E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > “Dritėro Agolli shmangu incidentin me ekstremistėt nė Shkodėr”
“Dritėro Agolli shmangu incidentin me ekstremistėt nė Shkodėr”
“Dritėro Agolli shmangu incidentin me ekstremistėt nė Shkodėr”
Ngjarja e 2 prillit 1991, nuk ishte aspak e lehtė pėr njė President, i cili sulmohej vazhdimisht si njeri qė ishte implikuar nė masakrėn ku mbetėn tė vrarė 4 persona, njė prej tė cilėve, drejtues kryesor i Lėvizjes Studentore dhe i Partisė Demokratike.

Gjithsesi, Ramiz Alia, ndërmerr një vizitë për në veri të vendit dhe shkon për ngushëllim në familjet e të rënëve. Në kujtimet e tij, Ramiz Alia thotë se gjatë qëndrimit të tij në Shkodër, në tetor të vitit 1991 dhe gjatë vizitave që bëri në shtëpitë e të vrarëve, askund, në asnjë vend, nuk iu bë asnjë provokim.

Duhet të them me këtë rast se pritja që m u bë në Shkodër gjatë vizitës sime në muajin tetor 1991, pavarësisht se ç u shkrua në gazetën “RD”, ka qenë shumë e mirë. Them shumë e mirë, duke pasur parasysh atmosferën që ekzistonte.
Ndikimi i politikës
Të mos harrojmë që në Shkodër, në momentet e para pas ngjarjes së 2 Prillit, njerëz të veçantë e nën ndikimin e politikës së rrugës, më quanin mua vrasës, urdhërdhënës për këtë krim. Kurse gjatë qëndrimit tim në tetor, gjatë vizitave që bëra në shtëpitë e të vrarëve, askund, në asnjë vend, nuk m u bë asnjë provokim, me përjashtim të atij rasti që përmenda, në qoftë se ajo pyetje mund të quhet provokim, megjithëse, për mendimin tim, ajo ishte një pyetje krejt legjitime. Përkundrazi, në të gjitha shtëpitë ku vajta (bashkë me mua ishte edhe Dritëro Agolli), u prita mirë, biseduam hapur e miqësisht. Sigurisht, bisedat nuk ishin të thjeshta e të lehta, sepse të gjitha familjet ishin të tronditura nga fatkeqësia që i kishte gjetur dhe që të gjithë kërkonin që të ndërhyja me energji, që të interesohesha me tërë forcën, me qëllim që të gjendeshin vrasësit e vërtetë, të gjendeshin organizatorët dhe shkaktarët e ngjarjeve të Shkodrës. Por nuk pati askund asnjë ofezë ndaj meje. Qëndrimi i njerëzve në të gjitha rastet qe shumë korrekt. Në thelb ata shihnin tek unë jo vrasësin apo nxitësin e vrasjeve, por Presidentin e Republikës, njeriun me pushtet, që kishte fuqi të urdhëronte zbulimin e kriminelëve të vërtetë.
Vizita në shtëpitë e dëshmorëve
Pas vizitave nëpër shtëpitë e katër dëshmorëve të 2 Prillit, vajta edhe në teatrin “Migjeni”, ku më kishin ftuar për të marrë pjesë në një tubim përkujtimor për Gjergj Fishtën. Edhe atje çdo gjë shkoi krejt normalisht. Më pritën me shumë respekt, bisedova mjaft ngrohtë me intelektualët që ishin të pranishëm. U ndava me ta miqësisht dhe, ashtu si vizitat nëpër familje, edhe në atë takim, nuk pati asnjë nga shpifjet që shkroi ditë më vonë gazeta “RD”, duke vënë në siklet edhe ata që më pritën. Një incident i vogël ndodhi pasi dola nga teatri, pra, mbasi i kisha mbaruar të gjitha vizitat e planifikuara nëpër shtëpitë e të vrarëve, mbasi kishte mbaruar edhe vetë ceremonia në teatër. Kur dola jashtë, përpara hotel “Turizmit” ose më saktë, midis hotel “Turizmit” dhe monumentit të Heronjve të Vigut, një grup prej rreth 50-60 vetësh, të rinj, ishin grumbulluar atje dhe bërtisnin: “Liri-Demokraci!”, duke tundur përpjetë dy duart me dy gishtat lart në mënyrë provokuese. Por nuk lëshuan asnjë parullë që të drejtohej personalisht kundër meje. Në fillim vendosa të shkoj e t i takoj ata të rinj dhe fillova të eci në drejtim të tyre. Por Dritëro Agolli dhe shoqja e tij, që kishin dalë para meje nga salla e teatrit, më ndalën.
