E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Stil > Dhjetė kėshilla pėr tė patur njė lėkurė ngjyrė ēokollate.
Dhjetė kėshilla pėr tė patur njė lėkurė ngjyrė ēokollate.
Dhjetė kėshilla pėr tė patur njė lėkurė ngjyrė ēokollate.
Dėshiron tė kesh njė lėkurė tė nxirė, shpejt dhe pa djegie? Ekspertėt kanė formuluar 10 rregulla tė arta: lexoji dhe do tė tė shėrbejnė. Jeni tė elektrizuar nga ideja se edhe pak edhe do tė niseni pėr pushime. Dėshironi tė shijoni ēdo rreze qė dielli i fal tokės dhe trupave tanė shtrirė nė rėrėn e nxehtė tė plazhit. Por mos u shpejtoni, pėr tė patur njė lėkurė tė nxirė nė mėnyrė tė shėndetshme situatat duhen ndjekur me njė rregull tė caktuar. 10 gjėrat qė duhet tė dish!

1. Përpara se të nisesh përdor një krem parapërgatitor

Bëhet fjalë për produkte që favorizojnë një ngjyrë uniforme dhe rrisin rezistencën e lëkurës ndaj irritimeve të ndryshme. Efektet janë të garantuara nëse fillon këtë trajtim të paktën një javë para pushimeve.

2. Lyej trupin me krem përpara se të shkosh në plazh.

Vendi më i mirë për të shpërndarë kremin mbrojtës është shtëpia, 10 minuta përpara se të dilni. Në këtë mënyrë do t'i jepni kohë lëkurës suaj të përthithë kremin gradualisht, duke rritur mbrojtjen ndaj diellit. Sepse lëkura e thatë është më e predispozuar të thithë elementet aktive të produktit kozmetik.

3. Pini shumë lëngje për t'u hidratuar

Gjatë verës trupit i duhet një hidratim ekstra. Jo vetëm për të kundërshtuar rrezet ultravjollcë, por edhe ato infrakuq. Këta të fundin rrisin së tepërmi temperaturën e trupit, i cili kundërvepron me nxjerrjen e lëgjeve trupore me anë të djersitjes. Për të rikuperuar lëngjet e humbura duhet të pini të paktën dy litra ujë mineral në ditë dhe të ushqeni lëkurën tuaj me produkte kozmetike hidratuese.

4. Luftoni celulitin edhe në plazh

Përfitoni nga pushimet për t'i dhënë trupit tuaj bukurinë që meriton; efekti i “lëkurës së portokallit” shkaktuar nga celuliti mund të eliminohet gjtë kohës që laheni në det. Mjafton të ecni përpara-mbrapa në ujë, duke e kthyer detin në një vaskë hidromasazhi. Lëvizja e ujit me forcë për rreth trupit tuaj stimulon qarkullimin e gjakut dhe relakson muskujt. Më pas, kur të ktheheni në rërë vendosini lëkurës një masë kremi kundër celulitit, ndryshimin do ta vini re ditë pas dite.

5. Mbani gjithmonë syze dielli

Syzet duhet të jenë të pajisura me lente anti UVA dhe UVB. Veç mbrojtjes së syve, në këtë mënyrë do të parandaloni edhe krijimin e rrudhave rreth tyre. Kujtohuni gjithmonë të vendosni kremin e diellit rreth zonës së syve, por kini kujdes të ruani brendësinë e syve.

6. Mbroni flokët më vajrat e duhur

Eshtë mënyra e vetme që në fund të verës mos ta gjeni veten me flokë të djekur ose të dalë boje (nëse e përdorni). Ndaj është e rëndësishme vendosja e varjave mbrojtës për flokët; vaji duhet të ketë vetinë të filtrojë rrezet dhe të ketë përbërje silikoni, i cili mbështjell fijen e flokut duke e mbrojtur. Efekti i lagur i vajit do të përshtatej më së miri edhe për flokë të dendur e të pabindur (p.sh kaçurrelat) duke ruajtur edhe modelin e dëshiruar.

