Disa pėlqejnė aromat klasike. Tė tjerat ėmbėlsinė. Dikush kėrkon diēka tė mprehtė e tė veēantė. Gjashtė femra tė njohura shqiptare dhe gjashtė aroma tė ndryshme. Sipas karakterit tė tyre.
Me sensualitetin e Yllka Mujos
Coco mademoiselle
Ka vetëm pak kohë që e ka zbuluar: sapo e ka ndjerë, Yllka Mujo është identifikuar menjëherë me këtë aromë. Mishërimi modern i shpirtit të Gabrielle Chanel-it, Coco mademoiselle shfaq një sensualitet të shndritshëm, një joshje të pazakontë, një alkimi që nxjerr në pah shpirtin e një femre të pavarur, të një femre seksi, paksa provokuese, personaliteti i së cilës magjeps meshkujt.
Më mirë se çdokush, për këtë parfum flet krijuesi i tij Jacques Polge: Nëse Chanel n° 5 është një aromë mbrëmjeje, Coco Mademoiselle është një trëndafil i freskët mëngjesi. Nëse i pari shpreh një feminilitet sensual, unë preferova të mbaja përbërësin seksi, por duke i dhënë veç freskisë edhe pak aromë mashkullore. Ky është sekreti.
Kristali i çmuar i Majlinda Bregut.
Crystal noir
Ndoshta deputetja e PD-së nuk e ka ditur se shishja e flakonit Crystal noir, aroma më e re e Versace-s, në fushatën e saj të hedhjes në treg, u ishte drejtuar grave si ajo: gjithmonë të modës dhe që nuk ngurrojë të mbizotërojnë mbi të tjerët.
Gjithsesi, e vetëdijshme ose jo që ai parfum kishte paksa edhe nga personaliteti i vet, Majlindës i pëlqeu mbi të gjitha baza e parfumit me erë gardenie dhe qelibari. Por nuk është vetëm aroma ajo që godet: forma e shishes, thelbësore në ideimin e fushatës publicitare të parfumit, është mjaft e veçantë për shkak të tapës me dimensione të mëdha me faqet si diamant, e gjitha në qelq. Me pak fjalë, diçka që duket mjaft e çmuar.
Genta Ramadani në gjurmët e Sex and the City
Lovely
Ka zgjedhur një personazh të famshëm ish-Miss Albania Genta Ramadani për ti vjedhur aromën, mitikes Carrie Bradshow të serialit Sex and the City. Një buqetë delikate livandoje, orkideje, madarine, qelibari dhe myshku. Sipas Catherine Walsh-it, manaxhere e shtëpisë së prodhimit Lancaster, prodhuesit janë detyruar të bëjnë tentativa të ndryshme derisa arritën të gjenin një aromë që ti mbushte mendjen Sarah Jessica Parker-it.
Aktorja që në mars mbushi dyzetë vjeç, ka deklaruar: Eshtë një aromë mjaft delikate, aspak agresive. Nuk është ai lloj parfumi që mund të ndjehet kur personi që e mban nuk ka hyrë ende në dhomë. Edhe vetë shishja është imazhi i personazhit, për të cilin është krijuar parfumi: femërore, elegante, romantike.
Jeta e ëmbël e Amarda Toskës

parfum
Dolce Vita
Prezantuesja e bukur e Portokalli-së është duke shijuar ditët e saj më të mira në televizion. Prandaj dhe në gamën e aromave të shtëpisë Dior, ajo ka zgjedhur pikërisht atë që bën për të, Dolce Vita. Eshtë një parfum që jep menjëherë një ndjesi komoditeti, grishjeje, një aromë e mbushur me shkëlqim të ëmbël dhe sensual që evokon lumturinë dhe gëzimin e të jetuarit. Dhe pikërisht me këtë moto është hedhur në treg.
Parfumi i gëzimit të të jetuarit dhe të feminilitetit të përjetshëm, është i karakterizuar nga aromat e ëmbla të luleve dhe frutave, zambakë, manjolë, trëndafil që përzihen me kajsinë, pjeshkën dhe kanellën. Aroma e Amit.
Mprehtësia e të përditshmes së Fjodora Fjorës
Van Cleef Arpels
Eshtë gjithmonë e tunduar nga emrat e njohur të modës. Por kur vjen puna për të zgjedhur një aromë, Fjodora Fjora nuk mund të kënaqet lehtë me një parfum që e kanë të gjithë. I pëlqejnë sigurisht parfumet kult, por aroma e saj duhet të mos ngatërrohet kurrsesi me të tjera frangranca që mund të jenë të përhapura në të njëjtin mjedis.
Prandaj edhe ka zgjedhur Van Cleef Arpels, një parfum ky jo shumë i përhapur e që klasifikohet ndër aromat e mprehta. Kjo aromë femërore përftohet në sajë të përzierjes së jaseminit, mandarinës dhe vaniljes.
Mjaft i këndshëm është një parfum që rekomandohet për veshjet casual. Kurse sa për aromën speciale
Nëse Fjodora do ta tregonte, si mund ti mbeste e veçantë!