Nė mbrėmjen e 10 Dhenorit 1980 nė Rr. At Gjergj Fishta Nr. 28a nė Prishtinė u mbajt Mbledhja e Byrosė Politike tė PKMLSHJ, ku u analizua situata politike nė vend dhe me atė rast u vlerėsua se statusi i pa zgjedhur politikė i Popullit Shqiptar nė RSFJ dhe gjendja ekonomike e sociale po i afrohet pikės kritike e cila mund tė prodhoi shpėrthime revoltave tė pakėnaqėsisė kundrejt autoriteteve shtetėrore tė pushteti tė LKJ!
U vlerësua se brenda vendit, pos garniturave politike vendore të LKJ në pushtet, në teren po ndihet edhe aktiviteti i disa organizatave e grupeve ilegale patriotike të cilat aktivitetin e vet po e zhvillojnë në platformën tradicionale patriotike të Lëvizjes për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe se ato mund të e shfrytëzojnë gjendjen e tendosur apo ndonjë shpërthim të mundshëm të revoltave për të orientuar kahen e tyre në drejtim të realizimit të atyre aspiratave.
U vlerësua se dalja në skenë e kërkesës për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në këtë kohë kur raporti i forcave ishte në anën e regjimit të atëhershëm jugosllav, do të ishte një veprim i ngutshëm, i cili do të shfrytëzohej nga Beogradi për të goditur Lëvizjen në përgjithësi, para se kjo të ishte e përgatitur dhe të ishte e fuqishme të dali dhe të qëndrojë me suksese në skenë. U vlerësua se PKMLSHJ me platformën e vetë për zgjedhjen e Çështjes Shqiptare në RSFJ, e cila tanimë i kishte përfunduar përpjekjet e fazës së parë përmes të cilës ishte ushtruar presion ndaj pjesëmarrësve shqiptar të Institucioneve Udhëheqëse brenda pushtetit të LKJ, qe ata vetë në rrugë legale të e shtrojnë para autoriteteve federale të ish Jugosllavisë kërkesën për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës e ku do të përfshiheshin të gjitha viset shqiptare që gjendeshin të ndara nën sundimin e Republikave të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje dhe se ishte koha për kalimin në fazën e dytë të realizimit të Programit të PKMLSHJ me Kërkesës për Republikë përmes të organizimin të demonstratave publike me këtë kërkesë.
Në këta mbledhje të Byrosë Politike të PKMLSHJ u morr vendim që të themelohet Shtabi për Organizimin e Demonstratave me kërkesën për Republikë gjatë vitit 1981 dhe me këtë detyrë u ngarkuan Sekretari Organizativ dhe Sekretari Operativ i Partisë. Vendimin e nënshkroi Sekretarit Politikë të Udhëheqjes së PKMLSHJ.
Me atë rast u morr qëndrim që si kohë më e përshtatshme për këtë është vjeshta e vitit 1981 duke menduar në kohën e nevojshme për organizimin e mirëfilltë të tyre. Por njëkohësisht nga shkaku o gjendjes së krijuar u diskutuan edhe veprimet në rast të e shpërthimeve të revoltave e pakënaqësive popullore të mundshme edhe para kësaj kohe dhe u vendos se në këto raste kjo pakënaqësi duhej shfrytëzuar duke dhënë kahen përmes shtruarjes së Kërkesës për Republikën. Sekretari Organizativ dhe ai Operativ menjëherë kaluan në veprim dhe pasi që u krijua Shtabi për Organizimin e Demonstratave, i cili filloi përgatitjet teorike dhe praktike për të realizuar këtë detyrë.
Në Janar të vitit 1981 në letrën e PKMLSHJ drejtuar Fadil Hoxhës edhe njëherë për herë të fundit u kërkua nga ai që personalisht te dali pra Udhëheqjes Jugosllave me kërkesën për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës dhe paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodhë PKMLSHJ do të organizoi demonstrata publike me këtë kërkesë. Para kësaj, PKMLSHJ-a mes viteve 1978 1980 apeloi me shkrim disa herë me radhë në adresa të udhëheqësve të atëhershme të ish KSA të Kosovës të KQ të LKJ dhe vet Titos, që vetë ata të ndërmerrnin hapa konkret në realizimin e krijimit të Republikës së Kosovës. Përmes këtyre kërkesave me shkrim kërkohej në rrugë paqësore, që Udhëheqja e LKJ dhe RSFJ të ndërmarrin hapa për realizimin e krijimit të Republikës së Kosovës në të kundërtën PKMLSHJ do të kalon në fazën e tretë, me çrast më nuk do të kërkohej më Republika e Kosovës brenda federatës, por në rast të tillë (d.m.th. përmes revolucionit të armatosur) do të kalohet në realizimin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Osman Osmani/dervina