Kosovė-Qytetarėt e Kosovės qė nga dita e hėnė do tė paguajnė energjinė elektrike pėr 5 pėrqind mė shtrenjtė se deri mė tani. Kėshtu shkruan e pėrditshmja Koha Ditore duke cituar zyrtarėt e Zyrės sė Rregullatorit tė Energjisė,(ZRRE).
Rritja e çmimeve do të jetë për 2.5 për qind më e shtrenjtë për ata qytetarë që harxhojnë më pak se 200 megavat orë të energjisë në muaj dhe pesë përqind për ata që tejkalojnë këtë sasi të energjisë.
Zyrtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë deklaruar se janë gati për të zbatuar tarifat e reja dhe zbatimi I tyre do të fillojë që nga muaji korrik I këtij viti.
Deri më tani aprovimi I tarifave ka qenë i pamundur për shkak të mungesës së shumicës së duhur në bordin e ZRRE-së ,që pamundësonte aprovimin e tarifave të reja.
Kjo është mundësuar tani me ligjin e ri I cili I mundëson aprovimin e vendimeve me tre vota,ka deklaruar për këtë gazetë Adelina Murtezaj,zëdhënëse e ZRRE-së.