Nė politikė, kemi pėrsėritjen e vitit tė Jean-Baptiste Alphonse Karr. Ishte Karr, shkrimtar francez, i cili kishte sajuar frazėn plus ēa change, plus c'est la mźme chose (Nuk ėshtė mė e njėjta gjė), qė do tė thotė, siē ka thėnė Barak Obama, sa mė shumė qė ndryshojnė gjėrat aq mė shumė ato mbeten tė njėjta. N'est-ce pas? (A ėshtė kėshtu?) Oui. (Po) Dhe i njėjti parim mbetet edhe pėr John McCain (Xhon MekKejnin).
Sikurse Obama, ai kishte ndërmend të na ofroj ndryshime dhe, në një mënyrë, ai e bëri këtë. Ai braktisi personalitetin e tij të padamkosur (pa parti) si një plak dhe u ngrit që të siguroj Partinë Republikane (GOP) që në shumicën e çështjeve, ai ka përkushtim dhe është i devotshëm në mënyrë ortodokse. U kuptua që ky është ndryshim por për shumicën e votuesve që janë të etshëm për diçka tjetër sesa që kishin për këto tetë vitet e fundit, kjo nuk parqet ndryshim.
Por, do ti kthehemi MekKejnit më vonë. Së pari, Obama. I emëruari i Demokratëve ka shprehur rezerva që të mos financohet nga fondet publike dhe ka vendosur që, pas të gjithave, ti nxjerr vet paratë për fushatë presidenciale. Arsyeja për këtë ndryshim është që Obama do të ngre më shumë para vet sesa ato 84 milionë dollarët që qeveria është e gatshme tia ofroj. Kjo është aso lloj matematike që edhe unë e kuptoj dhe ja fali Obamas që më shumë e çmon fitoren sesa përputhshmërinë.
Por, çka ishte më pak e falshme ishte gjuha e realizmit socialist që kishte përdorur për të arsyetuar vendimin e vet. Si arsyetim, ai kishte shprehur egoizmin e vet si esencë të detyrës qytetare. Ai sqaroi që atij i është dashur të adaptohet me nevojën që ishte aty gjatë tërë kohës por që disi nuk e kishte parashikuar në kohën kur ai ishte zotuar që të marr financa publike - për tju përgjigjur atyre komiteteve të neveritshme të fushatës - të atillë që aty-për-aty e ktheu vëmendjen tek i gjori Xhon MekKejn.
"Ky është momenti ynë dhe vendi ynë varet nga ne," tha ai. "Pra, mu bashkëngjitni dhe deklarojeni pavarësinë tuaj nga ky sistem i prishur dhe le të ndërtojmë fushatën e parë të përgjithshme zgjedhore të financuar nga populli Amerikan " që ata njerëz, siç ndodhi, ishin kontribuuesit e tij.
Së fundi në shkrime të gazetave, së bashku me një grup kolegësh ishim akuzuar që ishim shumë të butë kundrejt MekKejnit, që po ja falim gabimet, dështimet dhe ideologjinë e tij kryesisht konservative. Nuk deklarohem i fajshëm kundrejt kësaj padie sepse, me kalimin e viteve, papërsosmëria e këtij burri nuk i ka ikur syrit tim të mprehtë. Por, sa për sqarim, le të bëjmë një përmbledhje: MekKejni ose ka ndryshuar ose qenësisht ka amandamentuar vetveten dhe qëndrimet e tij ndaj çështjes së migrimit, uljes së tatimeve për të pasurit, shpenzimet gjatë fushatës (kundrejt përdorimit të korporatës së aeroplanëve të drejtuar nga gruaja e tij) dhe, së voni, shpimin në det të hapur. Në një të largët edhe më të kaluar, ai ka denoncuar dhe pastaj përqafuar disa pastorë që kishin qëndrim mesjetar dhe ka ndryshuar mendjen për flamurin e Konfederatës që valon me miratim shtetëror vetëm në Karolinën Jugore (South Carolina), që dyshoj, do tu siguroj kandidatëve Republikanë një shansë që të zgjedhin traditën kundrejt dinjitetit ose mirësjelljes së zakonshme. Ja, i thashë të gjitha.
Por, këtu shtrihet dallimi mes MekKejnit dhe Obamas dhe është në të mirë të Obamas që ti kushtoj vëmendje kësaj. MekKejn është prodhim i njohur. Nuk është që ai është sillur këtejpari për një kohë të gjatë dhe ka ndërruar ose pikuar pozitat antitezë me ato të bazës Republikane. Ajo që është më shumë e rëndësishme është që ne ja njohim fundin deri ku shkon. Siç do të thonin kolegët e tij të Vietnamit Verior, ai do të filloj me synimet e tij dhe ti shtyj ato përpara sa të mundet por nëse kjo nuk mjafton atëherë do të jetë krenaria dhe shqisa e tij e nderit ajo që do të marr përsipër realizimin e synimeve. Kjo është ajo që lavdërohet tek MekKejn nga ana e shumë gazetarëve, e jo vetëm çiltërsia dhe llafazëria e tij e pandalshme në Straight Talk Express (fol drejt dhe shpejt).
Obama mund të ketë një fund të përafërt me të, disa parime bërthamë për të cilat, në një mënyrë, ai është i gatshëm të vdes. Nëse është kështu, ne nuk e dimë se cilat janë ato parime. Asgjë nuk ekziston deri më tash në jetën e tij që ti ofrohet vendimit të MekKejnit që të refuzojë riatdhesimin si një BUM andaj të dënoj rojtarët e burgut me një goditje propagandistike. Në fakt, ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme që Obama (si senator i Illinoisit) merr qëndrime që sfidojnë edhe vet bazën e tij politike ose edhe e kërcënojnë atë politikisht. Andaj, tërheqja e tij nga financimi i fushatës nga ana e qeverisë dhe arsyetimet e tij janë ashiqare false dhe nuk janë as të përafërta me ato të MekKejnit.
Gara presidenciale vetëm rastësisht ka të bëjë me çështjet. Në të vërtetë, gara ka të bëjë me pëlqyeshmërinë dhe karakterin. Obama është, për të parafrazuar atë që ka thënë Hillary Clinton, më shumë se "mjaft i pëlqyeshëm " në fakt, aq shumë është i pëlqyeshëm sa që ai është kandidati më karizmatik që kam parë ndonjë herë që prej kohës së Robert F. Kennedy. Pra, çështja që mbetet është karakteri jo për ndonjë dëshmi të së kundërtës dhe jo në ndonjë kuptim moral por sepse ai është ende i ri dhe nuk ka referenca pune sikurse MekKejni. MekKejn e di fundin deri ku shkon. Obama vetëm sa ja ka filluar.
Nga Richard Cohen,Washington Post