-S është e mundur të bisedosh me ata, – më tha Dritëroi. As opinioni i këtushm s i duron. Tani, - shtoi ai, - sapo më takuan 4-5 të rinj, të cilët e quajnë turp veprimin e grupit që po çirret atje. Edhe një nga miqtë e mi nga Shkodra, që më shoqëroi gjatë tërë kohës, më këshilloi të mos shkoja, që të mos ndodhte ndonjë gjë e papëlqyer, sepse në atë grumbull, mund të kishte edhe njerëz të eksituar ose ndoshta edhe të pirë.
Kthimi nga rruga
Ajo që më tha Dritëroi dhe miku im shkodran, më bëri që të kthehem dhe të vazhdoj më tej. Në Shkodër shkova si në vendlindjen time, pa njoftuar asnjë organizëm për sigurimin tim personal, madje duke i lënë në Bahçallëk edhe rojet e shërbimit. E ndërmora atë rrugë për të rivendosur lidhjet me qytetin tim, për të shembur dyshimet dhe për të dëshmuar se nuk i trembesha asnjë eventualiteti, edhe atij më të rrezikshmit, sepse ndërgjegjen e kisha të qetë.
Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme
Qemal Lame, ish Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, ka dhënë disa versione lidhur me ngjarjet e Shkodrës, versione që kanë qenë krejt të ndryshme nga njëri-tjetri. Gjatë një interpelance para Parlamentit, ai shpjegoi pak a shumë objektivisht vështirësitë e hetimit dhe parlamentarët e PD-së thanë se zoti Lame dukej “i përpjekur, por i pafuqishëm për të mbërritur tek e vërteta”. Më pas, në një artikull të botuar në shtyp, ai bën akuzë se unë paskam penguar në ushtrimin e detyrës, nuk e paskam lejuar të arrestonte tre oficerë të Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, për të kaluar pastaj në një version të tretë, sipas të cilit del se kam dashur të urdhëroj arrestimin e atij vetë. Kjo është fund e krye absurde për arsyen e thjeshtë se për të arrestuar ndonjë njeri, në rastin e dhënë, tre punonjësit e policisë, nuk duhej miratimi i Presidentit, por i prokurorit. Ndërsa lidhur me gjoja synimin tim për të urdhëruar arrestimin e ish- Hetuesit të Përgjithshëm, është e qartë për këdo se nuk mund ta jepja një urdhër të tillë, sepse dihet që Hetuesi i Përgjithshëm emërohej nga Kuvendi Popullor, pra, edhe vendimin për shkarkim, aq më tepër për arrestim, mund ta merrte vetëm ai organ. Përsa më takon mua, po, duhet ta them se në një mbledhje të Presidiumit të Kuvendit Popullor kam kërkuar jo arrestimin, por që t i propozohej Kuvendit Popullor shkarkimi nga detyra i Qemal Lames, pikërisht sepse ishte treguar i ngathët, sepse zvarriste punën hetimore, pra, sepse nuk e kryente mirë detyrën. Edhe kjo është e dokumentuar.
Trimi pas beteje
Shumica e pjesëmarrësve të mbledhjes ishin të mendimit që të mjaftoheshim me një këshillim dhe unë iu nënshtrova shumicës. Qemal Lame, si dhe mjaft të tjerë si ky, sipas mendimit tim, kërkojnë të krijojnë për veten e tyre aureola demokratike, të dalin trima pas beteje. Ai kërkon të fitojë simpatinë e të tjerëve duke bërë akuza boshe. Siç e përshkrova, unë as kam propozuar, as kam dhënë urdhër që të arrestohej ai ashtu siç nuk kam anuluar asnjë veprim të një organizimi juridik apo të një tjetri. Pra, të gjitha këto janë përralla, të cilat Qemal Lame i nxjerr vetëm e vetëm që të fitojë ndonjë “pikë demokratike” në favor të tij. Por ekziston edhe një mundësi tjetër. Ndoshta atë e vret ndërgjegjja ose ka frikë se mund të mos jetë treguar shumë korrekt lidhur me zbatimin e procedurave për hetimin e ngjarjes në Shkodër dhe prandaj nxiton ta përcjellë fajin diku gjetkë. Dëshiroj të them dy fjalë veçmas lidhur me rastin e Arben Brocit. Më është bërë disa herë pyetja: A e kam takuar ndonjëherë Arben Brocin? Njohje personale apo zyrtare nuk kam pasur me të. Por, siç më kanë thënë, Arben Broci ka qenë në takimin që unë kam bërë me studentët më 11 dhjetor 1990 në Tiranë. Në këtë takim, përveç Arben Brocit, ka qenë një grup relativisht i madh studentësh prej mbi 30 vetë, në mos më tepër. Nuk më kujtohen as si pamje të gjithë të rinjtë që kam takuar atje, por mbaj mend Arben Imamin, Azem Hajdarin, që ishin në radhën e parë, si edhe ndonjë tjetër. Më duket se, nga tiparet që më kanë përshkruar, në radhën e parë ka qenë edhe Arben Broci.
