Hekuri nuk ndriēon si ari, por ēmimi i tij ėshtė bėrė shokues.Baosteelnjė nga metalurgėt mė te mėdhenj kinez po nėnshkruan njė kontratė njėvjeēare pėr tė blerė mineralin e hekurit nga grupi Riotinto me njė ēmim gati dyfish nga ai i 2007. Ėshtė njė akord qė do tė vlejė si precedent.
Negociatat ishin të pazakonshme, të gjata dhe të vështira.Grupet anglo-australiane Riotinto dhe BHP Billiton u kanë mbushur më në fund mendjen metalurgëve kinezë të pranojnë që Australia është më afër Kinës sesa Brazili dhe si rrjedhojë kostoja e transportit Australian mund të justifikojë një çmim më të lartë për hekurin.
Për të parën herë pas vitit 1980 kinezët do të paguajnë me shumë për hekurin Australian sesa për atë të grupit brazilian Vale. Metalurgët kineze mund të paguajnë nëse transmetojnë çmime më të larta te konsumatorët. BHP çmon faktin që kostoja e lëndës se parë për metalurgët në përqindje me çmimin e shitjes është e qëndrueshme këto tre vjetet e fundit.
Në Kinë konsumatori është qeveria që shumëfishon investimet në infrastrukturë duke përdorur më shumë hekur në trena dhe në metro në një gjashtëvjeçar në qytetet e mëdha.
Kinezët do të tentojnë të blejnë hekur që është ende në tokë.Simostel i ka hedhur një ofertë armiqësore australianit Midwest.
Baosteel duhej të blinte me shpejtësi aksionet e partnerit australian Fortescue./Telegrafi/