur bashkëshortore:

1. Kurrë mos u tallni me partnerin

Shumë njerëz pasi lidhen me dikë, nisin të vënë re gjërat që s’i pëlqejnë. Më pas ia vënë në dukje duke i kërkuar që të përmirësohet. Kjo bën që partnerit t’i humb dashuria që ka, sepse s’ka dashuri aty ku nuk ka respekt.

Një shënjë e mungesës së respektit janë vërejtjet që jepen për gjithçka. Mos u përpiqni që ta bëni partnerin tuaj më të mirë. Duajeni atë ashtu siç e keni dashur herën e parë që e keni takuar.

Nqse ju kritikoni partnerin tuaj për çdo gjë, duke i bërtitur, duke e fyer, nënçmuar në sytë e të tjerëve, nuk bëni gjë tjetër veçse e largoni atë, e mërzisni shumë sa nuk do tju shohë më ne sy.

Të dini të buzëqeshni! Të dini të bëni shaka me veten tuaj, me difektet e tuaja, me dobesitë tuaja: derisa në shtëpitë tuaja të mbretërojë buzëqeshja, asgjë s’mund të thyej marrëveshjen tuaj reciproke, as të ftohë e të gërryej ëmbëlsinë tuaj rreciproke.

Luani lojrat që gruaja juaj ka dëshirë të luaj. Pejgamberi a.s. garonte me Aishen në shkretëtirë. Kur jeni argëtuar herën e fundit me gruan tuaj?

2. Bëhuni të njerëzishëm

E dyta me rend sipas rëndësisë, është rëndësia të cilën ia japim raporteve të njerëzishme ne mes të bashkëshorteve. Gratë ndaj burrave do të duhej të tregonin po aq njerëzishmëri dhe respekt sa edhe ndaj mysafirëve.

Nuk ka mashkull i cili do të mund ta duronte gjatë gruan llafazane. Megjithëse të gjithë ne këtë e dimë, është e pabesueshme sesi jemi gati gjithnjë më të njerëzishëm ndaj të huajve sesa ndaj të afërmëve tonë.

Asnjëherë nuk na bie ndër mend që ta ndërpresim mysafirin dhe t’i themi: “ Oh, nuk do ta dëgjojmë përsëri atë tregimin e vjetër! ”. Njerëzishmëria për martesën është si edhe vaji për motorin. Para se ta kalojmë pragun e shtëpisë, t’i lëmë para derës të gjitha problemet e punës dhe të jemi të njerëzishëm ndaj pjesëtarëve të shtëpise. Çdo mashkull e di se pa ndonjë mund të madh do të fitonte nga gruaja e tij tërë atë që do të dëshironte.

martesa
martesa


E di se do të mund ta dispononte dhe do ta kënaqte me disa fjalë të mira për të cilat nuk do të duhej shumë – përveç që t’i kujtoj t’i shpreh. Çdo mashkull e di se është e mjaftueshme t’i thuhet sesi është më e bukur në fustanin e vitit të kaluar, ashtu që modelet më të reja të modës do të humbin rëndësinë në sytë e saj.

Në fund, çdo mashkull e di se me një dhe vetëm me një puthje në kohën e duhur do të zgjoj në të baticën e dashurisë dhe të butësisë. Përkujtoni se do të shpërbleheni nga All-llahu i Lartmadhëruar për çdo ndjenjë të shfaqur ndaj gruas suaj, sikurse thotë Pejgamberi a.s:

“Njeriu do të shpërblehet për çdo gje që bënë duke kërkuar kënaqësine e All-llahut, bile edhe për kafshatën e ushqimit të cilën e vendos në gojën e gruas se tij. ”

3. Mos u mundoni ta ndryshoni partnerin bashkëshortor

Një grua e mirë e din se burrit të saj pas një dite të lodhshme i nevojitet ndjenja e “ folesë se ngrohtë “, duke e pritur me buzë në gaz duke transmetuar ngrohtësi.