Dialogu me studentët
Takimi me studentët në përgjithësi ka qenë një takim dialogu dhe jo i egër, imponues. Sigurisht, diskutimi nuk qe fare i qetë, vetëm me aprovime. Për shumë çështje pati edhe debate, siç pati edhe pyetje e përgjigje që ndokujt nuk i pëlqenin. Pra pati dhe replika, edhe ndonjë paragjykim, por, në përgjithësi, bisedimi ka qenë i ngrohtë, veçanërisht pasi dialogu u shtrua, hyri në brazdë dhe u mor vesh përfundimisht se pluralizmi partiak do të legalizohej. Për të ilustruar klimën e krijuar gjatë atij takimi, tani që po shkruaj ndiej nevojën e dokumenteve, dhe, duke i shqyrtuar ato, vërej se një pjesëmarrës që u ngrit dhe foli për personin tim, kaq shumë u ekzaltua, sa arriti të thotë se në vendin tonë ka shumë monumente, por, megjithatë, duhet shtuar medoemos edhe një tjetër. Ky monument, tha ai, duhet t i kushtohet Ramiz Alisë, që është flamurtari i demokracisë, që i hapi rrugë zhvillimit të proceseve demokratike. U detyrova ta dërpres atë dhe t i them që nuk kisha qenë dhe nuk isha partizan i monumenteve dhe nuk kisha vajtur atje për këtë çështje, por që të diskutoja si të zgjidhnim hallet e problemet politike që kishin dalë. Ja, kjo ishte klima. Studentët bile bënë thirrje: “Eja me ne, në organizatën që do të krijojmë!”. Unë thashë se e kisha bërë me kohë zgjedhjen time politike, por do të isha i gatshëm t i ndihmoja sa herë të kërkonin përkrahje nga unë. Për sa i takon Arben Brocit, unë nuk mbaj mend ndonjë episod të veçantë me të, ndonjë gjë që ta fiksoja në kujtesë. Në mbyllje të takimit më rrethuan një grumbull të rinjsh duke vazhduar të bisedonin lirshëm.
Studentët patriotë
Midis tyre ishte një vajzë dhe një djalë që m u paraqitën si shkodranë. Unë, me shumë simpati, iu drejtova të dyve, duke i quajtur patriotë, meqë të tre rezultuam nga i njëjti qytet. Ndoshta, djali në fjalë, ka qenë Arben Broci. U thashë edhe njëherë se unë kam qenë e jam gjithmonë përkrah rinisë shkollore, përkrah rinisë studenteske, përkrah të gjithë atyre të cilët luftojnë për zhvillimet demokratike. Më vonë u dëgjua sikur u paskam thënë studentëve që kurrë s do të jem me ju. Natyrisht që këto janë trillime të fantazisë së ndonjërit që dëshiron të spekullojë lidhur me takimin tim me studentët, pra, që vrasjen e Arben Brocit dhe ngjarjet e Shkodrës t i sjellë me burim që nga ai takim, madje me burim inatin dhe zemërimin tim. Sipas këtyre, këtë “inat” e paskam nxjerrë më 2 prill në Shkodër! Pa dyshim që ky është një mashtrim i madh, të cilin mund ta pjellë vetëm mendja e ndonjë personi që është mësuar jo të shpifë, por të lajë hesapet me ata që u “presin” rrugën. Siç e përmenda, tërë takimi është zhvilluar në frymën e një bisede të ngrohtë e krejt normale. Me të gjithë u ndava miqësisht. Biseda, e regjistruar, u dëgjua deri në orët e vona të natës (11 dhjetor 1990) nga të gjithë studentët. Po çfarë nuk krijoka fantazia dashakeqe e disa njerëzve! Ngjarja e Shkodrës përbën një vepër që vret shumë ndërgjegje, trazon shumë mendje, hedh hije mbi të fajshëm e të pafajshëm.
