Rep-kėngėtari, Genc Prelvukaj, i grupit "Etno Engjujt" dhe Hekuran Krasniqi, qė u bė i njohur me kėngėn "Mandarinė", e kanė trashur edhe mė shumė miqėsinė e tyre.
Genc Prelvukaj është vetëm 24-vjeçar, ndërsa Hekuran Krasniqi, i ka mbushur 28 vjet. Mirëpo ky është i vetmi dallim, pasi këta dy këngëtarë bëjnë pothuajse çdo organizim së bashku.
Përveç një lokali që kanë në Prishtinë, dhe organizojnë ndeja të ndryshme të muzikës live, dy djemtë nuk ndahen as nga organizimet në Tiranë.
Bashkëpunimi i tyre në muzikë, nisi në vitin 2005, kur Krasniqi, themeluesi i grupit muzikor Latino band dhe Makiato band, nisi të këndonte solo.
Krasniqi, i diplomuar për Gazetari, ka më shumë pasion muzikën, dhe kështu për një sukses më të sigurt nisi bashkëpunimin me këngëtarin e grupit Etno Engjujt, Genc Prelvukaj, i cili menaxhon studion muzikore Gramafon në Prishtinë.