Bulqizė e tatėpjetė...
Shumė pėrpjekje po konsumon administrata aktuale dhe forcat politike qė e kanė pėrzgjedhur atė, pėr tiu rrėfyer qytetarėve vullnetin pėr reforma dhe integrim. Nga sa duket, pėrkujdesja politike nuk shkon gjithnjė nė tė njėjtin ritėm me lėvizjet konkrete nė terren.
Madje ka diferenca që flasin për një uri të paparë dhe të pajustifikuar për suksese e arritje, çka kompromenton edhe ato pak që mund të jenë shënuar posaçërisht në tre vitet e fundit. Ujërat rrjedhin turbull hera-herës. Siç bënë të ditur mediat, kryeministri Sali Berisha gjendet për një vizitë dy-ditore në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë mbi Ballkanin, i organizuar nga Miqtë e Evropës. Në njoftimet e sheqerosura thuhet më tej se kryeministri Berisha do të jetë një nga referuesit kryesorë në Samit, lidhur me rolin e Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit(!) Ashtu qoftë, liderët politikë mund dhe duhet të mbajnë leksione; por e mira është të kenë parasysh se standardet dhe përvojat, për të cilat Evropa dhe Perëndimi përgjithësisht tregohen mjaft kërkues, janë një gjë e prekshme. Bie fjala, ato kanë të bëjnë edhe me realizimin e autoritetit të shtetit mbi territorin e vet; (në Gërdec e Bulqizë, në ujësjellësin e Poliçanit, në Ballsh, por edhe gjetkë, shteti ynë ka treguar se edhe i njihet, edhe nuk i njihet ky autoritet). Më tej, standardet për të cilat flet Evropa, kërkojnë një mbikëqyrje bashkëkohore për shtresat në nevojë dhe veçmas për fëmijët. Mirëpo qeveria, e shtënë në mënyrë të habitshme pas (mos)sukseseve të saj, nuk duket fort e ndjeshme për shumë nga treguesit, më pak se modestë, të standardeve në fjalë. Në këtë vend, pakkush nga administrata administron dramat e ditës: shtjellimi i tragjedisë së Gërdecit, zbardhja e saj - ca më shumë në kushtet e arrestimit të presidentit të çuditshëm Efraim Diveroli - e ndërkohë edhe mbyllja e plagëve që iu shkaktuan mijëra qytetarëve; grevat e urisë, përfshi atë të ish-minatorëve dhe të grave të Ballshit; kakofonitë në lidhje me shërbimet ndaj qytetarëve, siç ishte rasti i pikëpyetjeve për ujësjellësin në Poliçan; gjendja e minierave dhe e sektorëve të mbyllur, që rihapen në mënyrë informale; lëndimet e vazhdueshme, vdekjet apo vrasjet (si ato më të fundit në Bulqizë) për shkak të pronësisë së bakrit; më në fund, përfshirja e popullsisë së disa zonave në kërkimin e arit, madje angazhimi në këtë fushatë edhe i fëmijëve etj.
Po qëndrojmë disi më shumë në këtë precedentin e fundit. Siç thuhet në disa nga informacionet që i ofrohen edhe publikut të gjerë përmes internetit, rritja e çmimit të kromit në tregjet ndërkombëtare, ka shtuar kohët e fundit kërkesat për nxjerrjen e këtij minerali. (Për herë të parë, eksporti i kromit - për vitin 2007 - kapi vlerën e rreth 135 milionë eurove.) Mund të mësosh më tej se qeveria, po gjatë vitit 2007, kadhënë 140 licenca; dhe vetëm në tremujorin e parë të vitit 2008, kanë aplikuar (edhe) rreth 70 subjekte. Kjo ndodh në një kohë që informaliteti dhe pasiguria në shfrytëzimin e minierave dhe burimeve minerare, është rritur deri në kufijtë e kaosit. Subjekte anonime dhe individë të ndryshëm, mbledhin krom nëpër stoqe e galeri të braktisura. Janë rihapur në mënyrë ilegale rreth 100 punime të vjetra minerare dhe kjo epidemi po vazhdon. Gjendja e kaosit vërehet sidomos në minierat dhe objektet e braktisura në Bulqizë, Kukës, Tropojë, por edhe në Batër e Krastë. Burime nga METE (Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës) thonë se janë vënë në gatishmëri sektori i licencave dhe departamenti minerar në AKBN, (Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore), enti i shërbimit që mbron dhe mirëadministron interesat e Shtetit Shqiptar në hidrokarbure, miniera, hidroenergjitikë dhe energji. Po ashtu, METE ka futur në përdorim metodat digjitale të verifikimit të licencave, krahas verifikimit të tyre në terren. Por ndërkaq, ish-specialistë të minierës së Bulqizës, si dhe mjaft ekspertë të kësaj fushe, thonë se anarkia duhet kontrolluar dhe mund të kontrollohet.
