Njerėzit tė cilėt pėrjetojnė ndonjė humbje tė madhe, duhet qė ti shprehin emocionet e tyre dhe jo ti fshehin ato.
Një organizatë britanike e cila kujdeset për njerëzit të cilët përjetojnë ndonjë humbje të madhe, u ka bërë me dije klientëve të saj se është e zakonshme që pas humbjes së personit të dashur të shfaqen ndjenjat e pikëllimit, ndjeshmërisë dhe inatit.
Sipas tyre, shumica e njerëzve të cilët mbesin pa të dashurit e tyre në fillim ndjehen të nguruar dhe të shtangur, ndërsa më pastaj fillon periudha e kuptimit emocional të asaj që ka ndodhur.
Pikëllimi është përjetim individual dhe të gjithë njerëzve nuk mund tu rekomandohen këshilla të njëjta. Disave u rekomandohet ta vazhdojnë punën me qëllim të largimit të vëmendjes nga ndodhia, ndërsa nga tjerët kërkohet ta lënë punën nëse janë në një situatë stresuese...
Sido që të jetë, e rëndësishme është që ti shprehen ndjenjat të cilat janë shfaqje normale e pikëllimit, dhe të mos i fshehin ato, pasi që kjo nuk u shërben individëve në një situatë të vështirë jetësore./telegrafi/