E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Kompromiset e dhembshme!
Kompromiset e dhembshme!
Kompromiset e dhembshme!
Diskurset politike tė udhėheqėsve tė dalė nga vota e popullit nuk dallojnė edhe aq prej tė tjerėve, elitarizmi nuk ėshtė shkėputur nga konceptet e bajraktarizmit, nepotizmi ėshtė bėrė pėrditshmėri.

Varfëria edhe më tutje po ngulfatet dhe minimizohet në saje të avanseve politike të gjendjes momentale që është krijuar pas shpalljes së pavarësisë edhe pse ka marrë përmasa serioze. Shtypi i përditshëm e javor paraqet skemat e profiterve politik dhe keqpërdoruesve të votës së popullit të cilët e përdoren pozitën për t’u pasuruar.

Shumë luftëtar dhe familje të dëshmove kanë mbetur në harresë disa edhe buzë greminës ekonomike. Pothuajse fare nuk po lobohet rreth avancimit dhe njohjes së mëtutjeshme të Kosovës në agjendat ndërkombëtare dhe nga shtetet që presin ta njohin Kosovën si shtet të pavarur. Lobi shqiptar këtu në SHBA është shumë i fortë por sa shfrytëzohet zyrtarisht për ta ndihmuar Kosovën në avancimet e reja kjo varet nga strukturat aktuale që janë kompetente për ketë.

Disa nga liderët tanë në periudha të ndryshme kohore nënshkruan akte ku luhej më fatin e popullit-kombit, madje nga një herë janë bërë edhe kompromise të ndryshme të cilat në një mënyrë janë të dhembshme por të riparueshme në aspektin afatgjatë nëse shikohen me atë ndjenjë. Për të gjithë ne është brengosëse ndarja e Mitrovicës, veçanërisht pas futjes në veprim të Kushtetutës, e cila me mjaft vështirësi po gjen zbatim, me theks të veçantë që nga dita e parë është bojkotuar nga pala serbe dhe struktura tjera të cilat arbitrarisht konsistojnë më vijat e pushtetarëve radikal serb të cilët po bëjnë çmos për ta shtrirë ndikimin në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Kontesti i mbi 2.000 hektarëve tokë të cilat në një mënyrë i ka uzurpuar Maqedonia nga Kosova paraqet një problem jo aq të madh por që mund të merr përmasa serioze. Deshëm apo jo ndër kompromiset më të dhembshme mbeti plani famoz i ashtuquajtur Plani i Ahtisarit.

Ky plan siç dihet është kompromisi ndër më të dhembshmit për Kosovën qe beri GN gjatë bisedimeve me palën serbe në Vjenë.

Është shpenzuar shumë energji gjerë më sot për ta servuar në opinion shqiptar planin e Ahtisarit si zgjidhje më e mirë për Kosovën duke e përdorë shtypin e mjetet tjera propagandistike, për ta bindur opinionin kosovar dhe më gjerë se plani i Ahtisarit është ndër zgjedhjet më të mira, edhe pse ai e katandisë Kosovën ne një gjendje as që nuk është as luftë as paqe me shume territore të kontestueshme.

Siç është vlerësuar nga opinioni ndërkombëtar por edhe nga analist të mirëfilltë që konsiderohen njohës të mirë të çështjes së Kosovës, disa herë kanë alarmuar se lidershipi kosovar mjaft pak apo hiq ka reaguar dhe i ka kundërshtuar kërkesat e padrejta që po i imponohen nga një pjesë e politikës ndërkombëtare proserbe.

Pajtueshmëritë më aparatin burokratik të UNMIK-ut, në kuptimin peçe-lepe, deri diku kanë marrë forma të theksuara të servilitetit i cili tashmë është bërë i tejdukshëm, kur dihet mirëfilli fakti se UNMIK-u Kosovën e ka shndërruar ne një model eksperimental, kurse popullin e saj ne një objekt te këtyre eksperimenteve.

Kosova edhe pse ka shpallur pavarësinë e saj me shumë se katër muaj dhe Kushtetuta e saj tashme ka hy ne fuqi ende mbetet një protektorat i UNMIK-ut, i cili Kosovën e lenë edhe më tutje më të drejta të kufizuara. Kjo situatë e krijuar ka filluar t`ia zbehë legjitimitetin Kosovës, njerëzit po e shikojnë të ardhmen me skepticizëm.

Nën administratën e UNMIKU-t Kosova është bërë një vend ku askush nuk jap përgjegjësi, ligji është monopol ne duart e klaneve politike, por edhe të fortit, gjykatat edhe më tutje diktohen nga politika, kurse arsimi dhe shëndetësia si dy dikastere të mëdha, njëra e edukimit e tjetra për mirëvajtjen e shëndetit të qytetarëve, janë ne një gjendje pothuajse të mjeruar. Deshëm apo jo Kosova tani si është, ka marrë përmasa edhe të ndarjes mbi vija etnike, koncept ky që në të ardhmen do të hasë në pengesa dhe vështirësi.

