Njeriu ka pėrpunuar teorinė e relativitetit, por shpesh nė mbrėmje harron ku e ka parkuar makinėn. Nė trurin mė tė shkėlqyer tė qenieve tė gjalla, atė tė njeriut, ka shpesh momente hutimi dhe budallallėku tė pabesueshėm.
Për t'iu përgjigjur pyetjes nëse njeriu është budalla apo i zgjuar, Gary Marcus, profesor i psikologjisë evolucioniste në Universitetin e Nju Jorkut, përdor "armën" e historisë.
Ai rindërton etapat e zhvillimit të species sonë gjatë miliona viteve dhe i përgjigjet me titullin e librit të tij të fundit, "Ndërtimi i çuditshëm i trurit të njeriut", duke theksuar se truri nuk është ndërtuar nga një "arkitekt" me diplomë, por është fryt i ndryshimeve, përmirësimeve dhe risive kohë pas kohe.
"Përndryshe, si mund ta shpjegosh se gjysma e amerikanëve beson te fantazmat?", shkruan psikologu, duke kujtuar se edhe astronautët e "Apollo 13", përballë mungesës së filtrave të anihidridit karbonik, u përshtatën dhe i zëvendësuan ata me skoç, qese plastike çorape. Një zgjidhje jo dhe aq elegante për standardet e NASA-s, por që i riktheu ata shëndoshë e mirë në Tokë.
Udhëtimi në historinë e trurit nis nga dhomat e tij të brendshme: Nga zonat më të thella e primitive, të cilat qenia njerëzore i ka të ngjashme me shumë kafshë dhe që na mundësojnë frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe i hapin rrugë ndjenjës së urisë dhe dëshirës seksuale. Më pas ka edhe struktura nga të cilat lindin emocionet si inati, frika dhe agresiviteti.
Edhe pse njeriu që jeton në shoqëri, është mësuar tashmë t'i dominojë ato, këto ndjesi nuk janë zhdukur. Zona më e zhvilluar dhe natyrisht, ajo më e çmuara e trurit tonë është "korja cerebrale, që i lejon vetëm qenies sonë të zhvillojë mendime abstrakte dhe konsiderohet si baza e racionalitetit.
Por, shpesh përplaset me instinktet dhe emocionet, duke përfshirë miliarda neurone që gjendet të gjitha bashkë në një "kuti trunore", edhe pse kanë histori dhe funksione të ndryshme. Me konceptet e qenieve njerëzore të ndryshme mes tyre, Marcus lidh nocionet e anatomisë së trurit. "Historia jonë e zhvillimit, shkruan Marcus, na ka bërë të pagabueshëm.
Qarqet cerebrale falë të cilave ne krijojmë bindjet tona janë të fuqishme, por shpesh bien pre e gabimeve, supersticioneve, kujtesës false dhe manipulimeve. Dhe kur një bindje na ngulitet në kokë, shpjegon psikologu, atëherë ne përpiqemi të kujton më mirë informacionet që na duken më koherente me të.
Në këtë mënyrë, ne largojmë e hedhim poshtë ato që na bëjnë të rishohim edhe njëherë nga fillimi këtë bindje. Njeriu dëgjon gjithnjë atë që i pëlqen të dëgjojë, mund të thuhet në këtë rast. Por, nuk është faji i tij, por i evolucionit.
Sloganet politike dhe publicitare, stereotipet, paragjykimet dhe thjeshtësimet nuk duhet të bëjnë gjë tjetër, veçse të ulen këmbëkryq në tru, në mënyrë që ai t'i pranojë në këmbim të një vizioni të thjeshtë dhe koherent me realitetin.
"Nuk është një problem në vetvete, thotë Marcus në një intervistë dhënë 'New Scientist', po të ishim të predispozuar të njihnim dhe të merrnim në konsideratë edhe hipoteza të tjera alternative dhe të vlerësonim edhe bindjet e të tjerëve.
Nuk jemi në fakt të predispozuar ta bëjmë këtë "operacion", por me një sforco të vogël dhe pak modesti, mund të përfitonim nga e gjithë kjo. Dhe të kishim më shumë mirëkuptim mes nesh".
E kur flet pastaj për kujtesën, mbretëreshën e të gjitha strukturave të trurit, Marcus thekson se pikërisht në sirtarët e saj duhet të mësohemi të gjejmë informacionet aty ku i kemi lënë. Nëse një kujtim e kemi në majë të gjuhës, por nuk e themi dot, faji është thjesht i evolucionit që nuk i ka "dhuruar" ende trurit një motor si "Google", për të gjetur kujtesën e humbur.