Nė bisedat e pėrditshme rreth problemeve qė hasim e dėgjojmė, normal qė fjala bie rreth ngjarjes sė Gėrdecit. Mė habit mėnyra se si disa i gjykojnė gjėrat, fare thjeshtė, duke pėrjashtuar vetėm familjet e atyre personave qė kanė humbur njerėzit e dashur, pėr tė tjerėt no problem, sepse sipas tyre Sala i ka ngopur ose do ti ngopi me lekė!
Në situatën e sotme ekonomike, lakmia për para deri diku mund të kuptohet, por të arrish deri këtu, është paradoksale.
Tashmë ka ardhur koha që shoqëria të ndërgjegjësohet e jo të heshtë! Nuk duhen harruar ata njerëz që u përcëlluan për së gjalli, sepse të gjithë e dimë: ishin duke punuar e jo duke shëtitur. Ndonjëri mund të thotë: Po pse shkuan të punonin atje?, por fëmijët nuk duan të dinë se si i fiton lekët ti apo unë; fëmijët duan të hanë, të vishen e të jetojnë ashtu siç ëndërrojnë.
Nuk duhen harruar ato qindra e qindra shtëpi të rrënuara, sepse nuk ishin kotece, po kulme ku njerëzit kishin ndërtuar jetesën e tyre.
S`duhen harruar njerëzit e gjymtuar, ashtu siç sduhet harruar turpi që ndjemë përballë vetes për paaftësinë e qeverisë sonë. Si ka mundësi që të mos dini se çfarë bëhej në fabrikën e Gërdecit?!
Faktet ju implikojnë deri në grykë! Ju sdoni të dini, sepse notoni në ujëra të turbullta, ju keni harruar që këtyre njerëzve iu ndryshuat jetët, u prishët ëndrrat e i kthyet prapa në kohë! Ju smund të fshihni nga kujtesa e tyre dhe e jona, atë çka atje ndodhi!
Keda, Rrëshen/shekulli