Kriza e parë qeveritare
Kalimi në rendin e ri të demokracisë pluraliste është një proces relativisht i gjatë. Kjo vihet re në të gjitha vendet e Lindjes Evropiane, siç po shihet edhe në Shqipëri. Vështirësia qëndron në faktin se, për të realizuar këtë kalim, nevojitet transformimi i institucioneve politike, reformimi i tërë ekonomisë dhe vendosja e marrëdhënieve të reja në prodhim, krijimi i kuadrit të ri ligjor të nevojshëm për këto ndryshime. Për kthimin nga sistemi i mëparshëm socialist në sistemin kapitalist të pronës private dhe të tregut të lirë deri sot mungon përvoja e nevojshme, si në plan kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Rrëzimi i rendit socialist në Shqipëri nuk është një fenomen i shkëputur. Ai është pjesë e asaj përmbysjeje të madhe në shkallë ndërkombëtare që përfshiu Bashkimin Sovjetik e vendet e Europës Lindore. Për ne në Shqipëri, e keqja ishte se askush se kishte të qartë qysh në fillim as çfarë duhej bërë, as madhësinë dhe kompleksitetin e problemeve që duheshin zgjidhur. Mungonin njerëzit e përgatitur për llojin e ri të transformimeve, veçanërisht mungonin specialistët që njihnin ekonominë e tregut dhe juristët aq të domosdoshëm për përpilimin e ligjeve që kërkonte situata e krijuar. Kjo është edhe një nga arsyet që vendin e veprimeve të organizuara e të matura e zunë veprimet spontane e shkatërruese, që sollën dëme të madha, pasojat e të cilave vendi vazhdon t i ndiejë edhe sot.
Rendi i ri shoqëror
Por ishte edhe një faktor tjetër me rëndësi të madhe që vështirësonte realizimin normal të kalimit për në rendin e ri shoqëror. Dihet se tek ne, me pranimin e pluralizmit partiak, lindën disa parti të reja alternative. Në zgjedhjet e 31 marsit 1991, megjithatë, shumicën absolute e fitoi Partia e Punës. Me këtë rezultat nuk u pajtuan as opozita brenda vendit, as aleatët e saj jashtë. Opozita synonte të merrte menjëherë pushtetin politik dhe nëpërmjet tij të realizonte programin e saj. Për këtë arsye, sapo u njoh rezultati i zgjedhjeve të para pluraliste, u kontestua zhvillimi korrekt i tyre. Këto ankesa menjëherë u amplifikuan nga “Zëri i Amerikës”, megjithëse zgjedhjet u vëzhguan nga mjaft përfaqësues të organizmave ndërkombëtare e të vendeve evropiane, të cilët deklaruan se çdo gjë kishte shkuar në rregull. Ishte e qartë se zgjedhjet parlamentare do të quheshin demokratike e të lira vetëm nëse opozita do të fitonte shumicën. Kjo praktikë ishte ndjekur edhe nga vende të tjera të Evropës Lindore, sidomos në Poloni e Bullgari. Atje u bënë dhe u ribënë para afatit zgjedhjet, derisa shumica parlamentare u sigurua nga forcat opozitare. E njëjta gjë duhej të ndodhte edhe në Shqipëri. Rrugët për të diktuar zhvillimin e parakohshëm të zgjdhjeve do të gjendeshin. Përvoja për këtë qëllim nuk mungonte.
