Shfaqje Uuuh!..., me regji tė Isa Qosjes dhe me aktorėt Astrit Kabashi, Shkumbin Istrefi, Donat Qosja, Adriana Matoshi dhe Veton Osmani ishte shfaqja e fundit qė u dha mbrėm nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės. Kjo ishte repriza e tretė e kėsaj shfaqje pėrderisa ajo ėshtė dhėnė premierė dy javė mė parė.
Ndërkohë, Jeton Neziraj, drejtor i Teatrit, po ashtu ka paralajmëruar edhe hapjen e konkursit për dramën origjinale shqipe Katarina Josipi. Ky konkurs hapet pas më shumë së dy dekadash dhe është një konkurs që zakonisht stimulon dramat e zhanreve të reja.
Konkursi pritet të përkrahet edhe nga Ministria e Kulturës, pasi që këshilltari i Ministrit të Kulturës për Teatër, Bekim Lumi, beson se ministri do ta përkrah atë.
Ndërkaq, pritet që të hapet edhe konkursi për ansamblin e ri të aktorëve të Teatrit Kombëtarë një gjë kjo që parashikohet edhe me ligjin për teatër. Në bazë të nenit 25 të ligjit për teatër, sipas të cilit Teatri Kombëtarë i Kosovës duhet të këtë ansamblin e vet artistik, rezident, të përbërë se paku nga 30 aktorë.
Kryetari i Këshillit Drejtues Ahmeta Brahimaj ka paralajmëruar se për këtë do të bëhet një komision ekstra i cili do të zgjedh aktorët e rinj të teatrit./telegrafi