E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Guaska materialiste...
Guaska materialiste...
Guaska materialiste...
Shoqėria jonė ka tashmė shumė njerėz tė aftė, tė guximshėm, kurajozė dhe sfidantė. Ky shpirt ėshtė shpirt progresi qė ndikon nė zhvillimin e ekonomisė dhe jetės sociale. Por “shpirti tregtar” ėshtė tjetėr dhe “karakteri tregtar” ėshtė krejt tjetėr. Shpesh ato nuk janė identikė, sepse karakteri tregtar i njeriut, shndėrrimi i gjithēkaje nė mall qė shitet dhe blihet, i ka dhėnė deformim tė thellė natyrės humane, shpirtit social tė shoqėrisė shqiptare.

Kaq i thellë është ky karakter i deformuar, saqë kudo në familje, në shkollë, në fqinjësi dhe miqësi, në marrëdhëniet njerëzore, çdo gjë gati është “materializuar dhe kapitalizuar”. Në një shoqëri në të cilën shumica e njerëzve kanë prirje të qendërzuar vetëm në “karakterin tregtar”, duket se edhe “idetë janë bërë materiale”. Ky proces social i materializimit të gjithçkaje është shqetësues për shoqërinë shqiptare, sepse ajo po bëhet gjithnjë e më shumë asociale, kaotike, e pabarabartë, pikërisht se të gjithë marrëdhëniet njerëzore janë të ndërtuara nga optika e “karakterit tregtar”.

Nuk mund të jetë normale shoqëria jonë kur gjithçka që ka njeriu, çdo aftësi dhe vlerë, çdo gjë që realizon, madje në shumë raste edhe shpirtin dhe trupin, i ka vënë në dispozicion të afirmimit të “karakterit tregtar”, të fitimit, konsumit, kënaqësive të çastit, të ditës. Kjo situatë sociale që tashmë është evidente në shoqërinë tone, ka filluar të evidentojë probleme të rënda sociale. Karakteri tregtar i njerëzve i ka bërë shumë prej tyre dëmtues të kohezionit social, pa të cilën shoqëria nuk mund të krijojë komunitete apo kapital social, të cilat janë “tutkalli” që mban të lidhur shoqërinë tonë. Ndërkaq, ky karakter ka hyrë vrullshëm edhe në marrëdhëniet familjare, të prindërve me fëmijët, në relacionet e pjesëtarëve të familjes, në marrëdhëniet e mjekut me pacientin, të studentit me pedagogun, të nevojtarit me nëpunësin e shtetit. Beteja e shtetit dhe e shoqërisë në këto momente me korrupsionin dhe bakshishin zyrtar është një nga pasojat e faktit që shumë punonjës shkojnë në punë me shpirt tregtari, me synime fitimi. Pasojë e këtij shpirti të deformuar janë shumë krime për motive pronësie, fitimi. Kjo situatë është e evidentuar në shfaqjen e interesave egoiste e konfliktuale, midis vëllezërve e motrave për çështje pronësie, si dhe në shumë aspekte të tjera. Madje, nuk ka pse ta fshehim që njeriu me “karakter tregtar” vë në shërbim të karakterit të deformuar shpirtin dhe trupin, duke i shitur si mall për fitim, karrierë apo mbijetesë. Njeriu me karakter tregtar nuk është më as i rastit, as dukuri e shkëputur në shoqërinë tonë. Tani ky fenomen, që është bërë orientim social për një shumicë njerëzish, që nuk kanë qëllim tjetër veç të fitojnë me të gjithë mënyrat dhe mjetet e mundshme, të drejta e të padrejta, ligjore dhe kriminale. Karakteri tregtar i njeriut në shoqërinë shqiptare, është sinjali që i tregon shoqërisë se po zbehet në mënyrë progresive natyra dhe shpirti human. Këta njerëz me këtë shpirt, kanë tendencë të tjetërsimit individual, ata shkëputen nga familja, nga komuniteti, duke bërë ndarje sociale me shoqërinë. Karakteri tregtar është bërë “guaska materiale” në të cilën është mbyllur njeriu, që ka si ideal të vetëm paranë, konsumin, qejfin dhe të gjithë llojet e dëshirave materiale. Ky është një deformim që po sjell pasoja në jetën sociale. Të gjithë duan para, të gjithë kanë dëshirë për konsum të bollshëm të të mirave materiale. Por ato nuk janë qëllim në vetvete, sepse njeriu me “karakter human” punon, fiton, konsumon dhe lufton që të jetojë, ndërsa njeriu me “karakter tregtar”, ka si ideal të vetëm të jetës kënaqësinë e parasë, të fitimit dhe të konsumit përtej nevojave, si qëllim në vetvete. Ky karakter po sjell një makutëri, agresivitet material të njerëzve, i cili, në jo pak raste, i kall njerëzit tanë në veprimtari kriminale. Po i shtohen shoqërisë sonë njerëzit që po paguajnë haraçin e karakterit të deformuar material. Për natyrën e njeriut me karakter tregtar gjithçka shndërrohet në mall. Jo vetëm sendet, por edhe vetë njeriu, energjia e tij fizike e shpirtërore, dijet, mendimet dhe ndjenjat e tij, janë “mall”. Madje, siç thotë Fromm-i, “mall bëhet edhe buzëqeshja e njeriut”. Ajo që është shqetësuese, është fakti që “karakteri tregtar” është bërë masa universale e vlerësimit të njeriut të suksesshëm, sepse tregu është bërë ai që vlerëson masën e vlerës së mallit, por në një masë të konsiderueshme edhe vlerësimin social të njeriut.