Provokimi i zgjedhjeve të reja
Prirja për të provokuar zgjedhje të reja u duk fare qartë nga kundërshtimi me të cilën u prit qeveria e Fatos Nanos dhe kërkesa për dorëheqjen e saj ende pa filluar mirë nga puna. Qeveria e parë nën kryesinë e Fatos Nanos është krijuar qysh në fund të muajit shkurt, të vitit 1991, domethënë para zgjedhjeve të lira. Ajo, duke zëvendësuar qeverinë e Adil Çarçanit, një kabinet njëngjyrësh dhe tradicional, e zbuti disi tensionin politik. Ishte kjo qeveri që përgatiti dhe organizoi zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri më 31 mars 1991. Ajo vazhdoi të qëndrojë në krye të detyrës edhe kur u çel sezoni i parë i legjislaturës së re të Kuvendit Popullor. Pas aprovimit të Ligjit Kushtetues, me zgjedhjen e Presidentit, normalisht i vinte radha formimit të qeverisë së re. Sipas procedurës, Nano paraqiti dorëheqjen. Ndërkaq, unë fillova bisedimet për strukturën e përbërjen e kabinetit të ri. Mendimi im që në krye ka qenë që të krijohej një qeveri ku të merrnin pjesë dy partitë kryesore parlamentare. Por mundej që në këtë bashkëpunim të tërhiqeshin edhe parti të tjera.
Bisedimet me Berishën dhe Cekën
Ky propozim imi, që nuk ishte vetëm mendim personal, por dhe i udhëheqjes së Parisë së Punës, që ishte diskutuar dhe pranuar, përveç të tjerëve edhe nga Fatos Nano, nuk u pranua nga ana e opozitës. Partia Demokratike nuk ra dakord me idenë e bashkëqeverisjes, me gjithë konsultimet paraprake intensive që pata me liderët e atëhershëm të saj, kryesisht me Sali Berishën dhe Neritan Cekën.
-Ne do ta mbështesim qeverinë, sigurisht në ato raste kur veprimet e saj u përgjigjen pikëpamjeve tona. Por, Partia Demokratike, është parti opozitare dhe do ta luajë rolin e saj si të tillë, - u shpreh Sali Berisha.
-Prandaj, ajo nuk mund të jetë dakord, me çdo masë e veprim, që do të ndërmarrë qeveria,- shtoi edhe Neritan Ceka.
Ky arsyetim, i përpunuar sipas logjikës së opozitës, dukej korrekt. Por në realitet Partia Demokratike e kishte zgjedhur këtë qëndrim jo për të respektuar të drejtën e shumicës. Në të kundërt, siç e vërtetuan ngjarjet e mëvonshme, ajo ksihte vendosur që me çdo kusht të rrëzonte qeverinë, në mënyrë që të provokonte krizë të institucioneve politike legale.
Alternativa e vetme
Duke rënë varianti i një qeverie me bazë pluraliste, alternativa e vetme mbeti që qeveria të krijohej nga shumica parlamentare, të cilën e përbënin deputetët e Partisë së Punës. Kështu u formua kabineti i ri, me kryeministër Fatos Nanon, që njihej dhe si qeveria Nano-2. Qeveria e Fatos Nanos mori votëbvesimin kryesisht nga shumica. Ndërsa Partia Demokratike i sulmoi edhe në Kuvend, edhe në shtyp qeveritarët e rinj. Arma më e efektshme që u përdor kundër qeverisë ishte “rruga”, ishin manifestimet dhe demonstratat antiqeveritare, presionet e sindikatave mbi shtetin, grevat e peticionet. Qeveria bëri betimin më 13 maj 1991, ndërsa më 16 maj u shpall një grevë e përgjithshme. Sindikatat e Pavarura, përveç disa kërkesave ekonomike, e shoqëruan këtë grevë me parullën e “zhdukjes së komunizmit”. Gjendja u acarua sidomos nga greva e punëtorëve të Valiasit, të cilët më 26 maj, kaluan edhe në grevë urie! Minatorët e qymyrit sensibilizuan mbarë opinionin publik, në tërë Shqipërinë. Dialogu u vështirësua së tepërmi nga patologjia antisocialiste e destruktive, që mori përhapje të gjërë.
