Artistė botėror tė artit konteporan kanė improvizuar njė studio nė natyrė nė parkun e qytetit tė Korēės, ku brenda dy javėsh do tė ideojnė dhe prodhojnė skulptura nga mė tė ndryshmet e mė tė cuditshmet. Veprat e prodhuara do tė jenė mė pas pjesė e Korcės, pėr tu vendosur nė parqet dhe lulishtet e kėtij qyteti.
KORÇE- Korça ka sjellë artistë nga e gjithë bota në një kompeticion tërësisht të veçantë të skulpturës. Janë 8 skulptorë nga vendi dhe bota që për gati dy javë do të punojnë në natyrë për të krijuar vepra të artit konteporan të cilar do të jenë më pas pjesë e Korçës, për tu vendosur në parqet dhe lulishtete e këtij qyteti. Prej më shum se 24 orë studioja natyrore e parkut "Rinia" ngjan me një studio të improvizuar në natyrë për tetë skulptorët pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar të Skulpturës, që po zhvillohet nga data 26 qershor në qytetin juglindor shqiptar duke nisur dhe një traditë për herë të parë në këtë fushë në Shqipëri. Skulptorët pjesëmarrës vijnë nga Japonia, Gjermania, Spanja, Italia, Rumania, Serbia, por dhe nga Tirana dhe Korça në një prej aktiviteteve më të rëndësishme artistike që zhvillon bashkia e Korçësa.
Në ambientet e parkut janë shpërndarë gurë të përmasave të ndryshme, sipas idesë që kanë patur vetë skulptorët. Artistët do të krijojnë nëpërmjet një tematike të lirë veprat e tyre, të cilat do të zbulohen vetëm në mbyllje të këtij simpoziumi dy javor.. Të gjithë pjesmarrësit janë përzgjedhur për këtë simpozium nëpërmjet një gare në internet./ballkanweb