E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Kėmbėt e qelqta tė shtetit tė Kosovės
Kėmbėt e qelqta tė shtetit tė Kosovės
Kėmbėt e qelqta tė shtetit tė Kosovės
Kosova e pas statusit vazhdon tė ballafaqohet me njė realitet tė veēantė. Edhe pas shpalljes sė pavarėsisė dhe njohjes sė saj nga disa shtete tė fuqishme, jo-funksionaliteti i shtetit tė Kosovės ėshtė karakteristika themelore e tij, por edhe sfida mė serioze nė tė ardhmen.

Nuk është e tepërt të themi se, zgjidhja e arritur për Kosovën, nuk ka përmbyllur kapitullin e Kosovës si pjesë e pazgjidhur e çështjes shqiptare. Mirëpo, pas 17 shkurtit 2008, çështja e pazgjidhur shqiptare dhe përpjekja për ta zgjidhur drejtë atë, kërkon një përkushtim tjetër. Është e qartë, se vetëm tek opsioni i bashkimit kombëtar, krijohen mundësi për përballimin e suksesshëm të pengesave, kërcënimeve dhe sfidave të rënda që e mbajnë peng Kosovën.

Shteti i Kosovës është i kushtëzuar nga kufizime që janë legalizuar edhe me kushtetutë, e cila po të zbatohet plotësisht, mund të krijojë tensione të vazhdueshme serioze në raportin shumicë shqiptare-pakicë serbe. Kushtetuta e Kosovës e ka sanksionuar këtë mundësi. Pakica serbe në Kosovë, duke u trajtuar me Kushtetutën e Kosovës si një komunitet me privilegje të shumta, llogaritet të mbetet e ndikuar fuqishëm nga politika antishqiptare e Beogradit.

Populli shqiptar në Kosovë, me këtë kushtetutë, nuk e ka zgjidhur problemin e tij, ai nuk është vendimmarrës dhe nuk i lejohet të vendosë vetë për fatin dhe të ardhmen e tij (Kap. I, Neni 3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti). Është tepër pak, të kënaqemi vetëm me faktin se jemi mbi 90% në këto troje.

Për më keq, është plotësisht e pakuptimtë që me këtë realitet demografik të kemi kaq shumë kufizime të rënda. Kosova si shtet bën përjashtim nga shtetet sovrane. Fjalët sovranitet dhe demokraci, në rastin tonë mbeten vetëm fjalë të bukura që i dëgjojmë shpesh nga krerët e institucioneve për konsum të brendshëm. Kur ua ballafaqojmë faktet këtyre sloganeve, rezulton se, ato janë të kallajisura, janë demagogjia vetë.

Vetë praktika dhe realiteti në Kosovë janë demanti më i madh që iu bëhet këtyre nocioneve të stër-përsëritura çdo ditë nga krerët e institucioneve të Kosovës. Vetëm me dëshira dhe ëndrra nuk ndërtohet shteti. Me sjellje të tilla vështirë se do të ecet përpara. Me politikë të improvizimeve nuk shkon më.

Shteti mund të funksionojë atëherë kur ka një kushtetutë që buron nga vullneti i popullit. Shteti i vërtetë identifikohet me mekanizmat e tij te organizuar, të aftë për ta mbrojtur popullin e tij dhe për ta ruajtur tërësinë tokësore të tij.

Aktualisht Kosova përballet me realitetin e ndarjes në praktikë. Roli i Serbisë në Kosovë mbetet ende i madh dhe efektet e politikës së saj shprehen fuqishëm në terren. Formimi i strukturave institucionale të Serbisë në Kosovë, janë dëshmi të këtij ndikimi. Serbia mbetet ende një faktor kërcënues i të ardhmes së Kosovës. Tendencat e organizuara për legalizimin e strukturave të Beogradit në Kosovë, janë edhe një mesazh, se e ardhmja nuk duket se po shkon drejt integrimit të pakicës serbe në instituconet shtetërore, por drejt largimit të tyre.

Duke i pasur parasysh tashmë përgjegjësitë e kufizuara që kanë institucionet e Kosovës (dokumentet që kjo politikë i ka miratuar dhe po i miraton në bllok, e që janë kompromise të dhimbshme!) dhe prezencën e misioneve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë (UNMIK-un, EULEX-in!), në skenë na paraqitet mozaiku i zymtë i shtetit të Kosovës, një shtet që nuk i gjendet dot shoqi askund në familjen e shteteve sovrane.