Në këtë udhë, patjetër do të duhej kontrolluar çbëjnë shoqëritë e huaja e shqiptare që janë licencuar dhe kanë përfituar në bazë të ligjit për koncesionet; për shembull në (mos)realizimin e investimeve të marra përsipër. Por kjo nuk do të thotë se ndërkaq mund të shkelen me këmbë gjithë parimet e konkurrencës, duke lejuar me kuç e me maç të nxjerrin krom a të tjera minerale. Vetë drejtuesit më të lartë të administratës kanë nënvizuar jo pak probleme në sektorin e minierave. Janë vërejtur një sërë aksidentesh në frontin e punës, të cilat sipas kontrollit të ushtruar nga RISHM-i, është zbuluar se kanë ndodhur për shkaqe banale, krejtësisht të eleminueshme. Rendja ndaj fitimit maksimal, ka çuar në shkeljen edhe të rregullave më elementare të sigurisë në punë në miniera, ku dihet ekzistenca e rrezikut të lartë. (Faqja e internetit e METE)
E vërteta shkon edhe përtej këtyre pohimeve (të vonuara). Ka kohë që publikut të gjerë i ofrohen skena të pabesueshme në lidhje me atë se çndodh në galeritë e braktisura apo në punimet e tjera të lëna pas dore, deri edhe në masivet e mbuluara nga dherat e gurët. Të duket sikur po rihapet një faqe tjetër çudie me ethet, aventurat dhe përfundimet tragjike të kërkuesve të arit të fillimit të shekullit të shkuar, që janë përshkruar gjerësisht dhe me aq realizëm në librat e Xhek Londonit. Problemi është se edhe në këto aventurat e kërkuesve të sotëm, kanë vdekur apo janë lënduar jo pak njerëz, madje edhe fëmijë. Dhe kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht. Ka një kufi, që mbart aq përgjegjësi sa do të duhet të formulohet dikur. Shkrimtari i madh Herman Hess, duke huajtur diçka nga Bibla, kujton se si Shpëtuesi u afrohet fëmijëve dhe mendon: Më jeni më të shtrenjtë ju, se krejt të rriturit të marrë së bashku, me gjithë fodullëkun e tyre. Nuk ka shkuar ende shumë kohë nga festimet e bujshme (gjithnjë të tilla, në të gjitha pushtetet) për 1 Qershorin. Krejt e pavolitshme të bësh ca vizita prej aristokrati në shkolla apo në qendrat ku mbahen fëmijë jetimë ose të braktisur, për ta cilësuar të konsumuar problemin e madh të punës së të miturve, e kështu me radhë, dhunimin e tyre për pak para mbijetese. Në një nga këto festime a përjetime, edhe kreu i qeverisë ka folur me tone të ashpra kundër shfrytëzimit të punës së fëmijëve. Por Gërdeci, Bulqiza e shumë emra të tjerë, na kujtojnë se nuk mjaftojnë vetëm fjalët, që tiu avitesh standardeve për të cilat Evropa na kërkon hesap orë e çast. Kur të japim leksione, dhe këtu ska asgjë të keqe, duhet ti marrim në sy edhe këto vogëlsira.
Nga VANGJUSH SARO/shekulli