E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spanja siguron finalen pėrballė Gjermanisė
Spanja siguron finalen pėrballė Gjermanisė
Spanja siguron finalen pėrballė Gjermanisė
Kombėtarja e Spanjės ka arritur ta shkatėrrojė pėr tė dytėn herė nė kėtė kampionat evropian kombėtaren e Rusisė, duke e mposhtur kėsaj here me rezultat 3-0, dhe duke siguruar vend nė finale, ku do tė ndeshet me finalistin tjetėr, Gjermaninė.

Pjesa e parë

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, me raste në të dyja anët. Edhe pse rusët dominuan lehtë me mbajtjen e topit, ishin spanjollët ata të cilët kërcënonin më tepër portën kundërshtare.

Ajo që vlen të ceket sa i përket pjesës së parë ishte ndërrimi i detyruar i David Villas (33’) për shkak të lëndimit, ndërsa në vend të tij u inkuadrua ylli i Arsenalit, Cesc Fabregas.

Pjesa e dytë

Me të filluar pjesa e dytë mesfushorët e Barcelonës, Iniesta dhe Xavi, nxjerrin jashtë loje mbrojtjen ruse, ndërsa ky i fundit e plason topin në rrjetë, duke i sjellë avantazhin e Spanjës (minuta e 50-të).

Trajneri Hiddink reagon menjëherë duke larguar nga loja dy mesfushorët, Saenko dhe Semshov, ndërsa në vend të tyre inkuadrohen sulmuesi, Sychev dhe mesfushori, Bilyaletdinov.

Nga ana tjetër Torres vazhdonte me rastet e humbura. Ndoshta ishte kjo arsyeja që Aragones e nxori nga loja sulmuesin Liverpoolit dhe në vend të tij inkuadroi sulmuesin tjetër spanjoll, Dani Güiza. Bashkë me Torres nga loja doli edhe shënuesi i golit të parë, Xavi, ndërsa në vendin e tij e zuri mesfushori Xabi Alonso.

Në minutën e 73-të, i sapoinkuadruari në lojë, Güiza, shënoi golin e dytë për spanjollët duke paraboluar portierin rus, Akinfeev. Spanja nuk pati të ndalur deri në fund të takimit, dhe arriti ta shënojnë edhe golin e tretë përmes David Silva, shtatë minuta para fundit të kohës së rregullt (83’).

Kjo është fitorja e dytë e Spanjës ndaj Rusisë në këtë kampionat evropian. Kujtojmë se dy kombëtaret bënin pjesë në të njëjtin grup, atë D, dhe gjatë përballjes së parë Spanja shënoi fitore prej 4-1, me hat-trick të David Villas.

Gjermania dhe Spanja do të takohen në finalen e madhe në mbrëmjen e të dielës.



Publikuar: 27.06.2008 00:40:24
Lexuar: 63 herė
Fjalėt kyēe: Spanja, siguron, finalen, Gjermanisė,
  


Lajmet e fundit
Si tė veprohet kundėr reumės? Si tė veprohet kundėr reumės?
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?



Lajmet te ngajshme
Paraguai tepėr i fortė pėr Venezuelėn Paraguai tepėr i fortė pėr Venezuelėn
Ronaldinho e refuzon Cityn Ronaldinho e refuzon Cityn
Liverpool refuzon 32 milionė euro pėr Gerrard Liverpool refuzon 32 milionė euro pėr Gerrard
Messi: Barca mė e mirė pa Decon dhe Ronaldinhon Messi: Barca mė e mirė pa Decon dhe Ronaldinhon
Kuqi do tė shitet nė janar Kuqi do tė shitet nė janar
Mourinho largon Adrianon nė janar? Mourinho largon Adrianon nė janar?
Valencia refuzon ofertėn e Realin pėr Villan Valencia refuzon ofertėn e Realin pėr Villan
Romario pėrfundoi karrierėn futbollistike Romario pėrfundoi karrierėn futbollistike
Podolski: Nuk do tė duhej tė nėnshkruaja pėr Bayernin Podolski: Nuk do tė duhej tė nėnshkruaja pėr Bayernin
Davis Cup Fiton Holanda Davis Cup Fiton Holanda
Google Yahoo MSN