Do tė martohesh? Kujdes...
Ēdo i ri, martohet duke thurrur shumė ėndėrra pėr jetėn. Dikush mendon se do tė gjejė shoqen e zemrės sė vetė, dikush tjetėr kėrkon lumturinė qė ndodh qė edhe tė mos e gjejė. Siē ka nga ata qė thonė Shyqyr qė u martova, ka edhe nga ata qė thonė Ēbėra qė u martova.... ata tė rinj qė pėrgatiten pėr martesė, qė nesėr tė mos thonė Ah, sikur..., duhet tė kenė parasysh disa gjėra:
1. Së pari, njihni siç duhet veten tuaj.
Para se të njihni kandidaten me të cilën do të martoheni, njihni më parë veten tuaj. Duhet të dini se çprisni nga martesa. Çdo të thotë martesë për ty? Përse martoheni? A është martesa një fantazi apo një miqësi për jetën?
2. Formohuni shpirtërisht...
Mos mendoni martesë pa u formuar shpirtërisht, sepse martesa nuk është një lojë shtëpie. Nuk mund të thoni kur të mërzite, marrë rrobat e shkoj në shtëpi. Kur të martoheni duhet të merrni parasysh çdo sfidë të jetës.
3. Përfundoni edukimin tuaj arsimor...
Tregoni rëndësi të veçantë për përfundimin e studimeve në mënyrë që të keni në dorë një profesion të mirë.
4. Jini realist...
Përpiquni ti shikoni gjërat pa syze dhe të jeni realist. Martesa që ngrihet mbi baza ireale, mund të shembet që në vështirësinë e parë.
5. Mos mendoni E ndryshoj
Kurrësesi mos mendoni se mund të fshihni ca gjëra brenda vetes tuaj e ca sjellje të tjera mund ti ndryshoni. Në këtë mënyrë, martesa juaj kthehet në një luftë për të ndryshuar gjërat që sju pëlqejnë.
6. Kini kujdes vlerat dhe besimin tuaj
Zgjidhni një person që tju përshtate vlerave tuaja shpirtërore dhe shoqërore. Nëse një grua muslimane martohet me një të krishterë dhe ajo falet teksa ky i fundit përdor pije alkolike, apo qofte edhe e kundërta, atëherë nisin edhe problemet.
7. Dashuria është shumë e rëndësishme...
Ashtu siç është e gabuar shprehja Nuk martohem kurrë pa rënë në dashur, po ashtu është e gabuar edhe ideja e martesave të logjikës ku nuk ekziston dashuria. Njeriu nuk mund të kalojë jetën as me një fqinj me të cilin nuk kalon mirë, e jo më më shokun apo shoqen ejetës.