Kėto rrethana politike tė krijuara nė Ballkan nė fund tė vitit 1911 shtroi njė detyrė tė re para tė gjithė patriotėve shqiptarė qė sa mė shpejtė tė organizohet mbrojtja e vendit. Prandaj nė Stamboll u thirrė njė mbledhje e pėrbashkėt e patriotėve shqiptarė qė u mbajt nė shtėpinė e Hoxhė Tasinit me tė cilėn kryesoi Ismail Qemali.
Në mbledhje ai tha: se me kërkesa individuale, rezoluta dhe memorandume nuk mund të fitohet asgjë, nga njerëzit që nuk duan të kuptojnë tha Ismail Qemali. Prandaj në këtë mbledhje pas një analize të hollsishme u vendosë që të përcaktohen detyrat konkrete në mes patriotëve shqiptarë për të përgaditur popullin për kryengritje të përgjithshme e cila do të fillonte së pari në Vilajetin e Kosovës. Të gjithë deputetët shqiptarë ranë dakord se duhet ta lëshojnë Stambollin dhe të nisen sa më parë për Shqipëri, me detyra të reja. Hasan Prishtina u nisë për në Kosovë, pasi kishte autoritet më të madh në tërë Vilajetin, për të organizuar kryengritje të armatosur.
Ndërsa Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, caktohen për në Evropë për të mbledhur ndihma dhe material tjetër luftarak dhe të kërkojnë përkrahje diplomatike nga Fuqitë e Mëdha. Hasan Prishtina pasi arriti në Shkup, filloi me organizimin e kryengritjes. Ky kërkoi bashkpunim edhe me popullsinë sllave që jetonin në Shkup. Ky pati disa biseda me udhëheqësit e lëvizjes së VMRO-së Pavllovin.
Por qarqet shoveniste bullgare nuk pranuan bashkpunim me shqiptarët, pasi kishin përgaditur projektin e fshehtë, për ndarje të Maqedonisë. Pasi në anën tjetër ishin duke bërë tentativa me Serbinë dhe Malin e Zi. Ky shtet i vogël i cili në atë kohë ishte nën protektoratin e Rusisë dhe kishte përkrahjen e saj diplomatiko-financiare, e në veçanti Kral Nikolla, ishte zotuar se do të arrinte të afronte Serbinë me Bullgarinë në luftë kundër Turqisë, për dëbimin e saj dhe pushtimin e tokave shqiptare nën sundimin sllav.(Që në atë kohë disa nga krerët shqiptarë e trjatonin kral Nikollën si mik i madh i shqiptarëve, V.XH).
Po ashtu ato ditë edhe diplomacia ruse në krye me carin e saj Nikollajin e II, ishte shumë e interesuar që sa më parë të nënshkruhet alenca luftarake në mes Bullgarisë e Serbisë, për ndarjen e Shqipërisë etnike. Prandaj qarqet sunduese bullgare u ndaluan krerëve bullgaro-maqedonas të krahinës së Maqedonisë që të bashkpunojnë dhe të përkrahin kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare të vitit 1912.V.XH).
Në anën tjetër Hasan Prishtina, pa lodhshëm kontaktonte me diplomatët e huaj dhe për këtë çështje me atasheun austriak shkoi në Tetovë. Vendi i takimit u mbajt në Arabati baba teqe në Tetovë, ku morrën pjesë përveç Hasan Prishtinës edhe Idriz Seferi nga Gjilani, Sahit Hoxha nga Shkupi, djali i Mehmet Pashës, Halim beu dhe vicekonsulli austriak, Tibor Fon Porcel dhe Shehu i Tetovës, Baba Hamiti.
Në këtë takim disa ditësh u përgatit fillimi i Kryengritjes më të madhe shqiptare, që është e njohur si Kryengritja Përgjithëshme e vitit 1912. Në këtë konsultim pariotët shqiptarë ranë në dakort që të mblidhen në Kuvendin e Junikut më 21 Maj të vitit 1912. Në këtë Kuvend morën pjesë përfaqësues nga tërë Shqipëria mbi 3000 delegatë. Sipas të dhënave që na ofron diplomacia ruse në fshatin Junik, kanë marrë pjesë disa mijë shqiptarë ku u lidh besa për luftë kundër sunduesit xhon-turk. Në këtë Kuvend përgjegjës për anën e Preshevës e Gjilanit u caktua Idriz Seferi. Ndërsa për Tetovë Gostivar sëbashku me Kërçovë e Dibër përgjegjës u caktua Mehmet pashë Tetova.
