E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Hesht gojė! Flasin sytė...
Hesht gojė! Flasin sytė...
Hesht gojė! Flasin sytė...
Sy tė theksuar pėr njė vėshtrim joshės. Ėshtė tendenca e Pranverė,Verė 2008. S’kanė dalė nga hiēi, sepse nė pasarela shfaqen herė pas here. Tani mėso si ti trukosh vetė.

Duket si kompetencë e grimierëve profesionistë dhe pronë e modeleve. Por ja që mund t’ia dalësh dhe vetë të kesh sy të theksuar. Duhet të kesh parasysh këto këshilla, që të tregojnë hap pas hapi rrugën drejt një truku të theksuar sysh.

Ja si procedojnë grimierët:

Një bazë e përkryer. Si bazë (por dhe për të fshehur papërsosmëritë e lëkurës së fytyrës) përdoret një korrektor i lëngshëm. Sipër përdoret pudër pluhur për të hequr shkëlqimin.

Sy të theksuar. Në fillim aplikohet një shtresë e parë kremoze me ngjyrë natyrale për të mos lejuar që grimi të rrëshqasë. Sytë konturohen me një laps të zi. Dhe vija precize e harkuar e qepallës është shënjuar me laps. Për të theksuar të zezën, përdor një penel krem dhe një pluhur i zi shumë i theksuar.

Forma e syrit ka shumë rëndësi. Për të pasur të njëjtin efekt që shohim te modelet, duhet tepruar; nuk duhet të kesh frikë t’u japësh syve një formë që shkon përtej kontureve të vetë syrit. Pastaj është shumë e rëndësishme të punosh me shumë përpikëri. Për të shmangur njollat e zeza poshtë syve dhe mbi faqe para se të lyeni sytë, mund të përhapësh një shtresë të bollshme pudre në këto zona. Pasi të mbarosh grimin, hiq me një furçë, duke mos ushtruar forcë, pudrën bashkë me grimcat e pluhurit që kanë rënë.

Një nuancë e artë. Qepallat lyeji drejt këndeve të brendshëm me një pluhur të artë dhe me një shkëlqyes të artë poshtë vetullave. Pastaj përdor një produkt me refleks të kuq për të theksuar edhe më shumë shikimin.

Qerpikët harkoji me kthyesen e qerpikëve. Vetullat vizatoji me një pluhur kafe të errët dhe fiksoji me një xhel transparent.

Mollëza të theksuara dhe buzë natyrale. Mbi mollëza apliko një pluhur të theksuar, ndërsa për buzët zgjidh një buzëkuq natyral, që anon nga ngjyra e kuqe. Pjesën e qendrës së buzëve lëre në ngjyrë më të hapur./Shqipëria/


Publikuar: 30.06.2008 06:23:00
Lexuar: 254 herė
Fjalėt kyēe: Heshtė, gojė, flasin, sytė,
  


Lajmet e fundit
Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės Ēakėrdisja me ambasadat e reja tė Kosovės
Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak Reli Dakar: Terry vdiq nga sulmi kardiak
Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin Verė ’90, kur Alia “puthej” me Gorbaēovin



Lajmet te ngajshme
La vie on rose La vie on rose
Kthehu nė vitet ’60! Kthehu nė vitet ’60!
Kthimi i Kthimi i "belit te larte" ne mode!
Foto makiazh i Syrit!!! Foto makiazh i Syrit!!!
10 oret me te shtrenjta ne bote 10 oret me te shtrenjta ne bote
Riparo defektet e lėkurės Riparo defektet e lėkurės
50 meshkujt me me stil te shekullit 50 meshkujt me me stil te shekullit
Lulet Lulet
Thonjtė e VIP-ave Thonjtė e VIP-ave
Nė ditėn e martesės ēdo grua kėrkon njė fustan tė paharrueshėm Nė ditėn e martesės ēdo grua kėrkon njė fustan tė paharrueshėm
Google Yahoo MSN