7. Pastroni lëkurën tuaj duke e kruajtur

Dielli ndan shtresat e këkurës nga njëra-tjetra, ndaj nxirja merr shpesh formën e hartave në lëkurën tuaj. Gjatë dushit do ishte më mirë sikur të përdornin kremra ose sapunë specialë që përpbajnë kokrriza, që lëkura të pastrohet sa më lehtë. Mos mendoni se në këtë mënyrë do të ikë nxirja, përkundrazi lëkura do të duket më e shëndetshme dhe nxirja shkëlqyese dhe unforme.

8. Mbroni lëkurën e fytyrës

Kështu do të evitoni rrudhat dhe njollat e shaktuara nga dielli. Por produktet që përdoren për trupin nuk bëjnë të njëjtin efekt edhe për fytyrën, ndaj duhet të përdorni produkte specifike. Zgjidhni një krem me faktor më të lartë mbrojtjeje dhe me efekt antiplakje. Idealja do ishte të alternoni kremrat e ndryshëm të diellit: krem ose qumësht për orët e mësditës; krem-xhel për pasditen. Edhe nëse fytyra duket më e bardhë sesa trupi, mund të përdorni pudër nxirëse, edhe kjo me efekt filtrues të diellit.

9. Merri rrezet kur je duke lëvizur

Mos qëndroni gjatë gjithë kohës poshtë çadrës, ose shtrirë në rërë. Kështu do të rrezikoni të digjeni, por edhe një ngjyrë jo unifome në lëkurë, pa përmendur dobësitë që dielli i shkakton organizmit. Nëse ecni gjatë bregut ose merreni me sport, jo vetëm do të vini në lëvizje muskujt, por edhe nxirja do të jetë më e plotë. Por kini parasysh që djersa heq kremin mbrojtës, ndaj mos harroni ta përdorni të paktën çdo dy orë.

10. Mos harroni kremin e pasdiellit në fund të ditës

Kremi pas plazhit është një detaj i rëndësishëm, në fakt një detyrë ndaj lëkurës suaj. Pas ditës së plazhit, edhe pse e mbrojtur lëkura dhe muskujt janë gjithsei të sforcuar. Produktet kozmetike të darkës, ndihojnë tonifikimin e këkurës dhe nëse i kushtoheni pak më shumë vetes me një masazh, muskujt nuk do t'i ndjeni të lodhur të nesërmen.

Vendosni një masë të mirë të kremit në trupin tuaj pa frikë, pasi lëkura do ta përthitë menjëherë; nëse e ndjeni të nevojshme ripërsëriteni disa herë.


Publikuar: 27.06.2008 04:10:20
Lexuar: 343 herė
Fjalėt kyēe: Kėshilla, lėkurė, ēokolladė,
  


Lajmet e fundit
Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit
Si tė veprohet kundėr reumės? Si tė veprohet kundėr reumės?
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell



Lajmet te ngajshme
Debakel i markes se modes Coca-Cola Debakel i markes se modes Coca-Cola
Bushqeshje verore Bushqeshje verore
Very Important Perfumes Very Important Perfumes
Xhaketa e lėkurės, e pėrshtatshme pėr stilin rebel vjeshtor Xhaketa e lėkurės, e pėrshtatshme pėr stilin rebel vjeshtor
Mėndafsh pėr Ty dhe pėr Mua Mėndafsh pėr Ty dhe pėr Mua
Koleksioni i  Vjeshtės pėr femra Koleksioni i Vjeshtės pėr femra
Aromė qershie Aromė qershie
Verė, det, diell dhe... make-up Verė, det, diell dhe... make-up
Ēelėsat e verės Ēelėsat e verės
Modė shtatėzanie Modė shtatėzanie
Google Yahoo MSN