E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Italianėt i kthehen Amfiteatrit tė Durrėsit, nisin gėrmimet mė 20 korrik
Italianėt i kthehen Amfiteatrit tė Durrėsit, nisin gėrmimet mė 20 korrik
Italianėt i kthehen Amfiteatrit tė Durrėsit, nisin gėrmimet mė 20 korrik
DURRES- Arkeologė shqiptarė dhe italianė i kthehen sėrish Amfiteatrit antik tė Durrėsit.

Më 20 korrik nis e pesta ekspeditë në kuadër të projektit 5-vjeçar “Durrësi”, në përfundim të së cilës do të promovohet vëllimi i parë i korpusit studimor “Dyrrachium”.
Profesoresha Sara Santoro e universitetit të Parmës (Itali), bashkëdrejtuese e projektit “Durrësi”, u shpreh se “në ekspeditën e fundit të ciklit 5-vjeçar që do të realizohet nga 20 korrik-9 gusht me studiues italianë dhe shqiptarë do të marrin pjesë dhe studentë nga Universiteti i Tiranës dhe studentë të tjerë nga universitetet e Parmës, Leçes, Sienas dhe Pavias”.
Santoro tha se studentët që vijnë nga Leçe, Pavia dhe Siena janë të rinj shqiptarë të degës së arkeologjisë në universitetet italiane, që kanë shprehur dëshirën të punojnë në kuadër të projektit “Durrësi”. Gërmimet e këtij viti synojnë kuadratizimin e zonës së gërmimeve në pjesën juglindore të amfiteatrit, arritjen e kuotave në thellësi, në vendin ku janë zbuluar muret e një banese madhështore, si dhe skeletet e viktimave të tërmetit të vitit 1273. Veç ciklit të konferencave mbi zhvillimin e qytetit të Durrësit në shekuj, gjatë tre javëve të ekspeditës do të prezantohet vëllimi i parë i përmbledhjes shkencore “Dyrrachium”, ku janë përfshirë rezultatet e gërmimeve arkeologjike të viteve 2004-2005. “Dy vëllimet e tjera me përfundimet shkencore dhe propozimet për rivitalizimin e monumentit antik 1900-vjeçar do të botohen brenda vitit 2009”, - sipas prof. Sara Santoro, bashkëdrejtuese e projektit “Durrësi”.
Amfiteatri antik i Durrësit, i ndërtuar në shek. II pas Krishtit, është një nga shembujt më të mirë të vitalitetit krijues të banorëve të qytetit të Durrësit. Historiani i parë që dëshmon për ekzistencën e tij është Marin Barleti në veprën madhore “Historia e Skënderbeut”. Amfiteatri është ndërtuar në të njëjtën kohë me ujësjellësin, termat dhe bibliotekën antike, ne kohën e mbretërimit të perandorit Adrian.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)


Publikuar: 30.06.2008 04:34:39
Lexuar: 68 herė
Fjalėt kyēe: Italianėt, amfiteatri, Durrėsit, gėrmime,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
Fillojnė Mbrėmjet e 47-ta strugane tė poezisė Fillojnė Mbrėmjet e 47-ta strugane tė poezisė
Ansambli Ansambli "Shota" filloi shėnimin e festave tė nėntorit
Ditėt e Filmit Shqiptar nė Strugė Ditėt e Filmit Shqiptar nė Strugė
Vanessa Redgrave – Kryetare e Bordit tė Festivalit Vanessa Redgrave – Kryetare e Bordit tė Festivalit "PRIFILMFEST"
Mberrin ne Shqiperi filmi i famshem Mberrin ne Shqiperi filmi i famshem "Gjuetari i balonave"
Nis sot gara e zėrave lirikė “Jorgjie Truja” Nis sot gara e zėrave lirikė “Jorgjie Truja”
Tartufi nė Teatrin Kombėtar Tartufi nė Teatrin Kombėtar
Tė moshuarit interpretojnė muzikė nė Hendersonvill Tė moshuarit interpretojnė muzikė nė Hendersonvill
Finiqi, shtatė vitet e fundit nė njė botim Finiqi, shtatė vitet e fundit nė njė botim
Nė emėr tė popullit Nė emėr tė popullit
Google Yahoo MSN