Mė poshtė do tė mund tė gjeni katėr nga defektet mė tė mundshme tė pajisjeve elektrikė nė makinė dhe disa kėshilla si tė dini tė gjendeni nė situata tė tilla.
Akumulatori
Nëse ju ndodh që në momentin kur i jepni makinës kontakt, në tabelën e instrumenteve ndizet drita që tregon shtypjen e vajit, jo më intensitetin e zakonshëm por më dobët, defekti mund te jetë në lidhjen e dobët të akumulatorit apo edhe në mos mbushjen e duhur me likuid të vetë akumulatorit.
Kontakti
Në qoftë se kur ju e sillni çelësin dhe ai nuk e aktivizon motorin, kurse dritat në tabelat e instrumenteve kanë ndriçim normal, defekti mund të jetë në vetë bravën e kontaktit apo në elektronisësin.
Kutia shpërndarëse
Por nëse elektronisësi e sjell motorin, por edhe përkundër kësaj motori nuk ndizet, defektin duhet ta kërkoni në kutinë shpërndarëse.

teknologji
Kabllot
Gjëja e parë që duhet të shihet të kabllot është se a janë mirë të lidhura me kutinë shpërndarëse, kandelat etj. Nëse lidhjet nuk janë të mira, ato ose janë djegur ose janë lagur. Me një leckë të pastër duhet ta largoni papastërtinë kurse, me pastaj, më një brushë letre duhet ti pastroni vendet ku lidhen kabllot.