Fernando Torres ka shėnuar golin e vetėm nė ndeshjen finale tė kampionatit evropian, Euro 2008, tė zhvilluar nė stadiumin Ernst Happel nė Vjenė, gjatė tė cilės ndeshje kombėtarja spanjolle dominoi lojėn pėrballė asaj gjermane, duke u shpallur kampion i ri evropian.
Goli i Fernando Torres erdhi pas 33 minutash lojë, që ishte i mjaftueshëm ti sjellë Spanjës trofeun e kampionit të Evropës, pas plot 44 vitesh.

Spanja
Sulmuesi i Liverpoolit pranoi një pasim nga Xavi Hernandez, dhe pasi që fitoi dyluftimin me Philipp Lahm, dërgoi topin në rrjetë prapa portierit gjerman, Jens Lehmann.

Spanja
Gjermania u duk më agresive në fillim të ndeshjes, por spanjollët morën shpejt kontrollin dhe pas shënimit të golit ishin më të qetë duke dominuar ndeshjen.

Gjermania
Për Spanjën kjo ishte finalja e parë në kampionatet evropiane që nga vitit 1984, kur u mposht 2-0 nga Franca, ndërsa triumfi i parë që nga viti 1964, kur mposhti ish-Bashkimin Sovjetik me rezultat 2-1. Spanja po ashtu vazhdon rezultatet e suksesshme, duke shënuar ndeshjen e 22-të si e pamposhtur.

Lehman
Në anën tjetër, Gjermania, e cila bëri paraqitjen e gjashtë në finale të kampionatit evropian, dështoi të ngrejë trofeun e katërt në këtë garë dhe për të parën herë nuk arriti të shënojë në Euro 2008.

Spanja
Video nga finlaja EURO 2008:
Kliko për të shiquar