E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Shqipėria dhe Kosova sipas fėmijėve
Shqipėria dhe Kosova sipas fėmijėve
Shqipėria dhe Kosova sipas fėmijėve
Dje nė galerinė, "Ibrahim Kodra", nė katin e parė tė godinės sė MTRKS-sė, u ēel njė ekspozitė e rreth 40 fėmijėve (disa prej tyre dhe me probleme nė shikim), nė kuadėr tė Muajit tė Kulturės Shqipėri-Kosovė. Ekspozita ka si promotore Qendrėn Kombėtare tė Kulturės pėr Fėmijė.

Punimet e tyre përfshijnë tematika të ndryshme nga realiteti, por dominojnë ato nga Kosova, e kryesisht ngjarja e madhe e shpalljes së pavarësisë. Për këtë arsye, binin në sy disa punime të veçanta si për shembull një portet i ish-presidentit Rugova apo një hartë rajoni, ku territori i Kosovës ishte mbushur me lulëkuqe.

Kjo të kujton një krijim të shkurtër poetik të mesit të viteve ‘80, me autorësi të shkrimtarit, libretistit dhe skenaristit të njohur Vangjel Kozma: Natën flemë me një krah zbuluar/çatia e shpirtit diku nga pikon/shkëmbinj të spërkatur me lulëkuqe gjaku/Kosovë, hej dhimbja jonë.

Gjithsesi kjo ishte një qasje poetike e atij punimi të rrallë, ku mesazhi për atë se ç‘përfaqëson Kosova, jepet me anë të një harte dhe një simbolike të tillë, ku në qendër është lulëkuqja.

Përgjithësisht, në punimet e të vegjëlve, dominonin temat nacionale, me elementë si flamuri, kështjellat, veshja kombëtare, Skënderbeu dhe heroizmat e tij, apo dhe luftëtarët e UÇK-së.

Ndërsa punimet e tjera bartin temat e zakonshme të jetës, ku binin në sy ato që më tepër i shkojnë psikologjisë fëmijërore, si argëtimet, lulet, livadhet, përrenjtë, ku të gjitha këto, kishin dhe pjesën njerëzore; silueta të punuara shkujdesshëm brenda një sfondi të përndezur nga ngjyrat e forta.

Sipas drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Ardita Repishti, "kjo ekspozitë synon realizimin e gjithëpërfshirës së talenteve në një përmasë, atë të së bukurës, drejt së cilës synojnë të drejtohen artistët e vegjël të inkuadruar në QKKF. Nëpërmjet kontakteve me qendrat në rrethe e jashtë kufijve, QKKF ka arritur të mundësojë hapjen e një ekspozite paralele të njëkohshme edhe në Prishtinë, nëpërmjet Qendrës Rinore atje", tha Repishti. /Shqip/



Publikuar: 25.06.2008 06:08:01
Lexuar: 110 herė
Fjalėt kyēe: Shqipėria, Kosova, fėmijėve,
  


Lajmet e fundit
MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni
Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit
Si tė veprohet kundėr reumės? Si tė veprohet kundėr reumės?



Lajmet te ngajshme
Njė far antik pėr Durrėsin Njė far antik pėr Durrėsin
Seneka pėlqehet nė “Butrint” Seneka pėlqehet nė “Butrint”
Ditėlindja e Dritėro Agollit, nė Durrės me familjen Ditėlindja e Dritėro Agollit, nė Durrės me familjen
“Koha e kometės”, shfaqet nė festivalin e filmit nė Selanik “Koha e kometės”, shfaqet nė festivalin e filmit nė Selanik
Mbyllet ekspozita nė Ministrinė e Kulturės, zhduken punėt e Verena Kyselkės Mbyllet ekspozita nė Ministrinė e Kulturės, zhduken punėt e Verena Kyselkės
Shėmtia e qytetit sipas Brechtit Shėmtia e qytetit sipas Brechtit
U pėrurua libri “Kongresi i Berlinit 1878”, tė autorit Jusuf Buxhovi U pėrurua libri “Kongresi i Berlinit 1878”, tė autorit Jusuf Buxhovi
Festivali i Durrėsit, debati mbetet hapur Festivali i Durrėsit, debati mbetet hapur
Inva, Margaritė tullace Inva, Margaritė tullace
"Koha e kometės" nė ekranin e madh tė Tetovės
Google Yahoo MSN