Pas 1 korrikut ēdo subjekt afarist apo kompani e cila nuk do tė posedojė aparat fiskal qė bėn dallimin e prodhimeve vendase nga ato tė huaja do tė gjobitet me 2000 euro.
Qindra pronarë të pikave të shitjeve dhe kompanive të ndryshme, kanë pritur në radhë për të marrë numrat e tyre me të cilat do të instalojnë programin e veçantë në kasat e tyre fiskale, i cili bën dallimin e prodhime vendase nga ato të huaja. Pronarët thonë se gjithë kjo përpjekje do të jetë e dështuar, pasi iniciativa e pushtetit do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tyre instalimi i programit varësisht nga madhësia e aparatit kushton nga 5000 deri 8000 denarë. Qeveria nga ky operacion pritet të inkasojë mbi 24 milion euro.
"Afati është deri me 1 korrik që të gjithë ne në aparatet tona të kemi të instaluar programin për shitjen e prodhimeve maqedonase. Pagesa është e lartë, por mund të them se gjysma e tregtarëve nuk shesin prodhime maqedonase, ndërsa janë të detyruar të instalojnë këtë program", tha një tregtar.
"Kjo është për shkak se në kasat fiskale tona duhet të bëjmë dallimin mes prodhimeve maqedonase nga ato të jashtme, shtoi një tjetër tregtar..
Pronarët e kompanive të ndryshme shprehen se një iniciativë e tillë e Qeverisë është dështuese sepse edhe Bashkimi Evropian është kundër favorizimit të kompanive vendase, përballë atyre të jashtme.
"Problemi është edhe më i madh se gjithë kjo një ditë do të bie në Gjykatën Kushtetuese apo do të anulohet me kërkesë të BE-së. Do të thotë se ky aksion është i kotë sepse kësisoj përvoje kishte edhe Kroacia, por me kërkesë të BE-së e hoqi nga përdorimi. Ne paguajmë por pas anulimit shteti nuk do t'i kthejë paratë", theksoi një tjetër tregtar.
Pas 1 korrikut çdo subjekt afarist apo kompani e cila nuk do të posedojë aparat fiskal që bën dallimin e prodhimeve vendase nga ato të huaja do të gjobitet me 2000 euro dhe pezullim 30 ditor të aktivitetit të biznesit./alsat-m