E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Stil > Misioni i (pa)mundur i buzėve tė kuqe
Misioni i (pa)mundur i buzėve tė kuqe
Misioni i (pa)mundur i buzėve tė kuqe
Ėshtė truku i momentit. Edhe pse ėshtė i vėshtirė pėr t’u pėrdorur do tė ishte njė mėkat i vėrtetė tė mos e provoje. Njė gloss i shndritshėm pėr ditėn, mat dhe mbulues pėr mbrėmjen: e rėndėsishme ėshtė tė zgjedhėn tonin e duhur.

Buzëkuqi i kuq është shumë elegant, me kusht që të jetë përdorur në mënyrë perfekte. Ja se si të veprosh. Fshi konturin natyral të buzëve dhe një shtresë korrektori.

Vendos një bazë transparente. Vizato bordurën e jashtme të gojës me një laps të së njëjtës ngjyrë me të buzëkuqit. Shpërndaj buzëkuqin më një penel të vogël me majë të sheshtë. Fillo nga qendra e buzës së sipërme dhe vazhdo drejt cepave të jashtëm. Më pas kalo në buzën e poshtme dhe në fund tampono buzët me një shami.

Nëse je brune

Nëse flokët janë në ngjyrë të errët, të zeza për shembull, i kuqi i buzëve nuk duhet të jetë i tepruar. Buzëkuqi më i mirë është ai në ngjyrë të kuqe të shndritshme. Nëse mendon se është shumë, mund të zgjedhësh një gloss të të njëjtit tonalitet: efekti do të jetë më ndriçues, edhe pse më pak i dukshëm.

Shkëlqyesi mund të vendoset si vetë, ashtu edhe sipër buzëkuqit. Në këtë rast duhet të keni parasysh se gloss-i e tret ngjyrën e buzëkuqit duke e bërë më brilant, por më pak të thellë. Ndërsa më të kuqen “bojë vaji” hijezuesit e syve duhet të jenë në tonet e shampanjës dhe grisë së thellë.

Duhet të theksohen sidomos qepallat, që vijnë duke u shumuar së jashtmi. Rimeli mund të jetë edhe gri.

Nëse je bionde

Në ngjyrat e arta dhe ato shumë të qarta e përshtatshme është një e kuqe që mund të anojë pak edhe në nuancë blu: një ngjyrë më e fikur rezulton të jetë më shumë glamour.

moda
moda


Po hijzeuesit e syve? Kombinimet ideale janë bluja e errët dhe grija turtull, nëse përdor buzëkuq. E kaltra dhe grija e qartë shkon me gloss dhe shkëlqimet perlë.

Për t’i bërë buzët më pak të ndezura, duhet t’i jepet shumë thellësi shikimit. Mjafton të vendosësh ngjyrën më të çelur në zonën më pranë qerpikëve dhe në brendësi atë më të errëtën duke e sfumuar.

Mund të përdorësh edhe vetëm një ngjyrë duke e shpërndarë me një penel në brendësi të syrit drejt cepave.
Për qerpikët këtë dimër do të jetë në modë rimeli ngjyrë blu dhe ai me efekte transparente.

Nëse je kuqe

Kush mendon me flokët e kuq duhet të heqë dorë nga buzëkuqi i së njëjtës ngjyrë, gabon. E rëndësishme është që të zgjedhësh një buzëkuq ngjyrë tulle me nuancë të lehtë portokalli, që nuk stonon me ngjyrën e lëkurës dhe të flokëve.

Përveç buzëkuqit mund të përdoret edhe gloss-i, që duke reflektuar dritën, zmadhon pak edhe gojën. Nëse i ke buzët shumë të holla, vendos sa më shumë. Më pak, dhe vetëm në qendër, nëse buzët janë voluminoze. Për hijezuesit, vlejnë të gjitha tonet e bronzit, kafja, gështenja, çokollata dhe e gjelbra ushtarake.

Por duhet të shmanget jeshilja e ndezur. Nëse nuk dëshiron të shpërndash hijezuesin mbi të gjithë qepallën e sipërme, mund ta përdorësh edhe si një eyeliner, duke vizatuar një vizë të hollë në rrëzë të qerpikëve.

Nëse je gështenjë

Kombinimi më i mirë për flokët ngjyrë çokollatë fitohet duke zgjedhur një buzëkuq ngjyrë mëllage të shndritshëm: kontrasti nuk është shumë i dukshëm dhe rezultati është chic.

moda
moda


Nëse në vend të buzëkuqit, ndoshta gjatë ditës, preferohet një gloss, sekreti për ta bërë të duket perfekt është që të marrësh një sasi të vogël me një penel, ta vendosësh në kurrizin e dorës dhe më pas ta vendosësh në buzë.

Temperatura e lëkurës e ngroh produktin, i cili shpërndahet më mirë në buzë, duke garantuar një qëndrim më të gjatë. Për hijezuesit, bazohu në tonet e rozës dhe grisë. Mund të shpërndash tonin rozë në brendësi të syrit dhe atë grinë në cepat e jashtëm. Ose të sfumosh rozën në harkun vetullave dhe të përdorësh grinë mbi qepallën e brendshme, për një efekt smokey eyes.







Publikuar: 26.06.2008 05:22:15
Lexuar: 229 herė
Fjalėt kyēe: Misioni, mundur, buzėve,
  


Lajmet e fundit
MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni
Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit
Si tė veprohet kundėr reumės? Si tė veprohet kundėr reumės?



Lajmet te ngajshme
Si tė dukesh elegante? Si tė dukesh elegante?
Parfumet, kthimi i aromave te luleve Parfumet, kthimi i aromave te luleve
Moda green Moda green
Tokio- Nė pasarele modelja me fustanin e artė Tokio- Nė pasarele modelja me fustanin e artė
Vjeshta me stilin e saj Vjeshta me stilin e saj
Tė jetosh nėn xhins Tė jetosh nėn xhins
5 dėshirat e make up 5 dėshirat e make up
Po mua cila ngjyrė mė shkon? Po mua cila ngjyrė mė shkon?
Bluza dhe taka pėr mbretėreshat e Versace Bluza dhe taka pėr mbretėreshat e Versace
Tatuazhet Tatuazhet
Google Yahoo MSN