E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Fundi i alibisė...
Fundi i alibisė...
Fundi i alibisė...
Ambasadori Amerikan nė Tiranė, pėr tė cilin raportohet se ka pranuar tė zhdukė gjurmėt e origjinės sė fishekėve kinezė qė njė kontraktor privat amerikan blinte me paratė e Pentagonit pėr ushtrinė afgane, u shpreh dy ditė mė parė i gatshėm tė pėrballet me hetimin pėr kėtė fakt, duke shprehur sigurinė se ai po studionte deklaratėn dhe ishte duke pėrgatitur pėrgėnjeshtrimin e disa fakteve.

Diplomati më i lartë i SHBA në Tiranë, në të vërtetë ka qenë një alibi afatgjatë e ministrit Mediu dhe kryeministrit Berisha në këtë histori. Qysh në fillim të shpërthimit të skandalit të Gërdecit, të dy zyrtarët e lartë, Berisha dhe Mediu, e kanë cituar disa herë konsultën e tyre me diplomatët më të lartë të SHBA në Tiranë si një alibi për prapaskenat shqiptare të këtij skandali. Tashmë, është e qartë cila është alibia e tyre.

Në përpjekje për ta rindërtuar këtë skenë, na duhet doemos një dëshmi e z.Withers, por paraprakisht ne kemi në dorë sjelljet publike të Mediut dhe Berishës për këtë skandal.

***

Që nga 15 marsi, në çdo dy-tri fjali, ish-ministri Mediu përmendte diplomatët amerikanë, Ambasadën Amerikane, vërtetime pa lidhje dhënë nga ambasada për kompaninë amerikane dhe gjithçka që kishte lidhje me emrin SHBA. Aq banale u bë kjo, sa ai filloi ta paraqiste veten si një njeri që i ka bërë ndere SHBA me punën e tij si ministër. Ky mentalitet gati prej palaçoje bëri që ai dhe Kryeministri t’i propozonin Ambasadorit Amerikan, dhe ndoshta autoriteteve afgane, dhënien e armatimeve falas për të mbuluar skandalin. E gjithë kjo u bë nga frika se publikimi i mundshëm i shkrimit në “New York Times” do t’i bënte ata fajtorë për një korrupsion miliona dollarësh dhe gjesti i faljes së armatimit, do t’i lehtësonte ata në opinionin publik.

***

“New York Times” nuk e botoi shkrimin menjëherë dhe paniku i tyre filloi të bjerë. Dita-ditës, Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes u bënë më të sigurt dhe filluan përpjekje qesharake për ta mbyllur skandalin. Situata u bë shumë banale, kur zoti Mediu me kapsllëkun e tij kulturor, e ngatërronte gazetën “New York Times” me ndonjë të përditshme shqiptare dhe filloi të lavdërohej nëpër tavolina se e kishte mbyllur skandalin e botimit me pará. Pak më vonë, filloi ta modifikojë arsyetimin dhe thoshte se po e mbyllte skandalin me një mik të fortë në Nju-Jork. Ndërprerja e kontratës së punës së reporterit që raportoi nga Shqipëria për gazetën “New York Times” për arsyet e veta, e bën dhe më entuziaste situatën. Berisha i dërgoi një sqarim zyrtar “New York Times”, ndërsa Mediu filloi të krekosej nëpër tavolina, se miqtë e tij në SHBA e zbythën gazetarin. Por, redaktori kryesor që drejtonte investigimin, Chris Chivers, shef i zyrës së NYT në Moskë, ishte shumë larg thashethemnajave të kafeneve të Tiranës dhe shumë afër të vërtetës. Ai po priste momentin kur qeveria amerikane të niste hetimin ndaj kompanisë, për të marrë shkas për botimin e një prej raporteve më të gjata në historinë e gazetës “New York Times”, e cila po trondit ende politikën amerikane dhe atë shqiptare. Vonesa e botimit të shkrimit, përjetohej në Tiranë si mbyllje goje.

Aq shumë ishte trimëruar Berisha nga kjo vonesë, sa një ditë pas tragjedisë së Gërdecit, ai kishte si argument kryesor faktin se ishte i papërfshirë në këtë skandal, pasi dhe “New York Times”, e cila kishte katër muaj që hetonte për këtë çështje, s’kishte guxuar të shkruante. Këtë fakt ai e përdori dhe për një lloj terrori brenda partisë së tij. Shumë nga bisedat e tij private me ministra të kabinetit, nisnin e mbaronin me paranojën se një grup komplotistësh shqiptarë po bashkëpunonin me “New York Times” për të sabotuar futjen e Shqipërisë në NATO. Arsyetimi i tij vulgar kishte një objektiv të qartë, zhvlerësimin e botimit të mundshëm të shkrimit. Kur shkrimi u botua një javë më pas, ai humbi qetësinë dhe e krahasoi gazetën me një letër higjienike që nuk i duhej askujt.