Ndryshimi i rolit, jo edhe largimi i UNMIK-ut (apo rikonfigurimi i tij) dhe vendosja e EULEX-it, nuk mendoj se do ta bëjnë më funksional shtetin e Kosovës, por mund ta ngatërrojnë edhe më shumë funksionimin normal të Kosovës. Kosova edhe më tej do të identifikohet si një rast unik, ku sovraniteti dhe pavarësia, do të kenë karakter vetëm afirmativ dhe simbolik.

Të ndërgjegjshëm se shteti i Kosovës është fryt i një procesi të koordinuar te faktorëve të fuqishëm brenda bashkësisë ndërkombëtare dhe interesave kundërthënëse brenda tyre, si dhe duke e parë realisht papërgjegjësinë dhe pavendosmërinë e madhe të politikës vendore, e cila vazhdon të mbetet e varur plotësisht ndaj këtyre interesave, atëherë sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës ende mbeten larg.

Kosova u bë shtet edhe për shkak se ashpërsimi i këtyre kundërthënieve erdhi në një pikë kritike, ku ishte e vështirë, mbase e pamundur të ruhej paqja më. Prandaj, akti i shpalljes dhe rrethanat që lidhen me njohjen e Kosovës shtet, ndërlidhen me thelbin e këtyre interesave. Pra, të bëhet sa më shpejt diçka, për të mbajtur mundësisht status-kuon e cila manifestoi dukshëm elementet e paqëndrueshmërisë së gjendjes brenda saj.

Pra, ky shtet i dalë si produkt i këtyre rrethanave, qartë shihet se, në thelb përmban problemin e pazgjidhur shqiptaro-serb. Ky problem i madh, jo vetëm që nuk u zgjidh, por as nuk parashihet të zgjidhet me kushtetutën aktuale. Sepse, kjo e fundit është në harmoni me paketën e Ahtisaarit.

Sipas kësaj kushtetute, edhe nëse serbët do ta njohin këtë shtet, atyre u mbetet gjithnjë një shteg i hapur (lidhjet e veçanta me Beogradin), që ta kultivojnë pa pengesa nacionalizmin e tyre, i cili do të ushqehet dhe nxitet në rrugë legale dhe drejtpërdrejtë nga Beogradi.

Në fakt, është iluzion, së paku tani për tani të imagjinohet funksionimi i Kosovës si shtet, kur dihet se, me këtë status nuk u zgjidhë problemi i popullit shumicë. Shteti i Kosovës do të përballet me sëmundjen e rëndë që do t’i bëhet barrë e padurueshme trupit të tij në të ardhmen.

Ky shtet do të mbetet me plagë të hapur, edhe në rastin e zbatimit të plotë të kushtetutës, në të cilën qartazi pasqyrohen kufizimet dhe korridoret e hapura të Serbisë nga të cilat mundësitë janë më të mëdha që të trashen pengesat për Kosovën, duke e mbajtur peng atë në shumë pikëpamje.

Shteti i Kosovës ballafaqohet edhe me sfidën tjetër, atë të rrezikimit të identitetit kombëtar shqiptar. U bë dhe po bëhet shumë pluhur, po hedhet baltë mbi të kaluarën, duke e harruar, tjetërsuar, improvizuar, jo rrallë edhe duke e mohuar atë, në emër të së ardhmes.

Para disa ditëve u dha edhe një premtim, u bë edhe një zotim nga krerët kryesorë të institucioneve, se me hyrjen në fuqi të kushtetutës, do të shtrihet sundimi i ligjit dhe do të respektohet kushtetuta në tërë territorin e Kosovës.

Ditëve të fundit u pa se si u shkelë me të dyja këmbët premtimi i tyre. Fjala publike ka peshë dhe është jokorrekte të mos e themi se, kjo Pavarësi e Kosovës nuk përmban sovranitetin dhe pavarësinë e popullit shqiptar.

Edhe pse ajo u konsiderua fitore e jashtëzakonshme, e cila u manifestua me gëzim të madh, tani është mirë që qytetarët kanë filluar ta kuptojnë, se pavarësia dhe shteti, nuk mund të ndërtohen dhe të mbahen me propagandë të thatë, me fjalë të mira, me... por me veprime konkrete.