Revolta e minatorëve të Valiasit
Më 29 maj, pas thirrjes që ishte bërë dy ditë më parë nga një miting në Valias, në sheshin “Skënderbej” u zhvillua një manifestim pa autorizimin e autoriteteve kompetente, siç e kërkon ligji. Ky manifestim përfundoi në përleshje me forcat e rendit, me thyerje të xhamave të Pallatit të Kulturës, me djegien e Bar Sahatit dhe të klubit të Ministrisë së Punëve të Brendshme etj. Vetëm gjakftohtësia e policisë dhe toleranca e saj, në veçanti qëndrimi i matur i ministrit të Rendit Publik, Hajredin Shytit, që bazohej në profesionalizmin rigoroz dhe kuptimin e drejtë të situatës, bënë që të evitohej ndonjë ngjarje e rëndë e tipit të Shkodrës, që siç duket e dëshironin forca të caktuara. Karakteri politik i grevave dukej edhe nga fakti se në krye të kërkesave vihej ngjarja e Shkodrës, zbulimi e gjykimi, brenda 20 ditëve, i shkaktarëve të saj. Në të njëjtën kohë kërkohej që Qeveria Nano të jepte dorëheqjen, megjithëse nuk kishte kaluar asnjë javë nga fillimi i veprimtarisë së saj. Ishte e qartë se nuk ishte paaftësia, veprimet e gabuara, apo fajet e qeverisë që gjykoheshin, por fakti që kjo qeveri ishte produkt i fitores së të majtës në zgjedhjet e 31 marsit. Liderët e Partisë Demokratike dhe të partive të tjera të opozitës asnjëherë nuk morën distancë nga lëvizja populiste që ndikonte në acarimin e situatës, por e inkurajuan atë. Flitej për “demokraci rruge”, por në fakt vepronte “dhuna e rrugës”.

Manifestimet
Grevat që rënduan situatën
Duhet thënë se në përgjithësi as pushteti dhe as partia drejtuese nuk ishin të përgatitura për situata të këtilla. Jo vetëm mungonin ose sapo ishin miratuar ligjet përkatëse për grevat, për manifestimet e demonstratat, por edhe forcat e rendit publik, ato që duhej të siguronin zbatimin e këtyre ligjeve të reja, ishin të pastërvitura për kushtet e krijuara. Bile ato ishin edhe shumë të pakta në numër, sepse më parë, kur nuk kishet as greva, as manifestime antiqeveritare, detyra e tyre kryesore ishte ruajtja e objekteve dhe lufta kundër kriminalitetit. Situata në vend u rëndua së tepërmi, sidomos nga greva e punëtorëve të hekurudhave dhe të transportit. Vështirësitë e krijuara në fushën e ekonomisë e acaruan më tej klimën politike. Manifestuesit, sido që në grupe të vogla, filluan të shfaqen me protestat e tyre edhe para ndërtesave të Kryeministrisë, të Presidencës dhe të Parlamentit.




Publikuar: 27.06.2008 05:43:41
Lexuar: 115 herė
Fjalėt kyēe: Dritėro, Agolli, shmangu, incidentin, Shkodėr,
  


Lajmet e fundit
Dy laptopė tė ri XPS nga Dell Dy laptopė tė ri XPS nga Dell
Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore? Fėmijėt: Si kultivohet edukata ushqimore?
Scarlett, nė njė film vestern Scarlett, nė njė film vestern



Lajmet te ngajshme
Bujqėsia dhe blegtoria ilire nė antikė Bujqėsia dhe blegtoria ilire nė antikė
Nga  vepra e Sami Frashėrit  Shqipėria ēka qenė, ēėshtė e ēdo tė bėhet? Nga vepra e Sami Frashėrit Shqipėria ēka qenė, ēėshtė e ēdo tė bėhet?
Viti 1965, kur Kadri Hazbiu hapte shkollėn e agjenturės Viti 1965, kur Kadri Hazbiu hapte shkollėn e agjenturės
Luftėrat Iliro-Romake Luftėrat Iliro-Romake
Big Ben Boris Big Ben Boris
Dėshmitė e rekrutėve shqiptarė: “Sigurimi e dinte kur do tė zbarkonim” Dėshmitė e rekrutėve shqiptarė: “Sigurimi e dinte kur do tė zbarkonim”
Si ia vodhi konsullit francez letrat pėr qeverinė e tij Si ia vodhi konsullit francez letrat pėr qeverinė e tij
Krushqit, zakonet komike e “delikate” tė ditė-natės sė dasmės Krushqit, zakonet komike e “delikate” tė ditė-natės sė dasmės
Egjypti i lashtė, origjina dhe e vėrteta e Masonerisė ndėrkombėtare Egjypti i lashtė, origjina dhe e vėrteta e Masonerisė ndėrkombėtare
Shqiptarėt apel Amerikės: “Na mbroni nga serbėt, grekėt dhe italianėt” Shqiptarėt apel Amerikės: “Na mbroni nga serbėt, grekėt dhe italianėt”
Google Yahoo MSN