Nė pranverė tė viti 1944 komanda gjermane vendosi tė ndėrmerrte njė mėsymje tjetėr tė pėrgjithshme, me forca mė tė mėdha se nė mėsymjen e dimrit. Qėllimi i saj ishtė asgjėsimi i Ushtrisė Nacionalēlirimtare. Sipas planit nė mėsymje do tė merrnin pjesė forca nga katėr divizione, gjithsej 40 mijė ushtarė.
Kurse rreth 10 mijë forca kolaboracioniste vendase do të kryenin kryesisht veprime ndihmëse. Kështu, armiku kishte dy herë më shumë forca dhe një epërsi të pakrahasueshme në mjete e teknikë luftarake.
Pikërisht në këtë kohë, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar vendosi të thërriste Kongresin e I Antifashist Nacionalçlirimtar. Kongresi zhvilloi punimet në qytetin e lirë të Përmetit nga data 24-28 maj, me pjesëmarjen e delegatëve nga i gjithë vendi. Kongresi mori një numër vendimesh me rëndësi. Ai zgjodhi Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar (KANÇ), si organin më të lartë legjislativ dhe ekzekutiv në Shqipëri, si përfaqësuesin e sovranitetit të popullit e të shtetit Shqiptar. Këshilli Antifashist, nga ana e tij, formoi Komitetin Antifashist Nacionalçlirimtar me atributet e qeverisë së përkohshme. Kongresi i Përmetit vendosi:
Ü Të ndërtohet Shqipëria e re demokratike popullore sipas vullnetit të popullit
Ü Ti ndalohet ish-mbretit Zog kthimi në Shqipëri
Ü Të mos njihet asnjë qeveri tjetër, që mund të krijohet kundër vullnetit të popullit
Ü Të vazhdohet lufta kundër pushtuesit dhe bashkëpunëtorëve e tij, deri në shkatërrimin e tyre dhe në çlirimin e plotë të vendit
Në përputhje me orientimet që dha Kongresi, Këshilli Antifashist mori vendimin për njësimin e Komandës së Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Këshilli i Përgjithshëm emëroi Enver Hoxhën si kryetar të Komitetit Antifashist dhe Komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Këshilli vendosi, gjithashtu, dhënien e gradave në ushtri, si dhe krijimin e formacionëve të mëdha të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, të divizionëve e të korparmatave. Sapo përfundoi punimet Kongresi, më 28 maj, armiku filloj mësymjen e tij. Në fazën e parë, që vazhdoi deri në 5 qershor, luftimet u zhvilluan kryesisht në zonën Korçë Elbasan - Përmet. Kurse nga data 10 deri më 24 qershor luftimet u zhvilluan në territorin e zonës së parë operative Vlorë -Gjirokastër. Kudo armiku ndeshi në qëndresën e forcave partizane. Pas luftimesh të përgjakshme, mësymja e përgjithshme e pranverës, ashtu si dhe ajo e dimrit, dështoi plotësisht. Vetë komanda gjermane pranonte se nuk ishte e mundur të arrinte objektivat e saj. Më 25 - 26 qershor 1944 forcat e Divizionit I Sulmues kaluan Shkumbinin dhe kaluan në kundërmësymje të përgjithshme. Divizioni kishte marrë detyrë të shkatërronte trupat gjermane dhe kolaboracioniste, të çlironte krahinat e Çermenikës e Zaranicës, rrethin e Tiranës, Matin e Dibrën, të rimëkëmbte dhe të forconte pushtetin e Këshillave Nacionalçlirimtare dhe të mobilizontë popullin e këtyre krahinave në luftë. Në këtë kohë forcat kryesore të hitlerianëve ndodheshin në jug, të angazhuara me operacionin, që ende nuk kishte marë fund. Armiku, i zënë në befasi, nuk qe në gjendje ti bënte ballë mësymjes. Që ditën e parë, forcat e Divizionit I Sulmues u futën në zonat e Zaranikës, Çermenikës dhe të Librazhdit dhe vazhduan marshimin në drejtim të Tiranës, Matit dhe Dibrës. Më 13 korik forcat naziste dhe kolaboracioniste nisën një mësymje në shkallë të gjerë nga pesë drejtime kundër Divizionit I në zonën Mat-Dibër. Forcat partizane, pas luftimesh të rrepta, dolën nga rrethimi dhe u hodhën në kundërmësymje. Me luftime të ashpra u arit të çlirohej Peshkopia dhe të goditen rëndë forcat ushtarake të pushtuesit në qytetin e Dibrës. Sukseset e Ushtrisë Nacionalçlirimtare i tronditën thellë armiqtë. Në këto rrethana ata vendosen të bënin edhe një përpjekje tjetër për të asgjësuar forcat partizane, por pa sukses. Nisma e veprimeve kaloi shpejt në duart e Divizionit I, i cili u hodh në kundërmësymje. Më 2 shtator u çlirua Dibra. Më pas forcat partizane, duke ndjekur armikun në Mat, Lurë e Mirditë, hyjnë në Orosh. Me kalimin e forcave partizane në Veri kishte nisur mësymja e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare për çlirimin e plotë të vendit./gazeta-ballkan