E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Bizneset nė Shqipėri kėrkojnė bashkim ekonomik me Kosovėn
Bizneset nė Shqipėri kėrkojnė bashkim ekonomik me Kosovėn
Bizneset nė Shqipėri kėrkojnė bashkim ekonomik me Kosovėn
Plani strategjik qė do tė ndiqet. Synohet unifikimi i tregut prej rreth 6 milionė konsumatorėsh. Panairi starton nesėr me datė 26 qershor

"Konfindustria" shpalli dje nismën e Krijimin të Tregut të Hapur Shqiptar dhe Rajonal, me pjesëmarrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përgatitjet e kësaj nisme kanë nisur që prej një viti, por situatat gjeopolitike në rajon, ndikuan në shtyrjen e saj. Në thelb, bizneset shqiptare industriale kanë shfaqur interesin e liberalizimit të tregut në raport me Kosovën, që garanton një numër konsumatorësh në rreth 6 milionë vetë.

"Krijimi i Tregut të Hapur Shqiptar është nismë e ‘Konfindustrisë‘ në shprehje të interesave të industrialistëve të Shqipërisë dhe Kosovës, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të hapësirave shqiptare dhe njëkohësisht është plotësisht në frymën e politikave dhe direktivave të BE-së, proceseve globalizuese dhe tregjeve të liberalizuara", tha administratori i saj, Gjergj Buxhuku.

Sipas tij, krijimi i këtij tregu është i domosdoshëm, mund të kryhet nga vetë shqiptarët në interes të mirëqenies së tyre. Përveç Kosovës, nisma e "Konfindustrisë" përfshin në bashkëpunim dhe bizneset e vendeve fqinje, të cilat kanë interes të përbashkët për zgjerimin e tregut.

Zbatimi i nismës për krijimin e Tregut të Hapur Shqiptar dhe Rajonal do të kalojë si fillim në disa etapa. Kështu, parashikohet të organizohet në Tiranë, Panairi i Elitës së Industrive Shqiptare, i pari në llojin e tij, për faktin se janë ftuar me kushte shumë të forta përzgjedhjeje vetëm prodhime vendore të industrive shqiptare dhe asnjë prodhim konkurrent i huaj. Do të jenë të prezente gjithashtu kompani shumë të rëndësishme ndërkombëtare, të pranishme në hapësirat shqiptare si investitorë dhe koncesionare.

"Politika duhet vetëm të mos na pengojë dhe njëkohësisht të bëjë çfarë është e mundur për t‘u paraqitur para investimeve të mëdha industriale si një treg sa më i madh dhe i hapur, kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për thithjen e tyre", tha Buxhuku. Është parashikuar, ndër të tjera, edhe zhvillimi i tre forumeve, të cilat do t‘i përkasin fushave ekonomike të infrastrukturës, energjisë, transportit, naftës, minierave dhe politikave të krijimit të Tregut të Hapur Shqiptar.(Shqip)



Publikuar: 26.06.2008 00:18:11
Lexuar: 100 herė
Fjalėt kyēe: Bizneset, Shqipėri, bashkim, ekonomik, Kosovėn,
  


Lajmet e fundit
Si tė veprohet kundėr reumės? Si tė veprohet kundėr reumės?
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?



Lajmet te ngajshme
Obama vendos ekonominė si prioritet Obama vendos ekonominė si prioritet
Ēdokush mund ta ndėrrojė operatorin pa e ndėrruar numrin Ēdokush mund ta ndėrrojė operatorin pa e ndėrruar numrin
Ndėrmarrjet e vendit rrisin eksportin e mallrave Ndėrmarrjet e vendit rrisin eksportin e mallrave
Obama: Rimėkėmbja ekonomike nė plan tė parė Obama: Rimėkėmbja ekonomike nė plan tė parė
Privatizimi ka ngecur tek paratė e punėtorėve dhe likuidimi i ndėrmarrjeve Privatizimi ka ngecur tek paratė e punėtorėve dhe likuidimi i ndėrmarrjeve
APEK-u, kriza financiare deri nė mesin e 2010-tės APEK-u, kriza financiare deri nė mesin e 2010-tės
Rėnie e prodhimtarisė industriale pėr dhjetė pėr qind Rėnie e prodhimtarisė industriale pėr dhjetė pėr qind
Kriza financiare ndryshoi botėn Kriza financiare ndryshoi botėn
Rusia do ulė ēmimin e gazit nga viti 2009 Rusia do ulė ēmimin e gazit nga viti 2009
25 milionė euro pėr zbulim tė naftės nė Shqipėri 25 milionė euro pėr zbulim tė naftės nė Shqipėri
Google Yahoo MSN