E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Stil > Aromė qershie
Aromė qershie
Aromė qershie
Tė gjitha parfumet e frymėzuara nga aroma e ėmbėl e frutės dhe luleve tė qershisė. Flakonė elegantė dhe aromė freskie, qė shpėrthen nėn marka tė njohura.

Gerlein me aromë qershie

Një aromë frutash të freskëta dhe “oreksndjellëse”. Përbërësit kryesorë përbëhen nga jasemini dhe spërkatje të qershisë... por aroma nuk do të ishte e kompletuar pa “Lolipuf”-in, kremin rozë e të butë për trupin.

Aroma ekzotike krijohet nga një përzierje sensuale e qershive të Japonisë, vaniljes, lëvores së druve orientalë dhe petaleve delikate të mimozës.

Cartier Delices Parfum

Një udhëtim i mrekullueshëm deri në kufijtë më të largët të imagjinatës. Një aromë ku sensualiteti femëror mban firmën “Cartier”. Aroma e freskët e piperit të kuq kombinohet me ëmbëlsinë e qershisë së ngrirë dhe sensualiteti i jaseminit theksohet nga një spërkatje vjollce.

Sofistikimi dhe sensualiteti i drurit të sandalit përzihet me aromën e qelibarit, myshkut dhe me aroma të tjera ekzotike.

Hanae Mori Paris

Një përzierje e traditës së hershme dhe kohëve moderne. Një aromë që prejardhjen e ka nga Hanae Mori (dama e shoqërisë së lartë japoneze).

Lulëzimi i pemëve të qershisë inspiruan Hanae Mori-n (emri i së cilës do të thotë: “lule e pyllit”.

KENZO AMOUR

Aroma e re femërore nga Kenzo. Një udhëtim i qetë dhe sensual i dy të dashuruarve ndërpritet nga takime të rastësishme, të qeshura, tablo të mahnitshme të natyrës.

Një sensualitet i butë, që është krijuar brenda një parfumi, i cili shfaq një jetë që shpërthen. Kenzo, prezanton një aromë të butë sensuale dhe të këndshme, të përzier me një aromë myshku dhe druri. Gjithçka që evokon udhëtimin e bërë në Azi, mbushur plot kujtime nga India, Indonezia, Japonia, Burma dhe Tailanda. Vende të mrekullueshme, plot tonalitete ngjyrash dhe aromash.

Masaki Matsushima Cherry Perfume

Kjo aromë është inspiruar nga aroma e butë e qershive. Kombinimet lëngëzuese të nuancave të qershive, luleve lotuese, dardhës së ëmbël, mjedrës dhe manaferrës, krijojnë një freski të rrallë dhe joshëse të këtij parfumi.

L'Occitane - Cherry Blossom

Aroma e freskët dhe joshëse e qershive të Eau de Bienvenue evokon në përsosmëri stinën e pranverës, me të cilën mbushet e gjithë shtëpia juaj. Një vezullim i qindra ngjyrave që shpërthejnë në një spërkatje të vetme.

Sula Perfume

Një përzierje e ngrohtë dhe sensuale e vaniljes, tonkës dhe qershisë, që nxisin fantazinë dhe sensualitetin deri në kufijtë më të rrezikshëm të tij. Kujdes! Këshillohet të përdoret vetëm para një takimi romantik. Parfumi nxit imagjinatën, por akoma më shumë dëshira erotike.

Terra Nova Sakura Collection – parfume vajore

Sakura apo parfumi i qershive delikate, që lulëzojnë në Japoni. Freskia, aroma, flladi pranveror shfaqen në mënyrë të plotë nëpërmjet një spërkatjeje të vetme. Ndërsa imagjinata fluturon mes mijëra petalesh të luleve, që lundrojnë në ajër.


Publikuar: 27.06.2008 03:06:23
Lexuar: 148 herė
Fjalėt kyēe: Parfume, aromė, qershie,
  


Lajmet e fundit
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern



Lajmet te ngajshme
Test per veshjen Test per veshjen
10 urdhėresat e zyrės 10 urdhėresat e zyrės
Qime qe nuk Dalin (ingrown) Qime qe nuk Dalin (ingrown)
Ēdo lėkure, pastrimin e vet Ēdo lėkure, pastrimin e vet
Tani nė modė ėshtė ngjyra LEJLA Tani nė modė ėshtė ngjyra LEJLA
Hesht gojė! Flasin sytė... Hesht gojė! Flasin sytė...
E zezė, e bardhė. Mė mirė tė dyja… E zezė, e bardhė. Mė mirė tė dyja…
Unaza... Unaza...
Kremrat? A na ndihmojnė kundėr rrudhave Kremrat? A na ndihmojnė kundėr rrudhave
"Super Models of Kosova" mbahet nė Gjakovė
Google Yahoo MSN