Kushtetuta e Kosovės ilustron edhe njė hap tė madh pėr kėtė shtet ende tė pasigurt nė zemėr tė Ballkanit, por ky hap drejt legjitimitetit, edhe pse i pėrshėndetur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara si hap drejt normalizimit, ndodhi nė mes tė asaj qė shumė diplomatė e pėrshkruajnė si "lėmsh".
Ende nuk është arritur pajtimi i Rusisë mbi transferimin e përgjegjësive nga Kombet e Bashkuara tek Bashkimi Evropian, në fushën e policisë dhe shërbimeve administrative.
Misioni evropian, i cili nga Brukseli është përshkruar si thelbësor pas shpalljes së pavarësisë, ende nuk ka filluar zbarkimin e rreth 2200 forcave të policisë, të nevojshme për të shmangur dhunën midis shqiptarëve dhe serbëve.
Optimistët thonë se Kushtetuta do të përshpejtojë njohjen e Kosovës dhe ajo shihet si element jetësor për legjitimitet politik dhe për investime. Por, historia në Ballkan asnjëherë nuk është kaq e thjeshtë.
Natën që është nënshkruar Kushtetuta, Prishtinën e kishte kapluar një atmosferë konfuzioni, e krijuar nga letrat që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, u kishte dërguar Presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Letrat ofrojnë dy interpretime të ndryshme mbi mandatin e ardhshëm të Kombeve të Bashkuara. Shumë zyrtarë perëndimorë i shohin ato si koncesion torturues për të dyja palët dhe thonë se Bashkimi Evropian thjesht duhet të veprojë.
"Askush nuk mund t'i pajtojë interesat e të dyja palëve", thotë një diplomat i mirënjohur. "Asnjëherë gjërat mbi Kosovën nuk janë të lehta, por Kushtetuta është edhe një hap tjetër përpara".
Albert Rohan, diplomat austriak, thotë se Ban Ki Moon e pranon se situata ka ndryshuar me fuqizimin e Kushtetutës, por ai nuk ka qenë në gjendje të gjejë një rrugë tërheqjeje për UNMIK-un.
Çështja kryesore mbetet si të shtrihet autoriteti në enklavat serbe, veçanërisht në Mitrovicë, edhe pse Kushtetuta mbërthen në vete masat që sigurojnë të drejtat e njeriut dhe shumëkombësinë në bazë të planit të Ahtisaarit, një dokument ky i cili qe përpunuar nga komuniteti ndërkombëtar, i cili u jep serbëve në enklava qasje të pashembullt në Beograd.
Diplomatët perëndimorë thonë se Mitrovica është duke u kontrolluar aq ngushtë nga serbët, saqë është vështirë të rifitohet kontrolli mbi të, përveçse me forcë. Por, ajo që do të shënonte një përparim të madh për Kosovën si shtet, është integrimi tërësisht paqësor i enklavave në jug të vendit./Radio Europa e Lirë