Kështu që orët e kaluara në shtëpi për burrin të jenë çaste të lumtura, që ai gjithmonë të eci shpejt e me padurim për të arritur në shtëpi. Asnjëherë mos ia shprehni gabimet dhe paditurinë partnerit tuaj. Nëse vëreni diçka të keqe te gruaja juaj, mos reagoni menjëherë por heshtni!

Kjo është mënyra në të cilën ka reaguar Pejgamberi a.s kur ka vërejtur veprime të pahijshme te gratë e tij. Është e pamundur ta ndryshoni njeriun e rritur. Tentimet e këtilla do të krijojne gjithnjë vetëm grindje. Për këtë Profeti (s.a.v.s) në një hadith të transmetuar nga Muslimi ka thënë: “Të mos e urrejë burri gruan e tij. Në qoftëse ka ndonjë sjellje nga morali i saj që ai nuk e do, do të gjejë prapë sjellje të cilat do t’i pëlqejë”.

Është më mirë që ta lejoni të jetoje ashtu siç e kënaq atë, por sigurisht në se me sjellje të tilla nuk i sjell dëm, nuk lëndon tjetrin. Suksesi në martesë nuk varet vetëm nga ajo se a keni gjetur partnerin e duhur, por kryesisht nga ajo se a jeni edhe vet partner i duhur.

Çdo burrë ka, në rrugën e jetës, momentet dhe ditët e tij të shqetësimit, të trishtimit e të dobisë.

Një grua e përsosur duhet, jo vetëm t’i ofrojë në rrethana të tilla nje mbrojtje morale ne të cilën ai të mund të gjejë paqen e qetësinë e domosdoshme për të rifilluar luftën, por të zbulojë ankthet e tij, shqetësimet e tij, e t’i vije në ndihmë pothuaj pa e vënë re ai.

Sa bukur ka thënë Ebu Derdau (r.a) kur iu drejtua gruas së vet një ditë me fjalët: “Nëse më sheh se jam hidhëruar, mundohu që të më pajtosh, nëse të shoh se je e hidhëruar atëherë do të mundohem që të të pajtoj e nëse jo, atëhere mes nesh s’do të ketë shoqërim”.

Përpiquni që ta kuptoni më mirë botën e tjetrit, vendoseni veten në vendin e tjetrit dhe thuajini atyre gjëra që ju do të donit të dëgjoni prej tij. Silluni me të ashtu siç do të donit që ai të sillej me ju. Duajeni atë ashtu siç e keni dashur herën e parë që e keni takuar.


4. Hiqni dorë nga inatet shpirtvogla

Sekreti i lumturisë i është besuar edhe gjërave shumë të vogla, të cilat janë fare lehtë të evitueshme. Është fakt se nuk janë problemet e mëdha ato që i prishin marrëdhëniet, por përkundrazi një mori çikërimash të përsëritura si: mungesa të vogla të vëmendjes, komente të nxitura, ashpërsi nga shpirtngushtësia, fjalë të pathëna, apo krahasimi i gruas me nënën.

Po ç’avantazh do të keni t’i thoni gruas suaj: - “Mamaja ime gatuante më mirë”! “Tek nëna ime nuk më ndodhte kurrë të gjeja këmishën pa kopsa”.

Të jeni të bindur se duke i folur kështu nuk do të merrnit tjetër veç antipatinë e saj. Me një përpjekje të vogël do ta evitonit këtë poshtrim ndaj gruas suaj dhe ajo që është më e rëndësishme do të fitonit kënaqësinë e All-llahut.

Për ketë kemi hadithin që transmeton Tirmidhiu nga Ebu Hurejreja (r.a) ku tregohet se Muham-medi (a.s) ka thënë: “ Më besimtarë në fe janë ata që janë me moral të mirë, me të mirë prej jush janë ata që janë më të mirë për gratë e tyre”. Gjithashtu All-llahu xh.sh thotë në suren Esh-Shûra ajeti 43: “ Por, kush duron dhe fal, ajo është nga punët e mençura”.

lumturia
lumturia


6. Mbani gjallë romancën e dashurisë

Ndryshe nga opinioni i përgjithshëm, romanca nuk ekziston gjithmonë. Pas një periudhe kohe duhet të bëhen përpjekje për ta mbajtur gjallë atë. Përpiquni të pëlqeni njeri-tjetrin vazhdimisht.