Këtu u mbyll makthi i zyrtarëve shqiptarë mbi skandalin e armëve dhe nisi makthi tjetër për skandalin e demontimit, ku familjarë të zotit Berisha dhe rrethit të tij të afërt ishin në krye të punëve, disa zyrtarisht dhe disa jozyrtarisht. Historia e dytë e korrupsionit në Gërdec, e cila prodhoi viktima dhe dëme njerëzore, bashkohet me historinë e parë të trafikut të armëve te një njeri: Mihal Delijorgji. Lidhja reale mes dy historive, është fakti se armët që shkonin për demontim, transferoheshin për shitje dhe sekserët fitonin dhjetërafish, pasi shisnin armatime, për të cilat paguheshin që t’i prishnin.

Biznesmeni shqiptar, Kosta Trebicka, të cilit i ishte premtuar kontrata e ripaketimit të fishekëve, u nxor nga loja për një arsye të thjeshtë, pasi ai kishte caktuar si repart ripaketimi një vend tjetër dhe jo Gërdecin. Duke qenë se ripaketimi do të bëhej në një vend tjetër, atëherë, Delijorgji dhe ata që qëndronin pas tij, nuk kanë pasur mundësi të bënin bashkimin e dy historive të korrupsionit, të asaj të trafikut të armëve, me atë të demontimit.

Për këtë arsye Trebicka u la jashtë me dhunë dhe Diveroli u detyrua të pranojë kushtet që i ofruan. Ai pranoi të marrë armët formalisht nga një kompani qipriote fantazmë, por t’i ngarkonte direkt nga Tirana për në Afganistan, duke mos mbajtur përgjegjësi për destinacionin e fundit dhe pranoi të ndërronte kontraktorin e paketimit, të cilit i kishte paguar një shumë të majme paraprakisht.

Ky lëshim i madh që ai bëri, është e palogjikshme të mendohet se diktohej nga Mihal Delijorgji. Pa pasur njerëz me pushtet në këtë histori, askush nuk mund t’i impononte një biznesmeni amerikan me kontratë nga Pentagoni në dorë, një ofertë kaq flagrante korrupsioni. Këtu, kjo histori fundos shtetin shqiptar. E fundos, pasi është një dëshmi që tregon se, jo vetëm që për Gërdecin nuk kanë mësuar më 15 mars, por që deri më 15 mars janë marrë ditë e natë me Gërdecin, për të mbyllur skandalin e ripaketimit të fishekëve. Fundos shtetin shqiptar, pasi dëshmon se Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes kanë përfshirë Ambasadorin Amerikan, në një fushatë marrëdhëniesh publike për të ndrequr imazhin e një vendi që shet fishekë të skaduar, duke ofruar fishekë të tjerë falas.

Cilët janë këta zotër malli të pasurisë shtetërore në Shqipëri, që para ofertës për t’iu shitur me pará fishekët, preferojnë t’i falin, vetëm që blerësit të mos zbulojnë skandalin e vjedhjes? Kjo pikëpyetje e madhe fajëson Kryeministrin shqiptar dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, si fajtorë të vetëdijshëm në këto dy histori korrupsioni, njëra prej të cilave shkretoi një fshat të tërë dhe tjera po trondit politikën amerikane./gazetatema




Publikuar: 26.06.2008 02:29:20
Lexuar: 69 herė
Fjalėt kyēe: Fundi, alibisė, gjurmė, fishekėve, kinezė,
  


Lajmet e fundit
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern



Lajmet te ngajshme
Lufta nė Gjeorgji dhe Kosova Lufta nė Gjeorgji dhe Kosova
Drama pa finale e papunėsisė Drama pa finale e papunėsisė
Rivotim dhe ritestim nė Maqedoni Rivotim dhe ritestim nė Maqedoni
Politika si punėsim! Politika si punėsim!
Haga dhe horra Haga dhe horra
Shkencat e natyrės dhe zhvlerėsimi i arsimit Shkencat e natyrės dhe zhvlerėsimi i arsimit
Ky nuk ėshtė as makiavelizėm! Ky nuk ėshtė as makiavelizėm!
Komentohet rritja e ēmimeve ushqimore Komentohet rritja e ēmimeve ushqimore
9 muaj nga Gėrdeci 9 muaj nga Gėrdeci
Hallet e Ballkanit... Hallet e Ballkanit...
Google Yahoo MSN