Megjithatë, unë mendoj që çdo e keqe ka dhe të mirën e vet. Nuk ka dukuri sociale të kulluara, me efekt drejtvizor pozitiv apo negativ. Gjërat janë komplekse dhe shfaqja e “karakterit tregtar” të njeriut në shoqërinë tonë duhet konsideruar padyshim dukuri e jetës moderne. Sociologët kanë të drejtë, kur thonë se kur shfaqet dukshëm “karakteri tregtar” i njeriut, siç po ndodh tashmë edhe në shoqërinë shqiptare, “shoqëria moderne ka ardhur”. Tashmë jetojmë në një “kapitalizëm të zhvilluar”, i cili “qendërzon” njeriun mbi fitimin, mallin dhe paranë, që e bën atë një “vegël” në tregun masiv të mallrave. Ky deformim karakteri është i vështirë për t’u korrigjuar. Kudo në botë, njerëzit janë bërë skllevër të sendeve, duke qenë në raportin paradoksal më të mundshëm, kur njeriu me karakter tregtar jo vetëm i sundon sendet, por dhe sundohet prej tyre, në të njëjtën kohë...



Publikuar: 26.06.2008 04:46:24
Lexuar: 98 herė
Fjalėt kyēe: Guaska, materjaliste, zhvillimin, ekonomisė,
  


Lajmet e fundit
Si tė veprohet kundėr reumės? Si tė veprohet kundėr reumės?
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?



Lajmet te ngajshme
Teuta: Sot kujtoj me dhimbje vdekjen e Enverit, mbi tė u hodh baltė Teuta: Sot kujtoj me dhimbje vdekjen e Enverit, mbi tė u hodh baltė
Armėt shqiptare dhe SHBA Armėt shqiptare dhe SHBA
Dilema e dosjeve Dilema e dosjeve
Ideologji shfarosėse e programuar Ideologji shfarosėse e programuar
Ballkan i veshtire Ballkan i veshtire
Jo Shqiperi e Madhe, por Natyrale Jo Shqiperi e Madhe, por Natyrale
Kosova nė mėshirė tė fatit Kosova nė mėshirė tė fatit
Stabiliteti i Putinit dhe ēfarė ndodh pas fasadės Stabiliteti i Putinit dhe ēfarė ndodh pas fasadės
Gratė, stabiliteti dhe zgjedhjet 2008 nė Maqedoni Gratė, stabiliteti dhe zgjedhjet 2008 nė Maqedoni
Nė shtetin e ri tė Kosovės, kremtojmė ditėlindjen e heroit tonė gjithėkombėtar Adem Jashari Nė shtetin e ri tė Kosovės, kremtojmė ditėlindjen e heroit tonė gjithėkombėtar Adem Jashari
Google Yahoo MSN