E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Mbyllma dosjen, ta hapi karrierėn
Mbyllma dosjen, ta hapi karrierėn
Mbyllma dosjen, ta hapi karrierėn
Sido qė tė konceptohet prania dhe politika e bashkėsisė ndėrkombėtare nėpėr botė, ajo duket tė ketė vetėm njė parim qė thotė: pėrēaj por mos sundo. Pėr shembull, Fatahu dhe Hamasi nė Palestinė, Shiitėt dhe Sunitėt nė Irak, Hamasi dhe “Pro-perėndimorėt” nė Liban, Azerbexhani e Gjeorgjia nė Rusi, Tajvani nė Kinė, pastaj shumė pėrēarje nė Afrikė, etj., janė tregues qė ky parim i “bashkėsisė ndėrkombėtare” vlen pėr krejt globin.

Pra, politika e jashtme e bashkësisë ndërkombëtare, parimin “përçaj dhe sundo” e modifikon në “përçaj por mos sundo”. Duke përdorur qasjen dhe politikën e tillë, kjo bashkësi ndërkombëtare e ka më të lehtë kontrollin dhe manovrimin mbi ato shtete ose popuj/shoqëri. Pra, sa herë që u duhet ndonjë trazirë, ata vetëm e lëkundin pak mexhën në cilindo vend dhe ja, plasi trazira/konflikti.

Kështu, edhe Kosova (zyrtarizimi përmes Pakos së Ahtisarit) është ndërtuar në parimin e përçarjes dhe të mos-sundimit, duke i vendosur Serbët me një anë dhe Kosovarët në anën tjetër dhe në të njëjtën kohë duke i ndarë/copëtuar Kosovarët në disa pjesë. Në këtë mënyrë, sa herë që u duhet konflikti në Kosovë, krejt çfarë do të bëjë bashkësia ndërkombëtare është të heq barrierën.

Megjithëkëtë, a do të jetë e fort Kosova ndonjëherë që të prish këtë politikë të instaluar në Kosovë sipas parimit të interesave ndërkombëtare e jo të qytetarëve të Kosovës? A do të mbledh mend e të forcohet cilido politikanë Kosovar që t’i thotë “Jo” kësaj bashkësie ndërkombëtare dhe atë goxha shpesh? Vështirë.

Struktura politike në Kosovë, pra, kjo vendore, është e ndërtuar sipas parimit “më dëgjo mua nëse do të ta mbyll dosjen e ta hapi karrierën”. Për t’u korruptuar sot në Kosovë, nuk është vështirë. Gjasat dhe mundësitë të dalin përpara vazhdimisht. Lakmia e madhe materiale si dhe lakmia për karrierë, ka bërë që sot në Kosovë vështirë të kemi politikanë (por edhe të tjerë në fusha e lëmi të ndryshme) që s’janë të përlyer. Çfarë e bën tashti fenomenin korrupsion interesant është vijimësia. Nëse ke bërë veturë, shtëpi, banesë, truall, vilë dhe pasuri të ngjashme, ato tashti duhet të mbahen e mirëmbahen. Pra, nëse politikanët (dhe të tjerët) janë korruptuar fillimisht për t’i pasur këto gjësende, ata/ato tashti nuk kanë qare që në mënyrë vijuese të korruptohen në mënyrë që t’i mbajnë e mirëmbajnë ato gjësende, atë pasuri materiale. E kjo, kushton!

Skënder Limani/telegrafi


Publikuar: 30.06.2008 01:55:30
Lexuar: 95 herė
Fjalėt kyēe: Mbyllma, dosjen, karrieren,
  


Lajmet e fundit
Beteja pėr imazh Beteja pėr imazh
MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni MEPSO kėrkoi t'i merret liēenca EVN Maqedoni
Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit Torres: Titulli do tё mё bёjё legjendё tё Liverpoolit



Lajmet te ngajshme
Obama dhe McCain sipas shtypit amerikan Obama dhe McCain sipas shtypit amerikan
Jo ēdo gjė amerikane, ėshtė flori Jo ēdo gjė amerikane, ėshtė flori
Pakoja e ahtisarit, Iliri dhe Dushani Pakoja e ahtisarit, Iliri dhe Dushani
Tė rritur nė mesin e “Politikanėve” Tė rritur nė mesin e “Politikanėve”
Ē’na e trusi Trus(ti)! Ē’na e trusi Trus(ti)!
Ēfarė mendojnė eskpertėt pėr krizėn financiare botėrore? Ēfarė mendojnė eskpertėt pėr krizėn financiare botėrore?
Identiteti mbi dallimet Identiteti mbi dallimet
Shkencat e natyrės dhe zhvlerėsimi i arsimit Shkencat e natyrės dhe zhvlerėsimi i arsimit
Kosova nuk humb asgjė t’i thotė JO planit gjashtė-pikėsh Kosova nuk humb asgjė t’i thotė JO planit gjashtė-pikėsh
Teknologjia dhe Demokracia Teknologjia dhe Demokracia
Google Yahoo MSN