Me ardhjen e stinės sė nxehtė, vjen edhe dėshira pėr dritė, pėr shkėlqim. Dėshira pėr tė shkėlqyer gjatė ditės, por edhe pėr tė joshur natėn. Me ndihmėn e njė makijazhi tė fortė dhe tė sofistikuar mund tia arrish. Tendenca e kėsaj vere: truku i dielltė, qė ėshtė mbi tė gjitha shumė modern. Rikthimi i arit.
E shndritshme dhe diellore
Produkti çelës për këtë llok është bronzer-i. Por natyrisht toni i lëkurë së errët fillon me një hidratim të mirë, thelbësor për një lëkurë bizhuteri. Pastaj kalohet në bazë. Jo gjithmonë është e nevojshme fondëtinta.
Sidomos në verë ekziston një dëshirë shumë e madhe për të qenë e lehtë dhe në vend të fondëtintës më shumë preferohet një krem me ngjyrë. Nuk e rëndon lëkurën, është shumë i shpejtë dhe i lehtë për tu aplikuar, një veçori kjo që vlen për tua marrë në konsideratë mbi të gjitha në ditët e nxehta, kur dëshira për freski është edhe më e madhe dhe jo në çdo moment të ditës e ke mundësinë për të bërë një dush.
Pastaj, kremrat e ngjyrosur kanë forma gjithmonë e më të përparuara dhe të sofistikuara. Risia më e fundit është adoptimi i menjëhershëm me lëkurën dhe një ngjyrim i përsosur. Njollat dhe vështirësitë me përhapjen tashmë janë histori të shkuara.
Lëkurë e bronztë
Efekti i artë dhe i shkëlqyeshëm, që e bën special makijazhin e verës për këtë vit, përftohet nga një pudër e ngjyrosur që quhet bronzer , që ka fuqi thuajse magjike për ti dhënë lëkurës ngjyrë të errët dhe mbi të gjithë një prekje dielli.
Kjo lloj pudre në fakt ka një efekt mat, por në të njëjtën kohë arrin që ti japë lëkurës edhe një fashë të fortë drite dhe shkëlqimi. Mjaftojnë vetëm shumë pak produkte të tjera për të kompletuar në tërësi këtë look të quajtur e puthur nga dielli.
Gjatë ditës mjafton vetëm pak rimel, për të mos e shkëputur për asnjë çast vëmendjen nga afekti shkëlqyes i lëkurës. Kurse në mbrëmje e gjithë vëmendja duhet të përqendrohet tek sytë, për një look akoma edhe më joshës.
Rimeli, më i rëndësishmi
Shkëlqimi është thelbësor për këtë tendencë dhe duhet të jetë i përfshirë edhe në produkte të tjera, si për shembull hijezuesi i syve dhe rimeli. Për të përvijuar më mirë vështrimin mjafton të zgjedhësh një rimel me efekt harkues, që nuk duhet ti mungojë as pigmenti i shndritshëm, për ta nxjerrë edhe më në pak pjesën e syrit dhe duke dhënë një vështrim eksploziv.
Ngjyrat protagoniste mbeten gjithmonë e zeza dhe kafja, por mund të merren efekte shumë speciale dhe me ngjyrën blu.
Buzë tropikale
Edhe buzët nuk duhet të nënvlerësohen, por ashtu si edhe sytë duhet të nxirren në pah. Për buzët përdorni shkëlqyesit dhe të gjitha llojet e buzëkuqit me ndriçim, që reflektojnë,- ashtu si edhe të gjithë produktet e tjera të look-ut e puthur nga dielli: dritë në maksimum. Për rezultate më të mira mund tju vijnë në ndihmë buzëkuqet me efekt neon.
Ngjyrat e tendencës së buzëve për këtë verë janë të gjitha tonalitetet e frymëzuara nga frutat tropikale. Papaja, mango, por edhe mandarina dhe tonet e nxehta të koraleve.
Somario
Femra e kësaj vere josh, është transparente dhe mbi të gjitha shkëlqen. Bëhet fjalë për një femër elegante që nuk ka frikë të nxjerrë në pah sidomos vështrimin. Më shumë sesa ngjyrave u jep rëndësi formave
Efekti i artë dhe i shkëlqyeshëm, që e bën special makijazhin e verës për këtë vit, përftohet nga një pudër e ngjyrosur që quhet bronzer, që ka fuqi thuajse magjike për ti dhënë lëkurës ngjyrë të errët