E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Stil > Njė make-up pėr ngjyrėn e syve tė mi
Njė make-up pėr ngjyrėn e syve tė mi
Njė make-up pėr ngjyrėn e syve tė mi
Nuancat e e bukura janė ngjyra: rozė, violė, rosa, viola, . Por edhe e gjelbėr, e kaltėr, e verdhė dhe portokalli. Por tonet asnjėherė nuk duhen zgjedhur rastėsisht. Kėrko nuancėn qė e bėn mė tė thellė ngjyrėn e syve tė tu.

Portokalli për sytë blu

Rozë, korale, portokalli dhe kafe e pjekur. Janë të gjitha ngjyrat që i gjallërojnë më shumë sytë blu. Përmbajnë pigmente të ngrohta, që për kontrast e bëjnë më të thellë ngjyrën e syve. Kombinimi do të ishte perfekt nëse keni flokë biondë si Gwyneth Paltrow.

Por këto ngjyra u shkojnë edhe flokëgështenjave. Kurse flokëkuqet, për të ruajtur ekuilibrin mes ngjyrës së flokëve dhe të syve, rrinë shumë mirë tek tonet e gjelbra pastel dhe gurkali.

Për të mos e ngarkuar shumë shikimin shmangni përzierjen e më shumë se dy hijezuesve. Shpërndajeni nuancën më të errët në rrëzë të qerpikëve për ta bërë vështrimin më të thellë dhe vazhdoni më tonin më të çelët në pjesën e harkuar për t’i bërë sytë më të mëdhenj.

Mos harroni një detaj: tonalitetet më të errëta të çdo ngjyre u shkojnë femrave më të pjekura, kurse tonet pastel atyre më të reja. Edhe nëse sytë blu janë shumë të ndjeshëm, ekspertët thonë se mund të përdorni çdo lloj hijezuesi, mjafton që produktet të jenë të testuara.

Bezhë për sytë e gjelbër

Nëse jeni bionde si Kate Winslet, lërini qepallat natyrale, për të nxjerrë edhe më në pah të gjelbrën e syve. Nëse ngjyra nuk është shumë e qartë, preferoni blunë ose të kaltrën pastel, për të shmangur efektin zbehës. Për ato që kanë flokë gështenjë dhe sy të gjelbër, janë mirë tek ngjyrat kafe, kurse për flokët e kuqe tonet e përshtatshme janë ato gështenjë.

make-up
make-up


Për të zgjatur sa më shumë qëndrimin e pluhurave mbi qepalla, mos përdorni krem hidratant, por fondëtintë, sepse krijon nja bazë fiksuese. Për të mos i skuqur sytë gjatë heqjes së makijazhit, me një tampon pambuku të zhytur në sulucion pastrues për sytë, hiqni me kujdes pluhurat, por pa i fërkuar sytë. Shpëlajini më ujë të ftohtë.

Bronz për sytë gështenjë

Kafja është universale, u shkon të gjithave. Në rastin e flokëve dhe syve të zinj, si Penélope Cruz, duhet një nuancë e ngrohtë, kafe ose bronz, për t’u kombinuar edhe me një pluhur tjetër në ngjyrë perle ose vanilje. Një alternativë tjetër? E gjelbër pylli.

Sa për flokët e kuq, synoni ngjyrat e ftohta si plumbi dhe më pas ekuilibroni ngjyrën e flokëve me atë të syve duke përdorur një ton ngjyrë rëre ose bezhë të qartë.



Publikuar: 26.06.2008 05:32:31
Lexuar: 310 herė
Fjalėt kyēe: Make-up, ngjyrėn, syve,
  


Lajmet e fundit
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern



Lajmet te ngajshme
Brian Reyes – pranvera dhe vera 2008 Brian Reyes – pranvera dhe vera 2008
Piercing dhe tatuazhe Piercing dhe tatuazhe
Dua parfumin tim! Dua parfumin tim!
10 Gjėra qė duhet ti dini pėr modėn 10 Gjėra qė duhet ti dini pėr modėn
Loredana Faccadio manikene Italiane nė Zvicėr Loredana Faccadio manikene Italiane nė Zvicėr
E dua, e dua, e dua... atė ēantė E dua, e dua, e dua... atė ēantė
Sensualiteti tendenca e verės Sensualiteti tendenca e verės
Buzėkuqi - Kėshilla pėr pėrdorim Buzėkuqi - Kėshilla pėr pėrdorim
20 kėshilla pėr flokė tė bukura dhe tė shėndosha 20 kėshilla pėr flokė tė bukura dhe tė shėndosha
E ėmbėl me Juicy Couture E ėmbėl me Juicy Couture
Google Yahoo MSN