Ushtrimi i torturės nė hetuesi dhe nė burg ndalohej me ligj, por nė Shqipėrinė Socialiste kjo ndodhte sistematikisht dhe ligji ishte njė dogmė hipokrite e cinike. Nė realitet, tortura pėrdorej kudo, nė qelitė e hetuesisė dhe nė vendet e vuajtjes sė dėnimit.
Një nga njerëzit që ka vuajtur dënimin në burgun e Spaçit dhe Burelit, ish-anëtari i grupit Socialdemokrat të krijuar në kohën e rregjimit komunist, Agim Musta, rrëfen mizoritë që ushtroheshin mbi të burgosurit, madje qysh në momentin e arrestimit.
Në shumicën e rasteve, të arrestuarit i vendosej një thes i zi në kokë dhe duart i lidheshin nga prapa, të shtrënguara në maksimum. Torturat ishin të shumëllojshme, që nga më primitivet, deri tek më modernet. Ato ndryshonin sipas personit ku përdoreshin dhe vendit ku ushtroheshin- rrëfen Agim Musta.- Nga dëshmitarë okularë është deklaruar se qysh në kohën e Luftës Antifashiste, misionarët jugosllavë pranë njësive ushtarake partizane shqiptare përdornin torturën ndaj armiqve të kauzës komuniste. Në shtator 1943, në katundin Surel të Tiranës, Dushan Mugosha rropi një njeri të gjallë dhe gjakun e thikës e fshinte në buzën e tij. Ai u bënte thirrje kuadrove partizane të pranishme, që të vepronin si ai kundrejt çdo armiku të komunizmit. Në Devoll të Korçës, një partizani 15-vjeçar, që ishte larguar pa leje për disa ditë nga njësiti luftarak, Dushan Mugosha urdhëroi që t i lidhnin këmbë e duar dhe ta shtrinin përtokë. Me një shufër hekuri filloi ta godiste me gjithë fuqinë e tij, duke i thyer gjymtyrët. Partizani 15-vjeçar dha shpirt nën dhimbjet e tmerrshme, të shkaktuara nga goditjet. Në katundin Shipckë të Korçës janë gjetur kufoma të shumta njerëzish të torturuar nga forcat komuniste, duke patur patkonj të gozhduar në këmbët e në duart e tyre.
Torturat psikologjike
Përveç torturave fizike, ndaj të burgosurve përdoreshin edhe torturat psikologjike, për të shkatërruar personalitetin e viktimës. Po përmendim disa nga torturat psikologjike, që përdoreshin rëndom në qelitë dhe burgjet e diktaturës.
Privimi:Kjo torturë konsistonte në privimin e viktimës ndaj ndijimeve shqisore: nga gjumi, kontakti me njerëzit, drita natyrale dhe artificiale. Privohej nga larja (dushi) si dhe për kryerjen e nevojave fiziologjike. Tortura e privimit i shkaktonte viktimës depresione nervore dhe haluçinacione.
2. Kërcënimi:
Viktima kërcënohej vazhdimisht me tortura, vrasje dhe asgjësim të familjarëve dhe të miqve të tij.
3. Poshtërimi: Viktima poshtërohej nga hetuesi duke e tallur, sharë me fjalë më të rënda, jo vetëm atë, por edhe të afërmit e viktimës. Ata detyroheshin të pinin urinën dhe të hanin fekalet e tyre. Torturat psikologjike ishin të shumëllojshme dhe të panumërta.
Torturat fizike dhe psikologjike të përmendura më lart, janë vetëm një pjesë e torturave të përdorura ndaj viktimave gjatë 45-vjetëve të diktaturës komuniste. Gjatë hetuesisë, viktimat i torturonin jo vetëm për të marrë informacionin e duhur prej tyre, por dhe për t i shkatërruar fizikisht dhe mendërisht. Me mijëra të ndaluar, për t i shpëtuar torturës pranonin faje, që s i kishin bërë kurrë. Me dhjetëra të tjerë, kur kishin mundësi, bënin vetëvrasje për t u shpëtuar torturave. Me qindra të ndaluar, kanë dhënë shpirt gjatë torturave ose kanë humbur aftësinë mendore për gjithë jetën.gazeta ballkan