Prandaj pyetja qe shqiptarët e Kosovës dëshirojnë t`ia dinë përgjigjën është jo vetëm ne mes të fitores e humbjes pavarësisë apo robërisë se re, por si të parandalohet një përplasje ndëretnike me konflikte të reja etnike, qe veç kanë filluar ti marrin këmbët në shoqërinë tonë.

Zgjedhjet serbe të 11 majit që u mbajtën ne Kosovë, çuditërisht nuk i kundërshtoi askush, pos Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, plani i Ahtisaarit i pranuar nga liderët tanë si zgjidhja me e “mirë” e mundshme për Kosovën si dhe plani i fundit i Ban Ki Moon-it, i cili erdhi si rezultat i bisedimeve Serbi-Rusi-OKB, po ashtu i duartrokitur e miratuar fuqishëm nga liderët tanë, po ia heqin në masë legjitimitetin pavarësisë së Kosovës duke e bërë sovranitetin e saj jo sovran në shumë pjesë të vendit.

Aq me shumë që po planifikohet të ndahet Kosova, përmes planeve arbitrare të UN-it e të Serbisë, aq me tepër liderët tanë dëshirojnë të na bindin në mos ndarje dhe në funksionimin e pavarësisë.

Plani i Ahtisaarit po edhe ky i Banit flasin qartë për ndarje të Kosovës në vija etnike si dhe i japin Serbisë legjitimitetin e një faktori kyç ne vendosjen e çështjeve të rëndësishme qe kanë të bëjnë me Kosovën.

Plani më i ri i paraqitur nga Ban Ki Moon e sfidon planin e Atisaarit për disa nuanca, i cili ka dalë si rezultat i bisedimeve Rusi-Serbi-OKB, përmes të cilit del në pah i ashtuquajturi rikonfigurim i misionit të UNMIKU-t, i cili nuk është gjë tjetër përveç thellimit të ndarjeve etnike në Kosovë .

Siç e kanë cekur edhe disa nga analistët por edhe politikanët tanë, Misioni i UNMIK-u në bazë të marrëveshjes si dhe në bazë të Kushtetutës së Kosovës do të duhet të largohej i tëri nga Kosova pas 15 qershorit, sepse misioni i tij pas shpalljes së pavarësisë jo veç se do te ishte i panevojshëm po do ta ishte pengesë serioze për zhvillimet e mëtutjeshme të vendit.

Vazhdimi i misionit të UNMIK-ut dhe kompetencat e rezervuara ne disa sektorë te rëndësishme të jetës politike dhe ekonomike të vendit qoftë edhe si mision i rikonfiguruar duke e përdorur gjithnjë si bazë veprimi rezolutën 1244, bien në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës si dhe me rrethanat e reja të krijuara në Kosovë.

Siç po shihet plani i fundit i Ban Ki Moon-it, s`është gjë tjetër përpos edhe një kompromis i dhimbshëm për Kosovën, duke e zhvendosur pavarësinë e Kosovës tek statusi ende i pazgjidhur. Ky plan pos te tjerash u japë serbëve të drejtën që ata nuk duhet ta kishin kurrë, në partneritet administrativ dhe qeverisje të plotë në shumë pjesë të banuara me minoritet serb. Ky plan paraqet qartë formulën e Samarxhiqit në të cilën paraqitet ndarja funksionale e Kosovës mbi baza etnike.

Përderisa pala shqiptare duke mos besuar në ndarje klasike dhe lëvizje kufijsh , në realitet po ndodhin ndarjet funksionale brenda kufijve të Kosovës pikërisht sipas formulës se Samarxhiqit.

Ky është një realitet tashme i krijuar në Kosovë që për liderët tanë shihet krejt ndryshe.

Halit Mehmetaj/telegrafi


Publikuar: 27.06.2008 00:11:19
Lexuar: 78 herė
Fjalėt kyēe: Kompromiset, dhemshme, diskurset, politike,
  


Lajmet e fundit
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern



Lajmet te ngajshme
Transparencė virtuale Transparencė virtuale
Ndryshimi nis nga vetja... Ndryshimi nis nga vetja...
“A do ta fitojmė luftėn me vetveten” “A do ta fitojmė luftėn me vetveten”
Menēuri apo sanēopanēizėm?! Menēuri apo sanēopanēizėm?!
Dhuna nė heshtje vret sėrish Dhuna nė heshtje vret sėrish
Kosova nė mėshirė tė fatit Kosova nė mėshirė tė fatit
Diplomacia reale dhe nevojat e Shqipėrisė Diplomacia reale dhe nevojat e Shqipėrisė
Nocioni Modern Turk, Perėndimi-Vlerat “ Amorale” Nocioni Modern Turk, Perėndimi-Vlerat “ Amorale”
Fati i ligjit mbi duhanin Fati i ligjit mbi duhanin
Mungesa e njė kėrcėnimi Mungesa e njė kėrcėnimi
Google Yahoo MSN