E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > BSH: Pagat e reja nuk do te rrisin cmimet
BSH: Pagat e reja nuk do te rrisin cmimet
BSH: Pagat e reja nuk do te rrisin cmimet
Rritja e pagave nuk pritet te kete efekte shume negative ne rritjen e cmimeve ashtu sic ishte lajmeruar nga Fondi Monetar Nderkombetar. Banka e Shqiperise ne raportin e fundit vleresues per ecurine e cmimeve gjykon se, per momentin presionet inflacioniste te gjeneruara prej ketyre efekteve jane ende te nje intensiteti te ulet.

Qeveria ka bere gafti qe ne dallim te muajit te ardhshem te aplikoje rritjen e pensioneve dhe pagave per kategorite e te gjithe buxhetoreve, e cila do te varioje nga minimumi 2,5 % ne 38.5% maksimumi qe do te jepet ndaj mjekeve. Fondi Monetar Nderkombetar gjate misionit te fundit keshilloi se, qeveria duhet te kompensoje shtresat ne nevoje qe rrezikohen me se shumti nga rritja e cmimeve te ushqimeve, ndersa rritjet reale te rrogave ne sektorin publik duhet te kufizohen fort, per te shmangur nxitjen e nje spiraleje paga-cmime. Ndersa ka konsideruar te drejte ndihmen ndaj te varferve per te kompensuar efektet e cmimeve te rritura te ushqimeve dhe te energjise. Fondi i ka kerkuar Bankes se Shqiperise se, duhet te vazhdoje te jete gati per t’iu pergjigjur cdo efekti te raundit te dyte nga presionet qe krijon rritja e pagave. Por banka e Shqiperise ne analizen e ketyre diteve ka pohuar se rritja e pagave nuk perjashtohet te jete efekte ne cmime, por jo ne ate mase sat e krijoje rritje te pergjithshme. Por qeveria shqiptare, jo vetem qe ka vendosur te rrise pagat me ritme te larta i ka kerkuar edhe sektorit privat te veproje ne te njejten menyre. Sipas eksperteve te Ministrise se Financave rritja e pagave ka marre ne konsiderate edhe efektin e inflacionit. Rritja mesatare per te gjithe buxhetoret eshte 12 per qind. Mirepo kete vit per shak te anetaresimit ne NATO prioritet ne rritjen e pagave kane edhe forcat e armatosura, ndaj te cilave do te aplikohet nje rritje e pages se permuajshme ne rreth 19 per qind. Po keshtu per shkak te rendesise qe ka marre mbrojtja e pyjeve kohet e fundit per shkak te perhapjes ne mase te zjarreve gjate veres, policia pyjore perfiton rritje page 17 per qind. Sistemi arsimor parauniversitar.

Me keto ritme rritjeje te pagave te buxhetoreve qeveria eshte duke zbatuar nje strategji te saj te reflektuar ne programin 4 vjecar per politiken e rrogave te punonjesve buxhetore. Ne themel te kesaj strategjie eshte rritja e pervitshme e pagave ne administraten publike, ku perparesi do te kene pagat e ulta, duke synuar qe ne fund te 2009 raporti mes pages me te larte dhe me te ulet ne administraten publike te jete 1 me 5. Ekonomia shqiptare ne tete vjetarin e fundit ka reflektuar ne nje inflacion qe nuk i kaluar kufirin maksimal prej 4 per qind. Ndersa qeverite gjate ketyre viteve i kane rritur pagat dhe pensionet me shume se 4 per qind. Ministria e Financave sqaron nepermjet eksperteve te saj se, i ashtuquajturi indeksim eshte rritja e pagave dhe pensioneve qe do te aplikohet me 1 korrik te cdo viti. Ekspertet ne Ministrine e Financave shpjegojne se norma e rritjes se pagave ka qene disa fish me e larte se norma e inflacionit. Pavaresisht rritjes se cmimeve per buken dhe vajin kryesisht, inflacioni per pese mujorin eshte rreth 4 per qind. Por qeveria indekson pagat ne ritmet e rritjes se inflacionit ose me shume se ky tregues vetem nje here ne vit. Procesi i indeksimit nuk eshte risi, por aplikohet vit per vit, por eshte ajo qe publiku e njeh me rritje pagash dhe pensionesh. Ndersa, disa kategori buxhetoresh dhe pensionistesh e konsiderojne rritjen e pagave dhe pensioneve te pamjaftueshme per te perballuar koston e jeteses e cila eshte shtrenguar se tepermi kohet e fundit nga rritja e cmimeve./kohajone


Publikuar: 30.06.2008 04:55:24
Lexuar: 91 herė
Fjalėt kyēe: Pagat, reja, risin, ēmimet,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
MAT kėrkon ndihmėn e Qeverisė MAT kėrkon ndihmėn e Qeverisė
Rusėt pėr njė muaj kanė tėrhequr 2,5 miliardė euro nga bankat Rusėt pėr njė muaj kanė tėrhequr 2,5 miliardė euro nga bankat
“Wall Street”, ndryshon imazhi tradicional “Wall Street”, ndryshon imazhi tradicional
Shqipėria ndėr vendet me ēmime mė tė larta Shqipėria ndėr vendet me ēmime mė tė larta
Valė e bankroteve kėrcėnohet nė vitin 2009 Valė e bankroteve kėrcėnohet nė vitin 2009
OPEK-u pret qė nafta nė vitin 2009 tė kushtojė mbi 110 dollarė OPEK-u pret qė nafta nė vitin 2009 tė kushtojė mbi 110 dollarė
LSM paralajmėroi protesta nė mbarė vendin LSM paralajmėroi protesta nė mbarė vendin
Arrihet marrėveshje pėr sanimin e Wall Street-it Arrihet marrėveshje pėr sanimin e Wall Street-it
Ndėrmarrėsit do tė zgjedhin mė tė mirin mes tyre Ndėrmarrėsit do tė zgjedhin mė tė mirin mes tyre
Parlamenti rus aprovon paketėn e shpėtimit pėr bankat Parlamenti rus aprovon paketėn e shpėtimit pėr bankat
Google Yahoo MSN