Nė njė shtet ku sundon ligji, ku respektohen tė drejtat e njeriut, ku respektohen tė drejtat tė tjera si ato; grupore, etnie, racore, fetare etj., pa shmangshėm ekziston njė opozitė e fort e cila nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe pandalshėm qėndron mbi kokėn e pozitės si gijotinė.
Për të arritur këtë stad të zhvillimit të shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi duhet kohë dhe mund. Pra, sa jemi afër këtij stadi?
Jemi të vetëdijshëm se kemi hasur në pengesa të shumta deri në zhvillimin e tanishëm, por mund të themi se pa ndihmën dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, flas në aspektin politik dhe atë të demokratizimit të vendit sepse në atë ushtarak dihet, nuk do tia arrinim që të jemi në nivelin ku tanimë veç jemi. Kuptohet e besoj se si popull optimist që jemi, e në bazë të disa sondazheve ne paraqitemi si populli më optimist në Evropë për shkak se, thjesht, si komb më i varfër në Evropë e kemi vënë shpresën si një burim frymëzimi për një hapërim drejt zhvillimit të përgjithshëm, pra, me optimizmin që kemi do të arrinim edhe si të vetëm në nivelin e tanishëm të zhvillimit por kuptohet elementi kohë do të ishte pak ma ndryshe.
Megjithatë, për një zhvillim dhe pavarësim të Kosovës kontributet u atribuohen shumë faktorëve, pa dyshim në këtë kontest sërish duhet përmendur ndërkombëtarët. Pra merita e tyre është e pamohueshme. Por, në këtë kontest, sa është produktive pakoja e Presidentit Ahtisaari është çështje që i mbetet kohës për tia dhënë pëlqimin.
Po që se një shtet ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, nga e cila del një pozitë llogaridhënëse dhe një opozitë konstruktive atëherë vije në shprehje përplasja e mendimeve dhe ideve për një zhvillim të vazhdueshëm dhe të shëndosh të shoqërisë. Në këtë kontest, pra në atë të të menduarit ndryshe apo më saktë të kundërshtimit të mendimit pozitarë, sa ka kontribuar pakoja e Ahtisaarit, me elementet e tij siç janë ato në fushën e sistemit të drejtësisë, decentralizimit, sigurimit të diversitetit politik, të drejtave të komuniteteve, lirive dhe të drejtave fetare, sigurisë etj.?
Fillimisht, për këtë pako janë ngritur duart e shumicës dërmuese të kuvendarëve të Kuvendit të Kosovës në shenj afirmative. Me rastin e pranimit të kësaj pakoje, respektivisht të elementeve që dalin nga kjo pako, shumë kundërshti që do të dilnin, në rast të të qenit të Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik sipas mënyrës konstituive të gati të të gjitha shteteve të Evropës, pra shumë ide dhe koncepte të cilat do të lansoheshin nga pozita në Kuvendin e Kosovës do të ishin ushqim për opozitën. Ndërsa pakoja e Ahtisaarit si e tillë duket se u del në ndihmë zotërinjve të pozitës duke e ngulfatur mendimin ndryshe të opozitarëve dhe pavarësisht a u pëlqeu a jo ata janë në pozitë të amortizuar nga kjo pako. Pra, për sa i përket çështjes së pakos, një pozitë e tillë është e favorshme për pozitën por, them se, megjithëkëtë, pavarësisht se kush do të ishte në pozitë të pozitës pozicionet vendimmarrëse do të ishin të njëjta. Por çduhet të bëjë opozita e tanishme e cila për shumë tema të cekura dhe shumë të tjera të pacekura e ka futur kokën në pako dhe nuk guxon të shikojnë tutje? Nejse, nuk do të thosha se bash nuk guxon, për shkak se për festën e flamurit megjithatë bënë një ndërhyrje, por ngritja e dorës në Kuvendin e Kosovës e përthekon shtërngueshëm hapësirën për veprim të opozitës.
E atëherë çka i mbetet opozitës? Tani, siç duket, shumë rrugë janë, njëkahore, shumë elemente për të cilat ata me dëshirë do të kundërshtonin janë të paprekshme, shumë ide të pakapërcyeshme etj., pra si të veprojë opozita?
Do të ishte e udhës që të përqendrohen në ato elemente për të cilat kanë kaçik, pra në ato në të cilat në realitet faktori ndërkombëtarë nuk do ti pengonte. Jemi të vetëdijshëm se, p.sh, përkundër dëshirës së qytetarëve të Kosovës për një bashkim të Mitrovicës respektivisht të një rendi dhe sundimi të ligjit në këtë pjesë të Kosovës, po këta të njëjtit, pra qytetarët, e dinë se problemi është edhe tek relacionet e fuqive relevante botërore të cilat kanë ndikimin në rendin botërorë. E pra edhe një qytetarë i thjesht e di se disa elemente edhe pse brenda Kosovës janë deri diku jashtë domenit të pushtetit të saj. Pra, ajo se në çka duhet përqendrimi i opozitës janë ato elemente në të cilat realisht pozita mund dhe duhet të ndikoj e për të cilat nuk qanë kokën fort. Këtu bëhet fjalë p.sh për korrupsion, familjarizim, shëndetësi, kontrabandë, trafikim të gënjeve njerëzore, rrymë etj.. Pra qytetarët e dinë se në këta faktorë pushtetarët kanë autoritet ndikues mbase edhe mund ti ndryshojnë. Ndërsa opozita shpejt dhe me fakte, e ato besoj se nuk mungojnë, duhet ti shpalos para opinionit të gjitha këto dukuri negative të shoqërisë në rast se dëshiron që përqendrimin e qytetarit ta fokusoj kah partia përkatëse.
Pra opozitës i mbetet që të sulmojë aty ku qytetarët e dinë se qeveritarët munden por nuk reagojnë. P.sh. kur është koha për promovim të një rruge të ndërtuar rishtas pushtetarët ngarendin në prerjen e shiritit, ndërsa asgjë nga të njëjtit nuk dëgjohet për një aferë korruptive apo për kolaps energjetik. E kur është fjala për energjetikë, sa herë që paraqiten probleme nga qeveritarët flitet për një ndërhyrje në menaxhment apo edhe në bordin e KEK-ut por assesi në ndihmesë që qeveria mund dhe duhet ta bëj.
Sado që pakoja e Ahtisaarit është pengesë për opozitën dhe lehtësim për pozitën, nuk do të thotë që nuk ekzistojnë fusha për të cilat opozitarët nuk mund të gjejnë argumente veprimi dhe në të njëjtën kohë të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes në Kosovë. Por pse nuk reagojnë më me ngulm është e çuditshme. E unë besoj se elementi që opozita duhet gjithmonë dhe pandalshëm ta ketë në togfjalëshin e saj është korrupsioni, por një gjë të tillë nuk e bën. A thu pse?
Bujar Abdullahu/telegrafi