Natalie Imbruglia nuk ka kohė pėr tė dalė nė takime dashurie.
Këngëtarja e hitit, Torn, e cila është ndarë nga burri i saj, Daniel Johns, në fillim të këtij viti, është përqendruar në albumin e saj të ri dhe në karrierën filmike, ndërsa nuk ka kohë për jetën e saj personale.
Vërtet jam shumë e zënë duke shkruar këngët e albumit tim të ri dhe sapo e kam përfunduar një film, të quajtur 'Closed For Winter', në të cilin e luaj një karakter të komplikuar. Meqenëse jam kaq e zënë nuk kam kohë të dal në takime, nuk jam aspak e inkuadruar në atë sferë, ka pohuar këngëtarja./telegrafi/