Në këtë Kuvend u lidh besa për të luftuar kundër pushtetit turk deri në shkëputjen dhe njohjen e autonomisë së plotë, duke miratuar në formë të rezolutës këto pika:
1. Caktimin e kufijve të Shqipërisë dhe bashkimin e katër Vilajeteve,
2. Të emrohej një qeveritar shqiptar në krye të Shqipërisë.
3. Punsimi i shqiptarëve në administratë, përdorimi i alfabetit latin, njohja e Kombit dhe kryerja e shërbimit ushtarak në Shqipëri.
Pra ky program që u miratua në Kuvendin e Junikut ishte më i kapshëm për udhëheqësit e Lëvizjes sonë Kombëtare, prandaj si i tillë nuk u prit mirë nga disa të modernuar, këto forca që merrnin pjesë në këtë Kuvend që flisnin shqip, por në shpirt e mbanin Turqinë. V.XH).
Por krerët më të vendosur të Lëvizjes sonë Kombëtare si Hasan Prishtina Bajram Curri, Idriz Seferi Halim Derella ishin të vendosur që nëpërmes armëve të realizojnë vendimet e marrura në Kuvendin e Junikut. Pasi turqit në fillim fare nuk donin të përfillnin kërkesat e shqiptarëve të marura në Junik, Kryengritësit shqitarë vendosën që së pari të sulmojnë Pejën më 31 maj, luftimet zgjatën deri në qershor të vitit 1912.
Në pjesën tjetër të Vilajetit të Kosovës kryengritja poashtu kishte marrë hov të madh. Në Preshevë-Gjilan, vepronte Idriz Seferi, në Tetovë-Gostivar-Kërçovë, vepronte Mehmet Pashë Tetova, e në Prizren-Lumë, ku vepronte Islam Spahia, raportonte konsulli serb nga Shkupi, Beogradin, ku thotë:ushtria turke është e mbyllur nëpër kazerma. Me administratën e vendit qeverisin vetë shqiptarët.
Në këto rrethana lufte diplomacia Evropiane ende nuk kishte dhënë asnjë shenjë përkrahje për kërkesat e shqiptarëve dhe luftën e saj për autonomi. Së shpejti kundër kryengritësve shqiptarë u prononcua diplomacia anglo-franceze, duke u deklaruar haptazi para disa udhëheqësve shqiptarë si Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, se nuk e përkrahte kryengritjen e armatosur të shqiptarëve në Vilajetin e Kosovës. Pasi krerët e saj kërkonin pavarësi të plotë të Shqipërisë e cila mund të sjellte ngatresa të reja në Ballkan.Të njëjtat përgjigje i mori Ismail Qemali në vizitat që pati në Londër e Paris.
Ismail Qemali të vetmin shpëtim e pa për shqiptarët te Austro-Hungaria, Këtë mendim e ndanin edhe disa intelektual dhe patriotë shqiptarë të udhëhequr nga Dervish Hima. Këta ishin të bindur thellë se Austro-Hungaria kishte forcë dhe mundësi diplomatike ti mbrojë shqiptarët nga agresioni i huaj pansllavist. Por diplomatët austriak edhe kësaj radhe u përgjigjën si gjatë Lidhjes së Prizrenit, se shqiptarët duhej të qëndronin nën patronatin e perandorisë turke dhe është në të mirë të shqiptarëve që edhe më tutje të qëndrojnë nën patronatin e perandorisë turke duke bashkëpunuar me ta e mbajtur marrëdhanie të mira me perandorinë. Duke kërkuar nga udhëheqësit shqiptarë që të ndërpresin kryengritjet e filluara të cilat mund ta trazonin tërë Ballkanin dhe situata politike mund të bëhej më e keqe. Nga këto përgjigje të Fuqive të Mëdha Ismail Qemali u bindë se populli shqiptar nga ndihma që priste nga Fuqitë e Mëdha nuk ka asgjë.
Por ky Diplomat me një përvojë të madhe politike-diplomatike si udhëheqës që kishte qenë në shumë krahina të perandorisë turke gjatë karierës së vetë politike vendosi edhe njëherë të vënte në kantarë pulsin e diplomacisë italiane për të ndihmuar kësaj radhe Shqipërisë për njohjen e pavarësisë. Ismali Qemali kërkoi shtruar nga Italia përkrahje diplomatike për Shqipërinë. Por kësaj radhe mori përgjigje të prerë, po ne jemi të gatshëm ti ndihmojmë Shqipërisë në rrugën e pavarësisë , por kemi frigë të dalim publikisht në vijë të parë për mbrojtjen e çështjes shqiptare. Pasi në Shqipëri e Ballkan ndeshen drejtë përsëdrejti interesi anglo-rus në një anë dhe në anën tjetër interesi austro-gjerman. Pra ndërhyrja e jonë vetëm do të shpejtonte luftën ballkanike dhe interesi politik italian do të ishte fare pa leverdi në aspektin politiko-strategjike.