Nė pragun e Lojėrave Olimpike, Kina do tė promovojė edhe ushqim tė shėndetshėm duke i quajtur kėto lojra "Lojra tė gjelbėrta olimpike".
Edhe pse çmimet e ushqimit organik janë rritur rreth 50% nga viti i kaluar kjo nuk i ndalon kinezët të përdorin ushqim të pastër nga pesticidet dhe ushqim jo të përmirësuar gjenetikisht. Ushqimet organike do të gjenden në rrjetin e supermarketeve Huapu Hipermarket.
Liu Wenli i cili është pronar i këtyre supermarketeve do të mbajë edhe flakën olimpikë në hapjen e Lojërave Olimpike në Pekin.
"Ne do të mirëpresim lojrat e 29-ta Olimpike këtu në Kinë dhe slogani ynë është "Lojëra olimpike të gjelbra" në mënyrë që të gjithë të përdorin ushqime organike. Shpresoj se do të kemi mbështetje", tha Liu Wenli.
Edhe konsumatorët janë të kënaqur ,pasi thonë se tani që në Kinë po rritet standarti i jetesës dhe ata mund ti përballojnë çmimet.
"Standardi jetësor për njerëzit e thjeshtë si ne është rritur,dhe kinezët tani po u kushtojnë vëmendje shëndetit të tyre. Kushtet e jetesës tani janë më të mira kështu që tani unë konsumoj ushqim organik", u shpreh një konsumatore.
Qëllimi i mesazhit për përdorimin e ushqimit organik në lojrat Olimpike është që nëpërmjet këtyre lojërave ky mesazh të përcillet në të gjithë botën./alsat/