Përdorni në mënyrë të vetdijshme ndaj njeri-tjetrit të gjitha mjetet e joshjes të cilat keni përdorur para martesës. Disa njerëz që janë romantikë bëjnë gjëra të vogla, që e bëjnë partnerin të ndihet special.

Mësojeni çfare partneri konsideron romantike dhe bëni diçka të tillë të paktën çdo ditë. Thonë se ndryshimet janë esenca e jetës. Është e mërzitshme që të bëni të njëjtat gjëra herë pas here derisa t’ia nxirrni gjithë lezetin jetës.

Kështu që bëhuni iniciatore dhe bëni diçka të re, bëni gjëra që nuk i keni çuar ndonjëherë në mendje. Bëni një gjë që asnjëri as tjetri s’e priste të ndodhte. Iniciativa është mënyra më e mirë për të shtuar dëshirën.

Nëse burri juaj gjithmone i nis gjërat ateherë ai do të thotë: “Përse ajo nuk më ndjek ose nuk ka dëshirë? A thua nuk më do?”. Bëhuni më entuziaste.

Mos e refuzo atë, nëse je e zënë me punë. Edhe nëse ke shumë punë për të bërë lijini dhe thoni burrit se do t’i lini për të ndenjur me të.

7. Jini të ndershëm

Komunikimi më i mirë kërkon që të jeni i ndershëm dhe i hapur në familje. Në një familje të qëndrueshme anëtarët thonë atë që kanë në mend dhe mendojnë atë që thonë, ata nuk gënjejnë kurrë.

Asgjë më shumë s’e dëmton një lidhje sesa pandershmëria, edhe gënjeshtrat që i konsiderojmë të vogla. Pra, mos e vendosni veten në situata që ju detyrojnë të gënjeni. Marrëdhëniet ngrihen në mirëbesim, nje herë të thyhet e bën shumë të vështirë rindërtimin. Mbajini premtimet dhe bëhuni i besueshëm në ato që thoni.

Duke vepruar kështu keni zbatuar edhe urdhërin e All-llahut të Madhëruar ku thotë në suren Es-Saf, ajeti 2-3: “ O besimtarë, përse flisni atë që nuk e bëni.

Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni ”. Kjo do të bëjë që partneri të të dojë edhe atëherë kur ju nuk ia përmbushni deri në fund dëshirat.

Shumë çifte do të ishin të lumtur nëse do ta donin nje gjë të tillë. Do të duhej vetëm pak vullnet të mirë.



Publikuar: 25.06.2008 06:23:51
Lexuar: 234 herė
Fjalėt kyēe: Kėshilla, jetė, lumtur, bashkėshortore,
  


Lajmet e fundit
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern



Lajmet te ngajshme
,,Sėmundja ,,Sėmundja "e dashurisė
Si tė ripėrjetoni emocionet e fillimit tė lidhjes suaj Si tė ripėrjetoni emocionet e fillimit tė lidhjes suaj
Mungesa e gėzimit shkurton jetėn Mungesa e gėzimit shkurton jetėn
Teknikat relaksuese Teknikat relaksuese
Arsyet qė na bėjnė tė kujtojmė shpesh herė dashurinė e parė Arsyet qė na bėjnė tė kujtojmė shpesh herė dashurinė e parė
Provimi, hiqni dorė nga kafeina Provimi, hiqni dorė nga kafeina
Si tė flasėsh me vajzat Si tė flasėsh me vajzat
Kur prindėrit kundėrshtojnė njėri tjetrin Kur prindėrit kundėrshtojnė njėri tjetrin
Llojet e personaliteteve njerėzore Llojet e personaliteteve njerėzore
Ja sinjalet qė tregojnė se ajo ėshtė e interesuar pėr ty Ja sinjalet qė tregojnė se ajo ėshtė e interesuar pėr ty
Google Yahoo MSN