Bashkimi kombëtar projekt i qëndrueshëm

Gjykuar në prizmin e zhvillimeve që po e karakterizojnë sot shtetin e Kosovës dhe pengesat që mund t’i ketë edhe në të ardhmen, atëherë lehtë mund të përfundojmë se ky shtet, nuk i ka përmbushur as përafërsisht aspiratat shekullore të shqiptarëve, pra as qëllimet dhe interesat e tyre.

Shtetet si Maqedonia dhe Kosova, që të dyja simbolizojnë paqëndrueshmëri. Sepse, ekzistenca dhe ruajtja e tyre mbështetet në projekte të imponuara dhe duke anashkaluar çështjen shqiptare. Prandaj, edhe zbatimi i tyre i plotë është i pamundur. Ndërkaq, shtetet si Serbia dhe Mali i Zi, vazhdojnë t’i mbajnë kundër vullnetit të tyre shqiptarët në trojet e tyre.

Në kuadër të përpjekjeve për ta vendosur paqen midis kombeve dhe mirëqenien shoqërore, ekzistenca e këtyre shteteve është e lidhur ngushtë me domosdoshmërinë e madhe që ato t’i nënshtrohen në mënyrë të pashmangshme proceseve në kuadër të të cilëve përpjekja për zgjidhjen e drejtë dhe të plotë të çështjes shqiptare është fundi i armiqësive dhe fillimi i miqësisë midis popujve.

Në këto rrethana është e domosdoshme të hedhen hapa në shërbim të projektit për bashkim kombëtar. Rrugëtimi drejt këtij qëllimi po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm për të jetësuar lirinë, paqen dhe përparimin e gjithmbarshëm të kombit shqiptar. Kjo do tu jipte fund krijesave shtetërore me këmbë të qelqta, që janë shembull i keqfunksionimit dhe krizave të vazhdueshme të këtij soji të shteteve në rajonin e trazuar të Ballkanit.

Është me rëndësi, që në këto rrethana të kuptohet se, sa më afër bashkimit kombëtar, aq më të vogla dhe më të lehta do të jenë sfidat dhe pengesat. Bashkimi kombëtar, nuk është vetëm një ideal, por shumë më shumë se kaq. Ai po bëhet gjithnjë e më shumë nevojë praktike për jetë normale, zhvillim, përparim, mirëqenie të gjithëmbarshme.

Përpjekja për bashkim kombëtar është legjitime, është veprim i domosdoshëm në favor të demokratizimit të vërtetë të Ballkanit dhe integrimit të natyrshëm të tij në rrjedhat e paqes dhe stabilitetit të përhershëm. Të kontribuojmë sot për tu realizuar vullneti politik i shqiptarëve për bashkimin kombëtar.

Smajl Latifi/telegrafi


Publikuar: 27.06.2008 06:41:10
Lexuar: 92 herė
Fjalėt kyēe: Kėmbėt, qelqta, shtetit, Kosovės,
  


Lajmet e fundit
Beteja pėr imazh Beteja pėr imazh
MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni
Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit



Lajmet te ngajshme
Perspektiva e kohės, realitet psikologjik apo i imagjinuar Perspektiva e kohės, realitet psikologjik apo i imagjinuar
Wall Street nervozon OKB-nė Wall Street nervozon OKB-nė
Pėrvjetorėt e bėrjes sė njėsisė shpirtėrore tė kombit shqiptar Pėrvjetorėt e bėrjes sė njėsisė shpirtėrore tė kombit shqiptar
Ka ndryshim Abhazia nga Kosova? Ka ndryshim Abhazia nga Kosova?
Sfidat e rendit publik Sfidat e rendit publik
Ohri, si Ohri, si "contradictio in adjectivo"
Kush do ta drejtojė botėn mbas 30 vjetesh ? Kush do ta drejtojė botėn mbas 30 vjetesh ?
Lehtėsi e vėshtirė nė ambasada Lehtėsi e vėshtirė nė ambasada
Emėrtimet dhe Marketingu Emėrtimet dhe Marketingu
Reforma zgjedhore, si domosdoshmėri Reforma zgjedhore, si domosdoshmėri
Google Yahoo MSN