Qeveria do t'i kundėrvihet rritjes tė ēmimit tė derivateve tė naftės pėrmes subvencionimit tė 71.000 bujqėve, uljen e taksave rrugore dhe regjistrimit tė makinave.
Me 8 masa të cilat parashikojnë subvencionimin e 71.000 bujqëve të regjistruar, uljen e çmimeve për pagesën e taksave rrugore, uljen e çmimit të regjistrimit të makinave të rënda, uljen e akcizave për importinm e veturave hibride, lejimin e përdorimit të metanit dhe disa lehtësira tjera për transportuesit, Qeveria do t'i kundërvihet rritjes së vazhdueshme të çmimit të derivateve të naftës.
Zëvëndëskryeministri Stavreski deklaroi masat kanë për qëllim parandalimin e shtrenjtimit të çmimeve të prodhimeve tjera. Stavreski përjashtoi mundësinë për uljen e akcizave dhe TVSH-së për derivatet e naftës.
"Heqja e plotë e akcizave gjithsesi përmban edhe implikime tatimore dhe patjetër duhet të kihet parasysh sa sa mund të jenë këto pasoja. Askund në botë nuk ka shembull që ndonjë shtet të heq dorë nga akcizat apo nga TVSH-ja. Përkundrazi kërkesë e BE-së është të mos ulen akcizat dhe TVSH-ja", deklaroi Zoran Stavreski.
Ai thekson se masat e propozuara nga Qeveria do të fillojnë të zbatohen për disa ditë, për shkak se duhet bërë disa ndryshime në disa ligje.
"Presim që për 10 ditë pjesa më e madhe e këtyre masave të zbatohen duke i pëerfshirë edhe ligjet në të cilat duhet të bëhen ndryshime siç duhet të bëhen ndryshime në ligjin për heqjen e akcizave për importin e makinave hibride. Do të thotë për 10 ditë masat do të zbatohen në praktikë", tha Stavrevski.
Zv/ kryeministri Stavreski deklaroi se kohëzgjatja e masave varet nga niveli i rritjes së çmimit të derivateve të naftës në të ardhmen. Duke mos saktësuar implikimet buxhetore për zbatimin e këtyre masave, Stavreski tha se shifrat do të dihen në momentin kur ministritë do t'i bëjnë llogaritë përfundimtare./alsat-m